{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*}
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

 

 Show Biz....

Shko poshtė 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Jan 08, 2009 8:03 pm

Paris Hilton: Seks, vetem me pak meshkuj

08/01/2009 11:55

Show Biz.... - Faqe 6 Paris-hilton

Paris Hilton deklaron se ka pasur lidhje seksuale me pak meshkuj, por askush nuk do ta besonte kete.
Trashegimtarja
e njohur ne Hollivud per nje seri lidhjesh sentimentale dhe per nje
video seksi qe beri xhiro ne internet, eshte pare shume rralle pa nje
partner ne krah. “Kam patur vetem nja dy lidhje seksuale”, ka
deklaruar Hitlon, kur ne fakt vetem vitet e fundit ajo eshte shoqeruar
me modelin Jason Shaw, trashegimtarin grek, Paris Latsis, pjesetarin e
“Backstreet Boys”, Nick Carter, producentin Rick Solomon, nje tjeter
pasanik grek, Stavros Niarchos dhe se fundi me Benji Madden, lidhje qe
perfundoi ne nentor. Ne nje interviste per revisten “Glamour”
kengetarja pohoi se ka bere seks vetem me nja dy meshkuj. “Njerezit
shpikin histori, por me shumicen e meshkujve une thjesht puthem. Une
jam femer e veshtire. Askush nuk do nje cante Prada false, te gjithe
duan marken e re, qe eshte shume e shtrenjte, por askush s’mund ta
kete”, ka thene Paris. "Nese heq dore nga nje djale, ai do te
doje me shume nese s’mund te te kete”. Kohet e fundit Paris ka hedhur
poshte zerat se ka bere operacion gjoksin, duke thene se i pelqen te
duket natyrale. “Me pelqen vetja keshtu sic jam”, ka thene ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Jan 08, 2009 8:04 pm

Pitt: Asnje lidhje me Jolie para divorcit

08/01/2009 11:45

Show Biz.... - Faqe 6 Brad-pitt

Brad
Pitt i ka quajtur gjepura deklaratat ne shtypin roze per lidhjen e tij
me Angelina Jolie gjate kohes kur ishte ende i martuar me Jennifer
Aniston.

Vitin e kaluar Aniston e
quajti te padrejte lidhjen e aktores me ish-bashekshortin gjate
xhirimeve te filmit “Mr & Mrs Smith”, por Pitt kembengul se nuk ka
patur asnje “lidhje te poshter” dhe se gjithcka ka ndodhur pas ndarjes
me Jen. Ai deklaroi per revisten “W” se mes Jolie dhe Aniston
nuk ekziston asnje lloj rivaliteti. Ai shtoi se me ish-gruan vazhdon te
kete nje lidhje te ngushte. “Ne ende kujdesemi per
njeri-tjetrin. Ajo ishte nje pjese e rendesishme per jeten time, keshtu
kam qene edhe une per te”, u shpreh Pitt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Jan 08, 2009 9:48 pm

Hudson rikthehet pas tragjedise ne familje

08/01/2009 18:05

Show Biz.... - Faqe 6 Hudson-jennifer

Vrasja e se emes dhe vellait para pak kohesh nuk e kane shkeputur kengetaren Jennifer Hudson nga bota e artit.
Pak
kohe pas tragjedise ne familjen e saj, Hudson ka vendosur te vazhdoje
karrieren dhe ajo eshte e gatshme te hedhe ne treg kengen e saj te
katert me titull "If This Isn't Love", e marre nga albumi i publikuar
vitin e shkuar. Ne muajin tetor, mamaja dhe vellai i aktores e
kengetares, u gjeten te vrare ne shtepine e tyre ne Chikago. Per kete
ngjarje, policia arrestoi shtetasin William Balfour, ish bashkeshorti i
motres se Jennifer. Hudson eshte finaliste e American-Idol por ka fituar edhe nje cmim Oscar me filmin “Dreamgirls”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Jan 08, 2009 9:49 pm

