| | Show Biz.... | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sun Jan 25, 2009 8:11 pm | |
| Coleen, simbol i jetes se luksit
23/01/2009 18:55 Dihet tashme qe grate e futbollisteve jane nder te paktat bashkeshorte qe mund te bejne nje jete luksi edhe pa pasur asnje merite personale. Ndersa burrat e tyre vrapojne sa nga nje cep i fushes ne tjetrin, ato shijojne aperitivet ne krah te pishinave private dhe mes vilave luksoze, apo diku larg mes palmave. Nje shembull i gjalle per gjithe kete eshte e fejuara 22 vjecare e Wayne Roone, Coleen. Bukuroshja britanike i kalon oret mes dyqaneve luksoze dhe jetes se shtrenjte. Kohet e fundit ajo eshte fotografuar ne ishujt Barbados me disa mikesha te saj. Kjo eshte e disata here qe Coleen e braktis te fejuarin ne Angli, duke shijuar lirine diku larg nen rrezet e diellit. Ne vitin 2008 ajo ka regjistruar 9 udhetime, ndersa per krishtlindje ajo ka marre nje makine Bentley dhurate nga sulmuesi i Manchester United, me vlere 200 mije sterlina. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sun Jan 25, 2009 8:12 pm | |
| Shantazh Travoltes, dy te arrestuar
24/01/2009 04:55 Policia e Bahamasit ka arrestuar nje anetar te Senatit te Nassaus dhe nje shofer ambulance, te dy te dyshuar se kane organizuar nje plan per ti marre para aktorit amerikan John Travolta. Drejtuesi i policise lokale, Marvin Dames eshte shprehur se senatori Pleasant Bridgewater eshte ndalur te premten, nderkohe shoferi Tarino Lightbourne u ndal gjate nates se sotme. Disa dite me pare u be publik lajmi se dy te arrestuarit kishin kontaktuar aktorin amerikan duke i kerkuar miliona dollare ne kembim te mospublikimit te disa fotove te femijes se Travoltes qe transportohej ne spital me ambulance. Djali 16 vjecar i aktorit humbi jeten pas nje semundjeje te pasherueshme. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sun Jan 25, 2009 8:14 pm | |
| Protagonistet: Do te kete Sex & the City 2
23/01/2009 12:40 Konfirmohet realizimi i Sex & the City 2. Protagonistet e filmit qe pasoi serialin e suksesshem, Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, kane pranuar per te qene serish personazhe ne filmin e dyte, raportoi US Weekly. Nje burim deklaroi se nuk jane firmosur ende te gjitha kontratat, por kjo pritet te ndodhe se shpejti. Me pare revista The Sun njoftoi se producentet kane planifikuar te vrasin njerin prej karaktereve, por qe nuk dihet se cili do te jete. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sun Jan 25, 2009 8:14 pm | |
| Patrick Swayze shkruan autobiografi
24/01/2009 14:25 Patrick Swayze do te hedhe ne nje liber kujtimet. Autobiografine ka nisur ta shkruaje me bashkeshorten Lisa Niemi, por ende nuk dihet emri i producentit, apo data e daljes se saj ne shitje, tha nje zedhenese e aktorit. Swayze, qe vetem pak dite me pare doli nga spitali pasi u semur me pneumoni, vuan nga kanceri ne pankreas dhe mund te kete edhe dy vjet jete. Aktori eshte djali i nje koreografi dhe nje pronareje te nje shkolle kercimi, prej nga mori edhe mesime baleti. Rolet e tij me te njohura jane ato ne filmat "Dirty Dancing" dhe "Ghost". | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sun Jan 25, 2009 8:17 pm | |
| Vdes modelja braziliane, Mariana Bridi da Costa
24/01/2009 10:35 Vdes modelja 20-vjecare braziliane, Mariana Bridi da Costa. Ajo vuante prej disa javesh nga nje semundje e pasherueshme, (septicemia), qe shkakton helmim te gjakut nga mikrobet. Mjeket i prene asaj kembet dhe duart, pasi gjendja ishte perkeqesuar, ndersa mengjesin e sotem modelja nderroi jete. Me pare ne perpjekje per ti shpetuar jeten, mjeket i kishin hequr asaj nje pjese te stomakut dhe te dy veshkat. 20-vjecarja qe ka marre pjese ne Miss World dhe Miss Universe, deri pak muaj me pare vazhdonte te punonte si modele, por tashme endrrat e saj moren fund fund. Septicemia eshte nje semundje e rralle, qe shkakton furnizimin e pamjaftueshem me gjak dhe con ne shkaterrim te organeve. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:31 pm | |
