| | Life Style | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:33 pm | |
| Kanadaja ne panik, objekti hapesinor kurseu Kalgarin
17/02/2009 19:50 Frike ne Kanada per nje objekt te identifikuar hapesinor qe eshte shfaqur ne qiellin e shtetit te Albertas ne daten 13 shkurt. Menjehere pas alarmit, ka reaguar North American Aerospace Defence Command, enti qe vezhgon hapesiren dhe monitoron objektet ne afersi te Tokes. Nje ngarkese hapesinore ruse me permasat e nje autobusi qe ishte perdotur ne Stacionin Nderkombetar Hapesinor ka dale jashte kontrollit dhe po bie mbi Kanada. Sipas perllogaritjeve, objekti mund te perplaset ne qytetin e Kalgarit. Po e vezhgojme minute pas minute, ka bere te ditur NORAD ne momentet e alarmit. Nderkohe, pak ore me vone e njejta agjenci deklaroi se objekti ndryshoi trajektore dhe mund te perplasej rreth 100 km ne lindje te Kalgarit, ku densiteti i popullsise eshte shume i ulet. Nje tjeter shqetesim perbente fakti se objekti rus i dale jashte kontrollit permbante material radioaktiv. Por sipas te dhenave nga Kanadaja, objekti eshte perplasur me siperfaqen e Oqeanit Atlantik, duke larguar perfundimisht rrezikun nga zonat e banuara. Alarmi ne shtetin e Albertas erdhi 3 dite pas perplasjes se dy sateliteve ne hapesire rreth 800 km mbi siperfaqen e Tokes. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:34 pm | |
| Argjentine, zbulohet dinosauri me i vogel
17/02/2009 20:20 Nje skelet dinosauri me permasa shume te vogla eshte zbuluar ne parkun natyror argjentinas te Ikigualastos. Ky skelet eshte pagezuar me emrin Panpagia Protos qe fjale per fjale do te thote, I pari qe ha gjithcka. Skeleti shkon deri ne 1 meter gjatesi dhe sipas zbuluesit Ricardo Martinez, mund te plotesoje zinxhirin e evolucionit te specieve te tjera te dinosaurve qe kane jetuar ne Toke miliona vjet me pare. Fakti qe e ben te vecante kete zbulim eshte se skeleti i dinosaurit Panpagia Protos eshte me i vogli i zbuluar deri me sot dhe ai nis zinxhirin e gjate te dhjetra llojeve te dinosaurve te zbuluar deri me sot. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:35 pm | |
| Nje indian, ne Guinness si Man of the ear
18/02/2009 11:40 Shtohet nje tjeter cudi ne librin e rekordeve Guinness. Rekordi i radhes eshte ai i nje mashkulli, qe ka siguruar vendin e pare fale qimeve me te gjata te vesheve ne bote. Behet fjale per indianin Radhakant Bajpai, qe ka rezultuar me qime 13,5 centimetra. Personi ne fjale njohet edhe me nofken Man of the ears (Njeriu i veshit), nje titull paksa i ngjashem me Man of the year. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:37 pm | |
| Britani, protagonistja e Big Brother shet dasmen
18/02/2009 12:10 Nje ish-pjesemarrese ne reality show-n e njohur Big Brother ne Britani, qe ndodhet ne prag te vdekjes, ka vendosur te shese dasmen e saj per 700 mije sterlina. Jade Goody, 27 vjec, qe sipas mjekeve vuan nga nje tumor dhe ka edhe tete jave jete, ia ka besuar ekskluzivitetin revistes Ok. Vajza po pergatit detajet e fundit te ceremonies me te fejuarin Jack Tweed, ndersa dasma do te behet te dielen. Jade shpreson te mberrije me kembet e veta ne ceremonine ne Hertfordshire. Ajo ia ka derguar fustanin dyqanit Harrods per ti bere disa verifikime dhe nje xhep te fshehte ne pjesen e shpines, nga i cili do te marre mjekimet. Parate nga shitja e dasmes do te shkojne pas vdekjes se Jade per dy djemte e saj 5 dhe 4-vjecare. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:39 pm | |
| Celularet, brenda 2012, karikuesi universal