Anne Hathaway, grusht paparacit…

08/01/2009 18:35

Show Biz.... - Faqe 6 Anne-Hathaway1

Nese Kate Hudson deklaroi para pak ditesh se i urren paparacet, Anne Hathaway hidhet direkt ne sulm.
Aktorja
amerikane e cila ndodhej ne aeroport bashke me vellain Michael, ka
sulmuar nje fotograf, duke e goditur me grusht pasi ai i ofendoi
vellain edhe pse dora e aktores nuk e preku gazetarin. Protagonistja e
“Djalli vishet me Parda” ka sqaruar gjithcka ne lidhje me kete episod. “Ishte
nje periudhe e vertete stresi. Sapo isha ndare me te dashurin Raffaello
Follieri, i cili me pas u arrestua. Ne aeroportin e Los Angeles po me
fotografonin ndersa po qaja. Per fat te mire me shoqeronte vellai, por
ne nje moment u afrua nje fotograf duke ofenduar Michael-in. Ne ate
pike nuk pashe me dhe u ktheva per ta goditur. Mberrita deri tek hunda
e tij por me mbajten”, shprehet Hathaway. Ne perfundim te
rrefimit, ajo pranon se nese do ta kishte prekur ai grusht gazetarin,
atehere ceshtja do kishte shkuar para gjykates. “Ka qene vertet nje
moment i keq”, perfundon aktorja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:33 pm

Dawson: Per seksin, Smith pyeti Cruise

09/01/2009 09:40

Show Biz.... - Faqe 6 Rosario-willsmith

"Per te bere seks me mua ne filmin "Shtate Shpirtrat", Will Smith i kerkoi ndihme mikut te tij, Tom Cruise.
Keshtu
shprehet aktorja, Rosario Dawson, gjate nje takimi me mediat italiane,
para premieres se filmit, ku ajo luan perkrah Will Smith dhe Woody
Harrelson.

"Ishte shume i nervozuar dhe me pyeste shpesh: Si do ta bejme? Si do te te prek?", rrefen Dawson.

Sipas
saj, Smith, pas ketyre momenteve tensioni, i ka kerkuar keshilla Tom
Cruise. Por pergjigjja e ketij te fundit kishte qene zhgenjyese.

Cruise i kishte thene se nuk kishte asnje problem, duke qene se Smith se aktor, kishte provuar dhe here te tjera skena seksi.

"Por
Will kerkonte te transmetonte vetem mesazhe dashurie dhe kishte frike
se mos cdo gje kthehej ne nje skene seksi dhe vetem kaq", shpjegon
Dawson.

Ndersa vete Smith, duket se ka qene i nervozuar per shkak te respektit ndaj partneres ne film .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:34 pm

Madonna lejon te bijen ne nje shkolle aktrimi

09/01/2009 11:45

Show Biz.... - Faqe 6 Madona

Madonna ka hequr dore nga ideja per te mos e lene te bijen t’i hyje qe tani rruges se kinemase.
Kengetarja
nuk e kishte lene 14-vjecaren Lourdes te luante ne disa filma te
Hollywoos-it, edhe pse i ishin ofruar role te rendesishme. Por mesohet
se rregulli eshte thyer dhe vajza eshte regjistruar ne Manhattan’s
Professional Children’s School.

Pas transferimit ne New York,
Lourdes ajo u regjistrua ne institutin per te aktore te rinj, ku me
pare kane studiuar yje te kinemase, si Scarlett Johansson, Macaulay
Culkin apo Sarah Jessica Parker.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:36 pm

Cmimet "Razzies", kandidohen Cruise e “Indiana Jones”

09/01/2009 12:05

Show Biz.... - Faqe 6 Tom-cruiseee

Tom Cruise eshte kandidati kryesor per t’u shpallur aktori me i keq, gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve "Razzies".
Ajo
do te zhvillohet me 21 shkurt dhe njihet ndryshe si ceremonia e
anti-Oskarve. Cruise luan rolin e nje nazisti qe komplotoi kunder
Hitlerit ne filmin “Valkyrie”.