| Michael Jackson dergon "Thriller" ne Broadway
27/01/2009 12:50 Albumi me i shitur i te gjitha koherave, ai me titullin Thriller, i Michael Jackson, do te shnderrohet ne musical ne teatrin e Broadway. Producenti James Nederlander, kompania e te cilit zoteron nente teatro te tilla, konfirmoi se Jackson e ka miratuar projektin dhe eshte kujdesur edhe per detajet me te vogla. Musical-i, qe do te permbaje edhe kenge nga albumi i 1979, Off the wall, eshte frymezuar nga videoja e njohur e MTV-se e vitit 1983, ku Michael shfaqet ne versionin "zombie". Videoja e regjisorit John Landis kushtoi atehere 500 mije dollare, shifra me e larte e asaj periudhe. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:34 pm | |
| Winehouse tenton te shpetoje martesen
27/01/2009 13:30 Amy Winehouse po ben perpjekjen e fundit per te shpetuar martesen. Kengetarja ka paraqitur nje kerkese per te vizituar bashkeshortin Blake Fielder Civil ne burg dhe do te kthehet nga pushimet ne Santa Lucia. Edhe pse ishte ajo qe kerkoi nisjen e procedurave te divorcit, Amy ka nderruar mendje, pasi Blake i dorezoi dokumentat dy jave me pare. Nje mike e saj tha se britanikja po perpiqet te rregulloje gjerat dhe nese Blake do te pranoje, do te kthehet serish tek ai. Te shohim se cilin do te pranoje, Amy-n, apo parate. Lajmi mund te jete nje goditje per partnerin e saj te fundit Josh Bowman, me te cilin Amy kaloi dite te zjarrta ne ishull. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:36 pm | |
| Geri Halliwell fejohet me milionerin italian
27/01/2009 13:30 Ish-pjesetarja e grupit Spice Girls, Geri Halliwell fejohet me milionerin italian Fabrizzio Politi. Kane mjaftuar vetem disa jave njohje, qe Politi ti shprehe dashurine kengetares britanike. Cifti eshte njohur ne nje klub nate ne Firence ne muajin dhjetor. Edhe pse Geri iu pergjigj negativisht pyetjeve per nje lidhje te re te saj, ka qene menaxheri i saj qe ka njoftuar per fejesen me biznesmenin, por ka shtuar se nuk ka plane per ndonje martese te afert. Halliwell ka nje vajze 2 vjecare nga lidhja e saj me skenaristin Sacha Gervasi. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:37 pm | |
| Farrell-Knigtley sebashku ne "London Boulevard"
27/01/2009 18:50 Colin Farrell sapo ka shijuar suksesin ne Golden Globe me filmin "In Bruges" por ai do nise menjehere nje tjeter projekt. Behet fjale per te luajtur perkrah bukuroshes hollivudiane Keira Knightley ne filmin dramatik "London Boulevard". Farrell do shfaqet ne rolin e nje ish te burgosuri, i gatshem per te rifilluar nje jete te re. Ai vendos te behet sekretar i bukuroshes dhe aktores se famshme qe luhet nga Knightley, por e shkuara nuk i ndahet. Menjehere pasi bie ne dashuri me aktoren dhe i ve gjerat ne vije, e shkuara jo shume e lehte e pengon ate te rinise nje jete te re. Filmin do ta drejtoje regjisori i The Departed, William Monahan, ndersa xhirimet do te nisin gjate muajve te veres. Pritja per te pare kete cift kinematografik eshte e madhe pasi per here te pare Farrel e Knightley luajne perkrah njeri-tjetrit. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:39 pm | |
| Paris Hilton: Nuk do dilja kurre me princin Harry