18/02/2009 12:35 Brenda vitit 2012 do te shperndahet nje karikues baterish per te gjithe tipet e celulareve ne bote. Nese premtimi i bere do te mbahet, atehere kemi nje revolucion te vertete ne kete sektor. Lajmi u be i ditur ne Kongresin Boteror te Telefonise Celulare qe po zhvillohet ne Barcelone, te Spanjes. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:39 pm | |
| Blen arkivolin para vetevrasjes, por nuk vdes
18/02/2009 14:35 E kishte pergatitur si mos me mire vdekjen, por tentativa per vetevrasje i ka deshtuar. Nje qytetar nga Mali i Zi, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka blere nje arkivol ne nje agjenci funerale dhe pasi eshte futur brenda tij, ka qelluar veten me pistolete ne koke. Nuk ka mundur te vdese, por personi eshte transportuar ne spital, ku edhe po kurohet. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Podgorice. Mesohet se personi kishte tentuar ti jepte fund jetes per shkak te problemeve te renda familjare. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:44 pm | |
| Acer dhe Garmin prezantojne telefonat navigatore
18/02/2009 17:30 Navigatoret satelitore kane hyre ne gare ne telefonat celulare. Gjate panairit Mobile World Congress te zhvilluar ne Barcelone, kompanite Acer dhe Garmin kane prezantuar telefona te vegjel me navigatore, duke sfiduar telefonat e vertete celulare. Sipas Acer, projekti parashikon hedhjen ne treg te nje smartphone, telefona te vegjel, te afte per te ofruar shume sherbime satelitore. Nga ana tjeter, Garmin hedh ne treg dy telefona smartphone full touch Nuvifone M20 dhe G60, produkte qe kane nje avantazh te madh fale lidhjeve satelitore, pavaresisht funksioneve qe mund te kryejne edhe si telefona. Keto projekte mund te pershtaten lehtesisht me programin e kompanise Google per te ndjekur me navigator personin qe deshirojme, per te zbuluar vendndodhjen e tij. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:45 pm | |
| Times: Ja blogjet me te klikuara
18/02/2009 17:55 Sipas revistes Time, blogjet me te mira te vitit 2009 jane plot 27. Ne renditjen e tabloidit britanik vendin e pare e ze Talking Points Memo, faqe e krijuar ne vitin 2000. Ky blog ka fituar edhe cmimin amerikan per gazetarine George Polk Award. Nderkohe, Huffington Post qe ne vitin 2008 mbante vendin e pare, zbret nje pozicion me poshte. Ky rrjet i ndertuar ne vitin 2005 nga Arianna Huffington eshte nje kanal informacioni qe perdor strukturen e blogut, duke dhene kontribute te medha ne politiken e rrjeteve. Nje tjeter blog shume i klikuar eshte edhe Lifehacker qe mbledh keshilla dhe guida per te jetuar sa me mire eren dixhitale. Ne kete klasifikim nuk mund te mungonte MetaFilter, qe prej 10 vjetesh servir artikuj shume interesante, ndersa BoingBoing dhe Freakonomics jane perqendruar ne boten e ekonomise. Fytyrat e reja te ketij viti jane Slashfood, dedikuar rritjes se kafsheve shtepiake dhe Generacion Y. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:46 pm | |
| Bimet, sistemi drejtues ndodhet tek rrenjet
18/02/2009 18:20 Ne rrenjet e bimeve eshte zbuluar qendra e komandes se tyre. Sipas nje grupi shkencetaresh nga Universiteti i Firences, nga qelizat e rrenjeve mund te jepen sinjale elektrike, ne menyre te ngjashme me ate qe bejne neuronet tek kafshet. Por ne ndryshim nga neuronet, keto qeliza kane si vecori emetimin e sinjaleve ne te njejten kohe. Ne kete perfundim eshte dale pas studimit te lules multi electrode arrays, ku sistemi elektrik transmetohet nga nje qelize ne tjetren. Ky studim eshte publikuar i plote ne faqen nderkombetare online te Pnas (Proceedings of the National Academy of Science). | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:47 pm | |