Mes femrave per rolin me te keq kandidate kryesore eshte Paris Hilton per rolin ne "The Hottie and the Nottie”.

Ne
gare per cmimin e karrieres me te keqe jane Madonna, Keanu Reeves,
Sylvester Stallone. "Indiana Jones 4" dhe "X-Files: I Want To Believe",
shihen si serialet me te keqija.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:36 pm

Jackson blen CD-te e veta ne Hollivud

09/01/2009 12:35

Show Biz.... - Faqe 6 Zorro-michael

Nese dikush kerkon te rrise fitimet, duhet se pari te bleje vete ate c’ka prodhon.
Keshilla
vjen nga Michael Jackson, i cili eshte fotografuar, teksa blinte CD-te
e veta ne nje dyqan ne Hollivud. Koleksioni ka kushtuar rreth 200
dollare dhe permbante 20 disqe te karrieres se tij.

Pavaresisht se perpiqet te qendroje anonim, cdo perpjekje rezulton e deshtuar per Jackson.

Mbulimi i fytyres dhe mbajtja e kapeles kane shtuar me shume kureshtjen rreth tij.

Kohet
e fundit eshte perfolur se Jackson vuan nga nje semundje e rende dhe ka
disa muaj jete, por kengetari nuk ka bere asnje koment.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:38 pm

”Agjenti 007” shpeton jeten e kolegut Bell

09/01/2009 19:15

Show Biz.... - Faqe 6 Jamie-bell

Nese
aktori Jamie Bell eshte ende gjalle, per kete ai falenderon kolegun
Daniel Craig. Sipas protagonistit te “Billy Elliot”, “Agjenti 007” i ka
shpetuar jeten gjate xhirimeve te filmit “Defiance”, pasi ai pesoi nje
infarkt hipotermik per shkak te shiut dhe te ftohtit te madh.

Craig
ne ate moment ndodhej aty, duke ndaluar xhirimet per ta ndihmuar
kolegun. “Ishte fund tetori dhe ndodheshim ne Lituani per te xhiruar
disa pjese. Binte shume shi dhe bente shume ftohte. Per nje moment nuk
e di pse humba kontrollin dhe kalova nje gjendje shoku hipotermik.
Daniel ndaloi menjehere xhirimet, me dha ndihmen e shpejte dhe me
keshilloi te pushoja per pak”, kujton Jamie Bell, duke pranuar se
“Agjenti 007” eshte nje hero per te. “Defiance” eshte nje film
qe flet per ngjarjet e vitit 1941 gjate Luftes II Boterore ku miliona
hebrenj vriten dhe tortutohen nga nazistet, ndersa tre vellezer polake
arrijne te arratisen duke u fshehur ne pyjet e Bjellorusise ku
bashkohen me rezistencen sovjetike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:38 pm

Vjeherra e Obames ne Shtepine e Bardhe

09/01/2009 23:35

Show Biz.... - Faqe 6 Obama-family

Se bashku me familjen presidenciale ne Shtepine e Bardhe do te jetoje edhe vjeherra e Obames.
E
ema 71 vjecare e Zonjes se Pare Michelle do te transferohet ne
Washington me 20 janar, diten kur Obama do te marre zyrtarisht detyren.
Ajo do te kujdeset gjithe kohes per dy vajzat e ciftit presidencial.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:39 pm

Patrick Swayze shtrohet ne spital

10/01/2009 02:35

Show Biz.... - Faqe 6 Patrick_swayze

Rendohet
gjendja shendetesore e aktorit 56 vjecar Patrick Swayze. Protagonisti i
filmave "Dirty Dancing" dhe "Ghost" eshte shtruar gjate nates se sotme
ne spitalin e Los Angelesit.