28/01/2009 12:35 Paris Hilton nuk ka ndonje simpati te vecante per princin Harry. Trashegimtarja e hoteleve ka perjashtuar faktin se mund te kete ndonjehere ndonje takim dashurie me princin, edhe pse ai eshte ndare nga e dashura. Harry eshte djale i mire, por Chelsy Davy eshte vajze shume e embel dhe kete sdo te mund tia beja asaj, ka thene Paris. Megjithate, ne viziten e fundit ne Britani, kur ajo ishte ende e lidhur me Benji Madden, nuk ka nguruar aspak te flirtoje me Harry-n dhe vellane e madh William. Hilton u kthye serish kete jave ne Britani per te promovuar show-n e saj, Paris Hilton's British Best Friend. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:42 pm | |
| Ashlee Simpson, ne mbrojtje te Jessica
28/01/2009 12:35 Komentet e fundit rreth shendetit te Jessica Simpson e kane zemeruar motren e saj Ashlee. Ajo ka reaguar ashper, duke thene se njerezit duhet ta lene rehat kengetaren. "Jam e shqetesuar per rreshtat qe shkruhen per peshen e sime motre", shkruan Ashlee ne blogun e saj, duke komentuar botimin e fotove te Jessica. Sipas saj, nuk eshte normale qe pasha e nje gruaje te perbeje lajm, "Femrat kane forma dhe permasa te ndryshme dhe kjo vlen edhe per ato te famshmet, ka thene Ashlee. Njerez, fokusohuni ne gjera qe vertete kane rendesi, eshte shprehur aktorja kengetare. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:43 pm | |
| Salma Hayek e Colin Farrell, serish bashke
28/01/2009 12:45 Salma Hayek kthehet ne krahet e dashurise se saj te vjeter, Colin Farrell. Aktorja meksikane me fame boterore, sipas National Enquirer dhe Farrell jane shfaqur se bashku ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Golden Globes. Nje burim tregoi se Colin mbante ne dore foton e Salmes dhe e puthte pareshtur. Sipas zerave, ata nuk silleshin thjesht si miq. Salma dhe Colin ishin te dashuruar ne vitin 2004 gjate xhirimeve te filmit "Ask The Dust". Por gjate asaj kohe aktori edhe pse i dashuruar marrezisht, po kalonte nje moment te veshtire, pasi kishte probleme me alkoolin dhe drogen. Gjerat mund te ndryshojne tani qe edhe Farrell ka ndryshuar. Hayek ka lene pas nje lidhje te rendesishme me milionerin francez Francois Henry Pinault, me te cilin ka edhe nje vajze 16-muajshe. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:46 pm | |
| The Millionaire, drejtuesit ne akuze per shfrytezim
28/01/2009 18:15 Eshte nje nga filmat me te vleresuar pasi triumfoi ne Golden Globes dhe ka marre 10 kandidatura per cmimin Oscar, por ne kulmin e triumfit te "The Millionaire" kane plasur polemikat. Femijet qe kane marre pjese ne xhirime vazhdojne te jetojne ne varferi te plote. Rubina Ali dhe Azharuddin Ismail shprehen se jane paguar shume pak per rolet dhe ata vazhdojne te jetojne ne periferine e Mumbait bashke me familjet e tyre. Sipas tabloidit Daily Telegraph, prinderit e femijeve kane akuzuar producentet per shfrytezim te te miturve, duke i paguar respektivisht me 500 dhe 1700 sterlina per nje vit pune. Nga ana tjeter, regjisori Danny Boyle eshte shprehur se ka grumbulluar nje fond per dy femijet, te cilet tashme shkojne ne shkolle dhe marrin nga 20 sterlina ne muaj per te blere librat.Producenti Christian Colson ka theksuar gjithashtu se ne momentin qe femijet do mbushin 18 vjec, do marrin nje tjeter shume te konsiderueshme. Nga parate e tyre nuk na ka tepruar asgje. I kemi shpenzuar per semundjen time. Besoj se femijet jane tradhetuar nga drejtuesit e filmit, shprehet babai i djalit, Mohammed Ismail. Te njejten gje ka konfirmuar edhe i ati i vajzes | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:49 pm | |
| Boris Becker rigjen dashurine tek Lilly