| Rrjetet sociale ne internet demtojne shendetin
19/02/2009 13:30 Rrjetet sociale ne internet mund te demtojne shendetin e njerezve, pasi pakesojne mundesite per kontakte direkte. Sipas studiuesit Aric Sigman faqe popullore si Facebook, synojne te pasurojne jeten sociale, por perfundojne duke i ndare njerezit. Biologu Sigman e ka publikuar studimin e tij ne revisten e Institutit te Biologjise. Ai pretendon se mungesa e nje rrjeti real social, qe te perfshije bashkeveprimin mes njerezve, mund te shkaktoje efekte biologjike. Mungesa e te qenurit balle per balle mund te ndryshoje menyren si funksionojne genet, te crregulloje pergjigjet imunitare, nivelin e hormoneve, funksionimin e arterieve dhe gjendjen mendore. Per rrjedhoje mund te sjelle semundje te zemres, kancer, goditje ne tru dhe cmenduri. Sigman thote se rrjete te tilla i kane izoluar me shume njerezit, pasi ka ndryshim mes pranise reale dhe varietetit virtual. Qe prej vitit 1987 eshte ulur numri i njerezve qe nuk takohen, si pasoje e perdorimit te mjeteve elektronike. Biologu thote se takimet direkte kane nje ndikim, qe smund te shihet ne rastet kur komunikojme me e-maile. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:53 pm | |
| Pranga 14-vjecares, dergoi sms gjate ores se mesimit
19/02/2009 13:00 Nje nxenese amerikane 14-vjecare eshte arrestuar, pasi dergonte mesazhe nga celulari gjate ores se mesimit. Mesuesi i matematikes i kishte kerkuar vajzes te mos merrej me me telefonin, por ajo kishte thene se nuk kishte me vete nje te tille. Pas ketij pohimi, mesuesi thirri nje polic, qe arrestoi vajzen per shkak te sjelljes se papergjegjshme. Vajza nga Wauwatosa East High School ne Wisconsin, vazhdoi ta mohonte se kishte pasur celular edhe pas marrjes ne pyetje nga polici. Ai i kerkoi numrat e telefonit te prinderve. Pas disa tentativave qe deshtuan per shkak te numrave te pavertete qe jepte vajza, u arrit te njoftohej e ema. Por edhe pas mberritjes se nenes ne shkolle, vajza nuk pranonte qe posedonte nje telefon. U desh nderhyrja e nje policeje femer, e cila e kontrolloi dhe zbuloi celularin. Ajo u arrestua, u pezullua per nje jave nga shkolla dhe u denua me 298 dollare gjobe, ndersa telefoni iu konfiskua. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Feb 20, 2009 1:58 pm | |
| Mars, sonda Phoenix zbulon uje te lengshem
19/02/2009 16:20 Sonda marsiane e NASA-s, Phoenix ndoshta eshte ndeshur me nje pellg te lengshem ne siperfaqen e planetit te kuq. Pergjegjesi teknik i misionit Peter Smith tregon se sonda e leshuar ne polin e veriut ka hasur ne nje pjese te lengshme qe mendohet te jete uje. Shkencetaret mendojne se ne ate ambient ku presioni eshte shume here me i larte se ne Toke dhe temperaturat nuk kane kaluar ndonjehere mbi kufirin e -20 gradeve, nuk eshte e mundur qe uji te ruhet ne gjendje te lengshme, perjashtuar vetem disa raste. Hipoteza e pare eshte qe bulezat e fotografuara nga sonda jane absorbuar nga atmosfera. Nje tjeter hipoteze eshte se gjate uljes, sonda ka shkaktuar nxehtesi duke shkrire perkohesisht nje pjese te akullt. Gjithashtu, mesohet se uji eshte ne gjendje te kripur dhe kjo ka bere qe shkencetaret te mendojne se sasia e larte e kripes ne kete zone nuk mund te lejoje zhvillimin e jetes. Phoenix u ul ne Mars ne 25 maj te vitit 2008 dhe pas 5 muajsh e nderpreu punen pasi u paralizua nga akulli. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:31 am | |