Ne
intervisten e pare televizive, qe pas diagnostikimit me kancer ne
pankreas vitin e kaluar, ai tha se ishte i frikesuar, i zemeruar dhe se
mund t’i kene mbetur edhe dy vjet jete. "Do te uroja te ishin
pese vjet. Dy vjet me mbeten, nese do t’u besojme statistikave. Dua te
jetoj te pakten derisa te perfundoj kuren qe kam nisur", tha aktori. Personat qe vuajne nga kanceri ne pankreas mund te jetojne deri ne 5 vjet, por shumica e tyre vdesin brenda gjashte muajsh."Jam
i tmerruar, i zemeruar, pyes veten pse te me ndodhe mua", ka deklaruar
Swayze. Megjithate, aktori i ka hedhur poshte zerat se ndodhet prane
vdekjes. “Nuk jam ne shtratin e vdekjes, nuk kam hequr dore dhe nuk po
i them askujt lamturmire”, shtoi ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 8:40 pm

Sarah Jessica Parker, drejt ndarjes

10/01/2009 11:50

Show Biz.... - Faqe 6 Sex-qyteti

Sarah Jessica Parker nuk ka mundur ta harroje tradhetine e bashkeshortit Mathew Broderick.
Lidhja
e tyre po shkon drejt fundit pas 11 vjetesh martese dhe aktorja po
kerkon nje shtepi tjeter, ku te jetoje e vetme. Revista spanjolle
"Hola!" shkruan se aktorja e “Sex & the City” nuk e ka hedhur dot
pas kraheve tradhetine e te shoqit me nje femer te panjohur.

Muajt
e fundit cifti eshte perpjekur t’i fshehe problemet, duke u fotografuar
duke buzeqeshur. Ky qendrim ka qene edhe zgjidhje per te ruajatur
qetesine e djalit 4-vjecar James Wilke.

Por sipas miqve te ciftit, as keto metoda nuk po mjaftojne per te ndertuar, ate qe eshte shkaterruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSat Jan 10, 2009 9:04 pm

Beckham, dhurate Victorias cante me diamante

10/01/2009 12:50

Show Biz.... - Faqe 6 Canta

David
Beckham tregohet teper bujar me dhuratat qe i ben bashkeshortes. Per
Krishtlindje ai i ka dhuruar Posh Spice nje cante, qe ka kushtuar 80
mije paund.

Aksesori me diamante, Birkin
Himalayan, i dizenjuar nga Hermes, eshte njera nga tre cantat e vetme
te ketij lloji ne bote. Ajo kushton 10 mije paund me shume se nje
apartament ne Harlow te Essex, ku ka lindur Victoria.

Canta e
ka marre emrin ne nder te aktores Jane Birkin dhe ka qindra diamante,
perfshire edhe nje gur tre karatesh ne pjesen ku mbyllet. Blerja e
cantes i ka kushtuar nje jave pune futbollistit.

Beckahm e bleu
canten, pasi e dinte se Hermes eshte nje nga emrat me te preferuar te
se shoqes dhe shume pak njerez mund te kene produkte te kesaj marke.
Klienteve u duhet te presin edhe 6 vjet per te pasur dicka te tille.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 4:55 pm

Besa ne Eurovizion?

11/01/2009 21:55

Show Biz.... - Faqe 6 Besa-kokdhima

E
kemi pare te marre pjese ne shume festivale kengetaren Besa. Por nje
pjesemarrje krejtesisht e vecante e saj, eshte ajo ne festivalin qe
zhvillohet ne Rumani, nga ku fituesi do te perfaqesoje kete shtet ne
Eurovizion.