28/01/2009 18:45 Ndersa ish e dashura e tij eshte hedhur ne krahet e sulmuesit Luca Toni, ish tenisti Boris Becker nuk humbet kohe. Biondi i raketes ka udhetuar ne Bahamas me mikeshen e tij Lilly ku ka marre pjese si i ftuar ne nje turne golfi. Gazeta Bild ka publikuar disa foto ku Becker dhe Lilly nuk kane kursyer
ledhatimet. 30 vjecarja Lilly dhe ish tenisti jane shfaqyr ne nje forme te shkelqyer ne resortin One & Only Ocean Club ku nje nate kushton plot 1375 dollare. Sipas Bild, nuk dihet ende nese kjo eshte nje shaka e Boris per ish te dashuren e tij, apo kampioni i fushave te tenisit ka nisur nje histori te re. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:51 pm | |
| Nderron jete kengetari italian Mino Reitano
28/01/2009 19:00 Kengetari italian i viteve 60-70 Mino Reitano u nda nga jeta ne moshen 64-vjecare, pas nje semundjeje te rende. Nga nje djalosh i varfer nga jugu ai arriti te shkoje deri ne majen e muzikes italiane. Kengetari i madh italian nderroi jete ne shtepine e tij ne nje province te Monzes, pas nje semundjeje te rende nga e cila vuante prej dy vitesh. Reitano lindi ne Fiumara,province e Reggio Calabria, ne vitin 1944. Suksesin e tij e arriti ne 1968 me kengen Avevo un cuore (Kisha nje zemer) dhe Una chitarra cento illusioni (Nje Kitare, 100 iluzione). | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:56 pm | |
| Regjisori i Thriller padit Michael Jackson
29/01/2009 12:00 Michael Jackson eshte paditur nga regjisori i videos se tij me te suksesshme, Thriller, John Landis. Ai e akuzon kengetarin se prej kater vjetesh nuk i ka paguar 50 perqindeshin e perfitimeve qe duhet te vinin nga videoja e xhiruar ne vitin 1983. Landes ka deklaruar se Jackson nuk ka te drejte te licensoje lojra elektronike, apo lodra femijesh, duke u mbeshtetur ne videon e ideuar prej tij, ku Michael rrethohet nga zombie. Padia ngrihet ne nje kohe kur albumi me i shitur i te gjitha koherave, Thriller, do te sillet ne musical ne Broadway, nje projekt ku eshte perfshire edhe kengetari. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Jan 29, 2009 5:58 pm | |
| Paris Hilton: Nuk jam budallaqe
29/01/2009 13:50 Paris Hilton ka deklaruar se disa here eshte sjelle si budallaqe ne televizion me synimin per te bere njerezit te qeshin, por ne jeten reale ajo thote se eshte person i forte, qe ka kaluar shume gjera. Ne nje program britanik trashegimtarja e pasur u shpreh se ajo e krijoi imazhin e saj si bjonde budallaqe per reality show-n, The Simple Life, ku u shfaq me shoqen e saj Nicole Richie. "Per pese vjet luajta ate personazh. Ishte e veshtire per mua, pasi nuk jam ne te vertete ajo qe jam shfaqur atje. Ne disa raste ka qene zbavites fakti se kam luajtur me imazhin, ka thene Paris. Ajo ndodhet ne Britani ku do te realizoje nje tjeter reality, "British Best Friend". Hitlon e ka pranuar se fama e ka bere qe ta kete te veshtire te gjeje miq te besueshem. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:38 pm | |
| "National Enquirer": Pak jave jete per Swayze
29/01/2009 18:10 Per aktorin Patrick Swayze mund te kene ngelur edhe pak jave jete. Sipas tabloidit "National Enquirer", protagonisti i filmit "Dirty Dancing", i prekur nga kanceri rreth nje vit me pare, eshte kthyer ne banesen e tij ne Los Angeles per te kaluar ditet e fundit te jetes. Nje burim iu brendshem i familjes pohon se tashme aktori nuk i merr me kurat me ilace pasi semundja eshte perhapur ne mushkeri. Perkeqesimi i gjendjes shendetesore beri qe Swayze te shtrohej me urgjence ne qendren Stanford Cancer Center ku mjeket vendosen te mos i jepnin me ilace pasi semundja ka perparuar shume. Ky lajm vjen pak jave pas nje interviste qe vete Swayze ka dhene, duke theksuar se i mbeteshin maksimalisht edhe 2 vjet jete. Por dy dite pas intervistes ai u prek nga nje pneumoni, duke anuluar tuneun e promovimit te serialit A&E. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:39 pm | |