| Studentet dixhitale, fillon epoka iPod
20/02/2009 16:30 Teknologjia ka hedhur nje tjeter hap qe e lidh njeriun me shume me pajisjet dixhitale. Tashme studentet ne SHBA mund ta ndjekin leksionin edhe ne iPod dhe te rezultojne me te vemendshem ne mesim se disa nxenes te tjere qe preferojne ta degjojne leksionin live. Sipas nje studimi te bere me 64 studente nga psikologet e State University of New York, studentet jo te pranishem ne leksione kane dhene rezultate me te larta. Ata jane ndare ne dy grupe, ku 32 prej tyre e kane ndjekur mesimin nga klasa, ndersa 32 te tjere nepermjet videos ne iPod dhe rezultatet flasin vete. Grupi iPod arriti nje mesatare 71 % te pergjigjeve pozitive, ndersa grupi i klases 62 %. Sipas psikologut Dani McKinney, versioni dixhital i leksioneve e ndihmon me shume nje student. Studentet qe arriten rezultatet me te mira u shperblyen me nga nje iTunes qe kushton 15 dollare. Ne kuader te kesaj nisme, kompania Apple ka nisur projektin e quajtur iTunes University qe ofron falas materiale dixhitale nga shume lende te ndryshme. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:32 am | |
| Sudan, gjenden pjese te asteroidit 2008 TC3
20/02/2009 17:10 Pjese te asteroidit te perplasur ne territorin e Sudanit ne 7 tetor jane gjetur nga astronomet. Trupi qiellor 2008 TC3 me diameter 5 metra nuk u shperbe ne atmosfere, duke lene gjurmet e tij edhe ne Toke pas perplasjes. Ngjarjen e ka raportuar nje pilot avioni, duke thene se qiellin e kishte pershkuar nje top i zjarrte. Qe nga ai moment, nje grup kerkuesish nga Universiteti i Khartumit u vune ne kerkim te mbetjeve, ndersa NASA u dha te dhena te peraferta per koordinatat. Nderkohe, Lindley Johnson nga Near-Earth Object Program ka rindertuar momentin e perplasjes se objektit te rralle qiellor me Token. Tashme qe shkencetaret kane pjeset e asteroidit mund te nisin analizat e hollesishme per te zbuluar perberjen e tij. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:33 am | |
| Google korrigjon gabimin me kontinentin e zhdukur
20/02/2009 17:35 Imazhet e Google Earth kane ngjallur debate te medha per disa ore rresht, pasi gazeta Sun publikoi nje shkrim per nje zbulim te rendesishem te bere ne Oqeanin Atlantik. Sipas jesaj gazete, nepermjet Google Earth, ne oqean jane vene re pjese te zhytura te kontinentit Atlantid, te zhdukur mijera vjet me pare. Por menjehere pas publikimit te lajmit, Google ka pergenjeshtruar gjithcka, duke thene se behet fjale per nje anije te specializuar per te studiuar dyshemene e oqeanit. Kompania Google ka sqaruar se nje lidhje paralele rrjetesh qe ka shkaktuar kete turbullire, por tashme gjithcka eshte sqaruar. Kontinenti misterioz per te cilin thuhet se ka pasur jete dhe civilizim, por gjithcka mbetet ne kuadrin e hipotezave. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:34 am | |
| Mediat e dhunshme na bejne me te pandjeshem
20/02/2009 21:45 Videolojerat i bejne adoleshentet me te dhunshem, ndersa dhuna ne televizion ndikon per keq tek njerezit. Keto teori jane zbuluar prej disa vitesh, por ketij problemi psikik mediat i shtojne dhe nje tjeter. Eshte zbuluar se mediat e dhunshme nuk i ndihmojne njerezit te dalin nga veshtiresite qe ata hasin ne jete. Studimi eshte publikuar ne revisten Psychological Science ku shtjellohen rezultatet e dy eksperimenteve te ndryshem. I pari eshte kryer me 320 studente, te cilet pasi kane luajtur per 20 minuta, jane perballur me nje grindje te stimuluar