Besa ka kaluar dy
fazat e para te konkursit duke u perzgjedhur nga juria e festivalit.
Tashme ajo eshte e vetmja e huaj mes finalisteve rumune pretendente per
te marre pjese ne Eurovizion. “Ne Rumani u paraqiten 214
kandidate ne fazen e pare, ne te dyten 270 dhe ne fazen e trete
finalistet ishin 24, midis te cileve jam edhe une”, eshte shprehur
Besa. “Ne kete moment eshte publiku qe voton. Eshte pak
dizavantazh per mua pasi atje nuk me njohin”, shtoi ajo. Kenga eshte ne
gjuhen angleze dhe titullohet “Nothing’s gonna change”. “Kenga eshte e stilit ‘soul’, eshte e embel, interesante dhe permban nje mesazh per dashurine”, shprehet ajo. Ideja
per te perfaqesuar Rumanine ne Eurovizion sipas kengetares ka lindur
nga kompozitori rumun me te cilin ajo po bashkepunon vitet e fundit. Shpresat
per te fituar? “Pak rendesi ka. Qellimi im eshte te promovohem edhe
jashte. Fitorja e vertete: Te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovizion”,
shprehet Besa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 4:58 pm

Golden Globes, triumfon nje film indian

12/01/2009 08:55

Show Biz.... - Faqe 6 Golden-glob

Shoqata e Hollywood per Shtypin e Huaj ndau cmimet e para kryesore te vitit per filmat kinematografike dhe televizive.
Cmimin
"Globi i Arte" per prodhimin me te mire kinematografik e mori filmi
indian “Slumdog millionaire”, i cili nga kjo mbremje doli me kater
trofe, perfshi ate per regjine, skenarin dhe muziken me te mire .

Filmi
“Vicky Cristina Barcellona” i Woody Alen u shpall fitues ne
klasifikimin e komedise muzikore. Aktori Heath Ledger, i cili u gjet pa
jete ne apartamentin e tij ne Los Angeles ne fillim te 2008 u shpall si
aktori me i mire joprotagonist per rolin e tij te “Dark Knight”.

Rikthimi
i Mickey Rourke ne ekranin e madh i solli atij edhe vleresimin me
"Globin e Arte", si aktori me i mire per interpretimin e karakterit te
mundesit, ne filmin "The Wrestler”.

Aktorja Kate Winslet fitoi
dy "Gobe te Arte", njerin si aktorja me e mire ne rol kryesor, per
filmin “Revolutionaty Road” dhe tjetrin si aktorja me e mire ne
interpretimin e nje roli joprotagonist ne filmin “The Readers”.

Asnje
sukses per filmin e shumeperfolur italian “Gomorra”, te frymezuar nga
libri i Roberto Saviano. Ai eshte mposhtur nga filmi i animuar izraelit
“Kercim me Bashirin” ne konkurimin e filmave te huaj.

Kane
qene te shumte te zhgenjyerit e mbremjes se djeshme. Duarbosh mbeten
Leonardo Di Caprio, Brad Pitt, Tom Cruise, Sean Penn, Meryl Streep,
Angelina Jolie, Hanne Hathaway dhe Penelope Cruz.

"Golden Globe" shihen si paraprires se fituesve te cmimeve Oscar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 4:58 pm

Princi Harry kerkon falje per fyerjet raciste

12/01/2009 09:55

Show Biz.... - Faqe 6 Harry-princ

Pas
publikimit te nje videoje ku 24-vjecari perdor fyerje raciste ndaj nje
pakistanezi, duke e thirrur me termin percmues “paki”, ndersa nje
tjeter shoku aziatik i drejtohet me fjalet “koke lecke”, trashegimtari
i trete i fronit mbreteror ka kerkuar falje publike.

Videoja
ishte regjistruar ne vitin 2006, gjate nje stervitjeje ne Qipro. Ne nje
deklarate te pallatit mbreteror britanik thuhet se shprehja e perdorur
nga princi nuk ishte dashakeqe.

Videoja e botuar nga e
perjavshmja ”News of the World”, perfundoi ne internet. “Harry nuk ka
dashur te fyeje mikun e tij dhe i vjen keq nese ka lenduar dike”,
thuhet ne deklaraten falje. Vitin e kaluar Harry sherbeu dhjete jave ne
Afganistan, por me pas u largua per motive sigurie.