| Harry Potter, plagoset dublanti i Radcliffe
29/01/2009 18:40 Tragjedi gjate xhirimeve te serise se re Harry Potter dhe dhuntite e vdekjes. Nje dublant i aktorit Daniel Radcliffe qe duhej te xhironte nje skene ne ajer, te ndjekur nga nje shperthim, eshte plagosur duke rene ne toke pa ndjenja. Sipas tabloidit Mirror, 25 vjecari u ka kerkyar ndihme pjesetareve te stafit, duke u thene se nuk i ndiente kembet. Drejtuesit e filmit konfirmojne se dublanti eshte shtruar menjehere ne spital per te verifikuar dhe mjekuar plaget e marra. Dublanti u rrezua papritur ne toke, duke fluturuar ne menyre te tmerrshme. Ne ate moment po xhironim nje skene shperthimi dhe ai duhej te fluturonte. Kur ishte i shtrire pertoke kerkoi ndihmen e mjekeve, shprehet nje prej anetareve te stafit realizues te filmit. Ngjarja ndodhi ne studiot prodhuese te Leavesden, prane qytezes se Watford. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:40 pm | |
| Megan Fox refuzon rolin e Lara Croft
30/01/2009 12:00 Vetem pas dite pas perhapjes se lajmit se do te ishte ajo Lara Croft e re, Megan Fox e ka pergenjeshtruar. Ajo nuk ka preferuar te jete protagoniste ne serine e trete te filmit, qe me pare ishte interpretuar nga Angelina Jolie. Zedhenesi i yllit te filmit "Transformers", qe ne vere do te nise xhirimet per pjesen e dyte, eshte shprehur se Megan nuk eshte perfshire ne kete projekt. Ndoshta ajo nuk preferon nje rol, qe e beri te paharrueshme Angelinen si per publikun, edhe per kritiken. Fox i trembet krahasimit me partneren e Brad Pitt. Nderkaq, producentet e Tomb Raider po perpiqen te konturojne kastin e aktoreve. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:41 pm | |
| Rowan Atkinson, nga komik ne dramatik
30/01/2009 18:15 Nga Mister Bean tek Charles Dickens. Rowan Atkinson ndryshon imazh duke luajtur ne teatrin Theatre Royal Drury Lane te Londres, pjesen "Oliver" te shkruar nga Dickens. Nje sukses i padiskutueshem per aktorin komik britanik, ndaj te cilit ka pasur edhe kritika ne lidhje me veshtiresite qe ai ka hasur. "Oliver" eshte versioni mjuzikell i pjeses Oliver Twist, romani me i famshem i shkrimtarit anglez. Deri ne keto momente, arketimi i biletave ka shkuar deri ne 15 milione sterlina per te pare historine e jetimit qe ne Angline e Viktorias beri gjithcka per te jetuar. Eshte ai, Fagin, drejtuesi bandes se hajduteve dhe kerkuesi mallrave te humbur. Nje rol dramatik, nepermjet te cilit Atkinson ka treguar se nuk eshte i zoti vetem ne gjinine e komedise. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:41 pm | |
| Dublanti i Harry Potter, rrezikon te paralizohet
31/01/2009 10:00 Rrezikon te paralizohet dublanti i aktorit Daniel Radcliffe, i cili u demtua gjate xhirimeve te filmit "Harry Potter dhe dhuntite e vdekjes". Gjimnasti 25-vjecar David Holmes, i cili ka qene dublanti i Daniel Radcliffe, ne rolet e tij prej magjistari, ka rrezik te mos jete me ne gjendje te ece. Holmes u rrezua brutalisht ndersa provonte nje skene fluturimi. Incidenti ndodhi ne Studiot e Leavesden, ne Watford, ne periferi te Londres. Holmes nuk humbi ndjenjat ne momentin e aksidentit, po u tha njerezve qe qendruan prane tij se nuk i ndjente me kembet. Sipas "Daily Mail", 25-vjecari mund te kete pesuar demtime te kolones vertebrore. Vete Daniel Radcliffe, i cili nuk ndodhej ne sheshxhirim, ka deklaruar se dublanti i tij eshte nje gjimnast i perkryer. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:42 pm | |
| Michelle Obama shtatzene?