nga dy aktore, njeri prej te cileve rrezikoi kaviljen. Studenteve qe kishin luajtur Mortal Kombat u eshte dashur me shume kohe per ti ardhur ne ndihme viktimes se sa studentet qe luajten 3D Pinball. Ne studimin e dyte u vezhgua sjellja e 162 njerezve pasi dolen nga kinemaja. Ne kete moment, studiuesit simuluan nje tjeter grindje. Si perfundim, gjysma e personave qe pane nje film te dhunshem iu desh 26 % e kohes me shume se ata qe nuk pane film te dhunshem, per te ndihmuar njeriun ne veshtiresi. Keto studime tregojne se mediat e dhunshme e ulin ndjeshem mundesine per te ndihmuar te tjeret. Behemi te pandjeshem ndaj dhimbjes se te tjereve, nenvizojne studiuesit. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:36 am | |
| Discovery, shyhet serish leshimi ne hapesire
21/02/2009 10:35 Eshte shtyre per te katerten here leshimi ne hapesire i anijes kozmike Discovery nga NASA. Vonesa e radhes ka ardhur si pasoje disa problemeve ne valvolen e serbatorit te karburantit. Leshimi i Discovery ishte shtyre edhe tre here te tjera dhe ishte vendosur qe ajo te nisej me 27 shkurt, per nje udhetim 14 ditor. Anija do te transportonte nje set panelesh diellore ne Stacionin Hapesinor Nderkombetar. Nuk eshte vendosur ende nje tjeter date per leshimin. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:37 am | |
| Nuk e pagoi, dentisti i shkul protezen pacientes
21/02/2009 10:45 Nuk i kishte paguar 700 euro dhe i ka hequr protezen. Ka qene ky reagimi i pazakonte i nje dentisti gjerman ndaj nje klienteje. Ai ka shkuar ne shtepine e pacientes dhe i ka shkulur nga goja protezen, qe ia kishte punuar dhe vendosur vete. Edhe pse ka kerkuar falje per veprimin, stomatologu 57-vjecar eshte denuar nga gjykata me 6 mije euro gjobe. Dentisti kishte deklaruar ne gjyq se agresioni kishte ndodhur kur ai e kishte humbur qetesine, per shkak te stresit per motive personale dhe profesionale. Gruaja 60-vjecare u paraqit ne gjykate pa proteze dhe deklaroi se nuk deshironte nje tjeter, pasi shoku qe kishte pesuar nga veprimi i dentistit ishte shume i madh. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Feb 22, 2009 11:38 am | |
| Priste trinjake, por sjell ne jete vetem nje
21/02/2009 10:30 Jetonte prej muajsh me dy vellezerit ne barkun e se emes, por nuk ka duruar dot me dhe ka ardhur ne jete. Nje grua shtatzene ka lindur parakohe vetem njerin nga trinjaket, ndersa dy te tjeret do te qendrojne brenda saj edhe per pak kohe. Historia e foshnjes Yaniis ka pushtuar kronikat ne shtypin francez. Ai ka shtate dite qe ka lindur, ndersa dy vellezerit akoma jo. Mjeket thone se ky eshte nje rast i rralle, i jashtezakonshem. Yannis ka qene 25 javesh dhe peshon 890 grame. Tani ndodhet ne reanimacion ne spitalin e Rennes dhe mjeket thone se gezon shendet te mire. Nuk jepen shume detaje teknike per lindjen e tij, por hipoteza me e mundshme eshte se femija ka jetuar ne nje placente te ndare nga ajo e dy binjakeve te tjere, e cila eshte care me pare. Pas lindjes mjeket i kane dhene gruas disa ilace per te ndaluar kontraktimet dhe per te shtyre lindjen e dy femijeve te tjere. Ne raste te tilla shtyrja nuk zgjat shume dhe mjeket jane te cuditur, pasi edhe pse kane kaluar 7 dite asgje nuk ka ndodhur. | |
| | | vl_girl Moderator
Numri i postimeve : 1575 Name : 0 Points : 509 Registration date : 07/11/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Jun 26, 2009 5:40 am | |
| | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Sep 18, 2009 9:46 pm | |
| Astronomi, zbulohet binjku i Tokes.