Enti britanik i Kontrollit kunder Diskriminimit ka kerkuar nje hetim nga Ministria e Brendshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:00 pm

Fergie martohet me aktorin Josh Duhamel

12/01/2009 12:55

Show Biz.... - Faqe 6 Fergie-picture-3

Fergie,
kengetarja e “Black Eyed Peas” martohet me aktorin Josh Duhamel.
Mesohet se ceremonia e marteses u zhvillua te shtunen ne Kaliforni, ne
Church Estates Vineyards te Malibuse, nen nje peme manjole te zbukuruar
me mijera trendafila te bardhe.

Sipas
disa burimeve, nusja dukej fantastike me nje fustan te bardhe te
stiluar nga Dolce & Gabbana, ndersa dhjete shoqerueset ishin veshur
ne te zeza.

Cifti shkembeu unazat me mesazhet personale. Unaza
e dhendrit ishte e thjeshte, prej floriri te bardhe, ndersa nusja e
kishte te punuar me diamante kater karat dhe gure te tjere te cmuar.

Te
pranishem ne ceremoni ishin emra te njohur te kinemase e muzikes, si
Kate Hudson, Slash, Kid Rock dhe Rebecca Romijn. Nuk mungoi ne ceremoni
as i dashuri i pare i kengetarit, aktori Mario Lopez. Lopez deklaroi se
Josh eshte djale i mire. “Ata do te jene te lumtur bashke”, u shpreh ai.

Pas ceremonise, te ftuarit moren pjese ne pritjen e zhvilluar ne nje tende te dekoruar me peme dhe cati me drita.


Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Tue Jan 13, 2009 5:25 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:00 pm

Madonna, perkrah nje djali te ri

12/01/2009 13:05

Show Biz.... - Faqe 6 Madonna3

Madonna
eshte fotografuar ne shoqerine e nje djali te ri. Pas divorcit me
regjisorin Guy Ritchie, kengetarja i eshte kthyer jetes se beqares, por
flitet per nje tjeter flirt ne horizont.

Pas lidhjeve me kampionin e bejsbollit Alex Rodriguez dhe me modelin Jesus Luz, po qarkullojne zera per nje lidhje te re.

Madonna
eshte pare duke dale nga restoranti Waverly Inn ne Nju Jork, se bashku
me nje djale, shume here me te ri ne moshe, qe quhet Steven Klein dhe
madje duke buzeqeshur.

Sipas nje deshmitari, kengetarja nuk ishte pare ndonjehere aq e lumtur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:01 pm

Rikthehet Kelly Clarkson me nje album te ri

12/01/2009 19:20

Show Biz.... - Faqe 6 Clarkson-kelly

Pasi
ka zhgenjyer me albumin “December” ne vitin 2007, kengetarja amerikane,
fituese e edicionit te pare te “American Idol”, Kelly Clarkson
rikthehet ne skenen muzikore me projekte te reja.

Qe
prej dates 19 janar, ne radiot amerikane dhe evropiane do te publikohet
kenga e saj me e re "My Life Would Suck Without You" ku ka bashkepunuar
me emra te njohur si, Ryan Tedder i One Republic. Kjo kenge eshte
shkeputur nga albumi i ri "All I Ever Wanted" qe pritet te dale ne treg
ne muajin mars. Gjate karrieres se saj te shkurter por te
suksesshme, Kelly ka shitur plot 16 milione disqe dhe eshte nderuar me
dy Grammy Awards. Albumet e publikuara nga Clarkson, deri tani jane 3,
"Thankful" ne vitin 2003, "Breakaway" nje vit me vone dhe “December” ne
2007-en. Gjate vizites ne Londer per te promovuar albumin e ri
ajo ka theksuar: “Jam ketu perdisa takime dhe mezi po pres qe te
degjoni albumin tim te ri per te cilin jam shume e emocionuar”.


Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Tue Jan 13, 2009 5:21 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:02 pm

Lewis-Timberlake risjellin “I Will Always Love You”

12/01/2009 19:50

Show Biz.... - Faqe 6 Leona-Lewis

Pas
Whitney Houston, kengen legjendare te kthyer ne simbol te dashurise, “I
Will Always Love You” do ta kendoje edhe dyshja Leona Lewis-Justin
Timberlake.

Kengetarja britanike
dhe ylli i muzikes amerikane kane menduar ta perpunojne versionin
origjinal te Houston per ta sjelle ne skene ne nje tjeter model qe do
te mbaje firmen e tyre. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, cifti i
suksesshem do ta regjistroje kengen gjate muajit te ardhshem, sapo ata
te gjejne nje moment te lire. Kenga eshte kenduar per here te
pare nga Dolly Parton dhe me pas nga Houston per kolonen zanore te
filmit “The Bodyguard”, ku vete ajo luan perkrah Kevin Costner.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:03 pm

Gisele Bundchen fejohet me Tom Brady

13/01/2009 10:35

Show Biz.... - Faqe 6 Gisele

Lajmi
per nje marredhenie te tyre kishte nisur te qarkullonte qe gjate
Krishtlindjeve, por te dy e kishin pergenjeshtruar nje lidhje dashurie.

Revista “People” njofton se modelja dhe sportisti e kane zyrtarizuar lidhjen dhe jane fejuar gjate fundjaves ne Los Anxhelos. Sipas
burimeve te revistes amerikane, cifti po vepron me hapa te medha, pasi
po pergatitet edhe per martese. Ne pranvere te fejuarit pritet te
organizojne nje ceremoni mondane, ose nje feste ne Kosta Rika, ku
Bundchen ka edhe nje shtepi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:04 pm

Leonardo Di Caprio preferon martesen

12/01/2009 12:25

Show Biz.... - Faqe 6 Leo

Leonardo Di Caprio e ka mbledhur mendjen dhe enderron qe gjate ketij viti te martohet.
"Sot
besoj shume tek martesa. E pranoj, qe bie ne kontradikte me gjithcka
kam thene disa vite me pare, por deshiroj te martohem dhe te kem
femije”, u shpreh aktori 34-vjecar. Ai shtoi se deklaratat e meparshme
kane qene frut i mungeses se pervojes, pasi ka qene teper i ri.

“Me
kalimin e viteve, rritesh. Para ca kohesh me terhiqnin gjerat
siperfaqesore, por tani kuptoj se vlerat e verteta kuptohen me vonese,
por mbeten”.

Pushimet ne Meksike me ish-te dashuren, modelen Bar Rafaeli mund ta kene bere qe te nderroje mendim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Jan 13, 2009 5:06 pm

Di Caprio: Seksi me Kate Winslet, i cuditshem!

13/01/2009 12:40

Show Biz.... - Faqe 6 Kate-Winslet

Nje
skene seksi me Kate Winslet ishte e cuditshme per Leonardo Di Caprio.
Dy aktoret e “Titanic” u rikthyen se bashku me filmin "Revolutionary
road", per te cilin aktorja mori edhe nje Golden Globe.

"Kate
ishte teper nerovoze”, deklaroi aktori duke iu referuar nje skene
seksi, qe duhet te xhironin per filmin. Ai i kishte thene se behej
fjale vetem per aktrim dhe nuk duhet te shqetesohej.

Kjo sipas tij, kishte ardhur nga prania e regjisorit Sam Mendes, qe eshte edhe bashkeshorti i saj.

Duket
se situata eshte ctensionuar, kur ka nderhyre vete Mendes. Ai ka
shpjeguar fije e per pe ate qe duhet te benin, cdo levizje, cdo prekje.
"Pas nderhyrjes se te shoqit, Kate u clirua dhe e xhiroi skenen pa
probleme”, u shpreh Di Caprio.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Jan 14, 2009 7:37 pm

Zellweger: Une ne altar? Asnjehere nuk i dihet…

13/01/2009 18:20

Show Biz.... - Faqe 6 Rene-zellweger

Pothuajse
asnjehere nuk ka pasur nje histori serioze dashurie, por nuk e
perjashton mundesine qe ne te ardhmen te shkoje para altarit.