30/01/2009 13:55 Disa kilograme me teper ne fizikun e zonjes se pare amerikane, kane shtuar thashethemet per nje shtatzeni te mundshme te Michelle Obama. Lajmet qarkullojne ne blogjet amerikane dhe kane mberritur deri ne Shtepine e Bardhe. Mund te jete e vertete, duke qene se faqja e njohur per zbulimet rreth VIP-ave, Perez Hilton, vazhdon ta permende si lajm. Blogjet qe flasin per thashethemin ne fakt nuk japin asnje element qe ta perforcoje ate apo ta beje te besueshem. Cifti presidencial ka deklaruar pak kohe me pare se nuk kane pasur deshire te kene nje femije te trete. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:42 pm | |
| Kledi Kadiu, me mire se sa nje perralle...
30/01/2009 21:45 Kledi Kadiu, balerini shqiptar qe ka pushtuar zemrat e italianeve po kalon nje eksperience te re ne spektaklin Amici, por lajmin e vertete ne lidhje me kete personazh e perben libri i tij biografik me titull Me mire se sa nje perralle. Libri nis me pasazhet dhe kujtimet qe ai ka ruajtur ne momentin kur u nis nga Vlora me shume bashkeatdhetare drejt Italise. I mbeshtes ata njerez qe zbresin ne Lampedusa sepse eshte nje eksperience e hidhur qe e kam kaluar dhe vete, rrefen balerini shqiptar, i cili vazhdon te korre sukses ne spektaklin Amici. Ne vijim, ai komenton pikerisht per kete spektakel, duke vleresuar profesionalizmin e larte. Kete vit niveli i balerineve dhe i kengetareve eshte me i larte, madje kete vit jam fans i kengetareve, shprehet Kledi. Ai nuk harron gjithashtu te falenderoje Alessandra Celentano-n, duke thene se ajo e ka ndihmuar te punoje me njerez te impenjuar dhe te rrepte gjate kohes qe studionte ne Akademine e Arteve ne Tirane. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Jan 31, 2009 5:43 pm | |
| Madonna fiton kujdestarine e dy djemve
31/01/2009 12:50 Madonna ka fituar betejen per kujdestarine e femijeve Rocco e David dhe do te jetoje me ta ne Shtetet e Bashkuara. Djemte e mi do te kene gjithnje zemren dhe shpirtin anglez. Do te sigurohem qe te jene krenare per rrenjet e tyre britanike, deklaroi ish-bashkeshorti i kengetares, Guy Ritchie pas vendimit. Nje gjykate vendosi kujdestarine e perkohshme per dy femijet tete dhe tre vjec. Madonna tha se ishte e drejta e saj si nene, qe ti kishte djemte me vete dhe prane motres se tyre Lourdes, qe deshiron te qendroje ne SHBA prane te atit biologjik. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Show Biz.... | |
| |
| | | | Show Biz.... | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
May 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
|