18/09/2009 17:50 Binjaku i Tokes ndodhet vetem 500 vjet drite larg nesh, rrotullohet rreth nje ylli dhe ka nje siperfaqe te ngjashme me ate te planetit tone. Ndodhet ne yjesine e Bricjapit dhe astronomet po punojne me teleskopin Corot per te saktesuar sa me shume te dhenat e marra nga ky planet shkembor. Corot eshte nje satelit i leshuar me vektorin Cnes nga Agjencia Franceze e Hapesires dhe eshte i specializuar per vezhgimin e planeteve te tille. Planeti misterioz qe quhet Corot-7b u identifikua ne fillimin e ketij viti. Sipas te dhenave, densiteti ne siperfaqen e tij eshte 5.5 grame per centimeter kub. Kjo karakteristike e ben me te ngjashem me Token. Per ta vezhguar me mire Corot-7b, sateliti do pajiset me fibra optike me te specializuara nga Agjencia Europiane e Hapesires. Diametri i planetit eshte pothuajse sa dyfishi i Tokes, por ambienti eshte i pajete pasi temperaturat jane jashtezakonisht te larta.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Fri Sep 18, 2009 9:53 pm, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Sep 18, 2009 9:51 pm | |
| Itali, zbulohet menyra e ndalimit te tumorit.
18/09/2009 17:20 Nje studim italian ka zbardhur menyren e rritjes se tumoreve dhe pjeset qe furnizojne semundjen. Zbulimi i publikuar ne revisten Cell thekson se qelizat e cmendura dalin jashte kontrollit dhe arrijne te lene edhe pasardhes te shumte, duke marre pak nga pak jeten e organeve jetesore. Duke ndaluar zhvillimin e qelizave te cmendura eshte e mundur te ndalet edhe zhvillimi i tumorit pa kuruar gjithe organin qe ai rremben. Nje ekip i koordinuar nga Pier Giuseppe Pelicci, Angelo Cicalese dhe Giuseppina Bonizzi kane zbuluar menyren si te arrijne te bllokojne keto qeliza. Geni P53 qe prodhon nje proteine te shendoshe, por kur ai nuk funksionon, mban ne jete keto qeliza. Ne rastet normale, qelizat rrjedhese ndahen ne dysh duke i dhene jete nje tjeter qelize dhe ky proces duhet asimetri, por ne rastet anormale kur P53 nuk funksionon, qeliza nene linde dy bija ne nje proces qe quhet simetri. Ne kete menyre ato shumohet brenda pak kohesh, duke rritur masen tumoriale. Ne keto raste do ishte e panevojshme goditja e qelizave, por me i sakte do ishte veprimi ndaj genit P53 per ta rivene ne funksion. Keshtu, brenda pak muajsh, masa tumoriale nuk rritet, cka do te thote se pacienti mund te shpetoje. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Sep 18, 2009 10:01 pm | |
| "Kush gjen nje thesar, gjen nje Mik"
17/09/2009 20:40 Kush gjen nje thesar, gjen nje mik. Ky nuk eshte aspak nje lapsus por rezultati i nje studimi te publikuar ne revisten Psychological Science per efektin qe ka paraja ne psikike. Nje ekip kerkuesish nga Departamenti i Psikologjise ne Universitetin Sun Yat-Sen kane zbuluar se parate e shumta mund te zevendesojne shume lehte miqte. Sipas Xinyue Zhou, Kathleen Vohs dhe Roy Baumeister, te besh nje banje ne para te ben shume mire. Portofoli i mbushur plot mund te jete gjithashtu nje ilac i mire kunder stresit, i lidhur me izolimin dhe dhimbjen fizike. Kerkuesit e universitetit kinez kane zbuluar gjithashtu se deshira per para eshte ne porporcion me ndjenjen e refuzimit te vuajtjes, pasi sa me shume te ndihemi vetem, aq me shume e duam pranine e parave. Ky rezultat ka nje rendesi te madhe per nje sistem social si ai amerikan, i karakterizuar nga diferenca te medha ne mireqenien financiare, shprehet profesori Roy Baumeister. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Sep 18, 2009 10:09 pm | |
| Siberi, gjendet femija i "eger"
17/09/2009 17:45 Nje femije i eger eshte gjetur nga nje patrulle e policise ne qytetin e Kemerovos, ne Siberine perendimore. Femija, i cili eshte dhjete vjec, nuk kishte marre asnje lloj perkujdesjeje nga familjaret e tij dhe ishte rritur me qente. Vogelushi ecte me kembe e me duar dhe u lehte kalimtareve. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Life Style | |
| |
| | | | Life Style | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė :: 1 Bot Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
April 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | | | | | Calendar |
|
|