Behet
fjale per bukuroshen hollivudiane Renee Zellweger, e cila ka rrefyer
jeten e saj ne nje interviste te gjate per revisten “Marie Claire”.
“Une te martohem? Nuk hedh poshte asnje hipoteze, pasi po te hedh syte
pas, shikoj se kam bere gjera qe nuk i kam imagjinuar asnjehere edhe
pse gjate gjithe kohes jam shume e zene me pune”, shprehet aktorja
bionde, e cila eshte shfaqur ne forme gjate parades ne tapetin e kuq te
cmimeve “Golden Globe”.
Ne aspektin profesional, jeta e
Zellweger eshte shume e ngarkuar. Se fundi ate mund ta shohim ne filmin
"Appaloosa", ndersa se shpejti do nise xhirimet per filmin "My one and
only" ku do luaje ne krah te Chris Noth. “Problemi im i madh
eshte se jam ne larg shtepise gjate gjithe kohes, por jeten time nuk e
ndiej sikur te jete bosh. Kam shume projekte per te vene ne jete. Dua
te studioj histori amerikane e shkenca politike dhe me pas te jetoj ne
nje apartament ne France per te permiresuar anglishten time. Prandaj
mund te them se kam kohe per gjithcka”, shprehet aktorja amerikane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Jan 14, 2009 7:38 pm

Sean Penn ne rolin e politikanit homoseksual

13/01/2009 18:45

Show Biz.... - Faqe 6 Sean-penn

Shume
shpejt ne kinemate evropiane do shfaqet premiera e filmit “Milk” me
protagonist Sean Penn, ku flitet per politikanin e pare amerikan Harvey
Milk, i cili ka pranuar publikisht se ishte homoseksual.

Diku
ne mes te filmit eshte xhiruar nje pjese ku dy meshkuj puthen dhe kjo e
ka vene jo pak ne siklet familjen e aktorit Penn. “Djalin tim e
bezdiste fakti qe une puthja James Franco-n, ndersa vajzes time i
ndodhte e njejta gje kur ai me puthte mua”, rrefehet Penn ne nje
interviste per “Vanity Fair”. Harvey Milk emigroi ne SHBA ne
vitet ’70 me te dashurin e tij Scott Smith, ku u kthye ne simbol te
shoqatave ne mbrojtje te homoseksualeve dhe ai cilesohet si nje hero i
levizjeve per te drejtat civile. “Kur pashe dokumentarin ne
nder te tij me vjen keq qe nuk e kam njohur personalisht. Mund te ishte
nje i afermi im ose nje politikan i qytetit tim. Regjisori me kishte
folur para shume kohesh per kete figure dhe me kishte pyetur nese me
interesonte ta interpretoja”, pohon aktori. Me tej, ai thote se
Milk eshte vrare ne moshen 47 vjecare dhe vete ai ka te njejten moshe
ne kete interpretim. “Kjo me be ri qe te kaloj shume me pak ore duke u
trukuar dhe keshtu e ndieja me afer”, vijon Penn rrefimin e tij te
gjate per kete eksperience te pare ne rolin e nje mashkulli gay.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Sponsored content





Show Biz.... - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Show Biz....   Show Biz.... - Faqe 6 Icon_miniposted

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Show Biz....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 6 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: KINEMA-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedThu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedMon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Show Biz.... - Faqe 6 Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
bukuroshja_dr (3264)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
Dano (2691)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
shefe (2005)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
vl_girl (1575)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
bianka (1499)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
NeighbouR (1453)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
patrokli (1423)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
CocaInE (1329)
Show Biz.... - Faqe 6 Vote_lcapShow Biz.... - Faqe 6 Voting_barShow Biz.... - Faqe 6 Vote_rcap 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website