| CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:46 pm | |
| AMANETI
Kahdo qė tė nisesh biro tė qoftė udhė e mbarė
po vrapove kujdes mund tė rrėzohesh mbahu mirė pėr toke edhe nėse fluturon
eh po i mėrguar nė dhé tė huaj si tė ta mbaj amanetin LOKE!
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:46 pm | |
| Flutura nė erė
Bėn ftohtė fryjnė erėra ngritet tym e mjegull e bie shi shi i madh gjelat paralajmėrojnė heshtjen e bie shi shi i madh pas shiut a shfaqet ylberi i buzėqeshjes
kohė e bukur a bėn mbi glob a ēelin lule a del pranverė ndonjėherė pėr ne - flutura nė erė?
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:47 pm | |
| Faqe ditari e njė mėrgimtari
Nėnė po e puth diellin nė faqe e ti puthe tė puthurėn time
nėnė sytė i kam tė drejtuar kah ti dhe me njė rreze grindem si fėmijė qė nga atdheu s'mė solli pak dashuri e tė dehem tė dehem ngrohtėsi
ju pėr mua sy e zemėr i keni plot mall e unė bredh botės qyqe - mėrgimtar as gjumin s'e bėj si gjumė as diellin s'e ndjej si diell as hėna s'mė duket si hėnė gjithmonė me njė lot tė ngrirė nė sy me dy fjalė tė ndrydhura nė zemėr me mė tė ėmblat fjalė ATDHE E NėNė
Nėnė puthe diellin nė faqe unė ta puth tė puthurėn tėnde.
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:47 pm | |
| Degėz e kėputur
Shtėrngata njė degėz nga trungu e shkuli era e mori dhe larg larg e shpuri degėzshkreta pranė njė trungu tjetėr vend zuri
e trungu edhe pse mbeti nė erė degė e degėza i pėrtriu pėrherė
trung i plandosur sėrish pėrparoi pas shtrėngatės me gjelbėrim plagėt i mbėltoi po degėza e kėputur kurrė nuk gjethoi. | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:47 pm | |
| Degėz e kėputur 2
Trungu i paluhatur pėrballoi erė e shtėrngatė degėzshkreta pėrgjithmonė hyri nė natėn e gjatė
Kur nė qėndresė thyen qafėn shtėrngata e era trungun e bulėzuar me afsh e pėrqafoi pranvera.
E degėza qė u mashtrua pas erės kurrė mė s'iu gėzua pranverės
Njė trungu tjetėr nė gji iu fut por kot e tėra u shndėrrua nė dhembje - nė lot.
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:48 pm | |
| Kėgė Vaji
Mėngjeset janė tė zymta ditėt tė errėta e netėt e trishtuara nė dhé tė huaj malli pėrvėlon ēdo refugjat kokėdhembja ėshtė e gjatė
Zemra as ndalet as pėlcet ballit i shtohen rrudha poetit nė shpirt i qanė muza dhe nga kėngėvaji i dridhet buza.
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:48 pm | |
| Kur merr rrugėn e kurbetit
Kur merr rrugėn e kurbetit varrin hapur gjithmonė e ke,
medet pėr atė njeri qė s'ka vend pėr varr nė atdhe.
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:49 pm | |
| Shtegtar
Atje i dhunuar i ndjekur nga shtėpia kėtu i pėrbuzur i huaj pa shtėpi armik i rrugėve - rrugėt nė sy gjithė bota e vogėl pėr ēerdhen e tij.
Shpirti i shtegtarit det kurrė i qetė lėngon tė prehet s'paku njėherė nė jetė.
Patjetėr diku nė njė shtrat qė askush s'e di ku e kur do tė mbulohet me njė jorgan dheu e nėn kokė do ta vėrė njė gur po s'ėshtė i sigurt a do tė jetė i tij edhe varri qė s'paku i vdekur tė mos shtegtojė shtegtari!
*** | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:49 pm | |
| Rrugėve nė botė i pa botė
dhembjeve nė jetė i pa jetė
plot dashuri edhe nė varr i pavarr
nė kėngė pafundėsisht - shtegtar!
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI Sun Dec 21, 2008 2:50 pm | |
| Mall pėr gjyshen
Gjyshemira, flokėthinjura ime e dashur si patėn guxim tė mė thonė se ke vdekur mė vranė shpresėn mė hapėn plagė nė zemėr shpirtin ma thau loti gur i dhembjes e mė vėrshoi ai lumė i mallit.
Gjysheurta ime, pėrralla e kėnga ata mė thanė, po ti s'ke vdekur jo jo nė mua e pėr mua s'ke vdekur urtėsia ime, s'ju besoj fjalėve kob as kėshtu siē jam nė kėtė amulli po mė thuaj njėmend, gjyshe - thinjoshja ime a kam vdekur unė i mėrguar a ke vdekur ti? Jo jo ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the kam vdekur unė qė s'ta hodha sipėr as njė grusht dhé!
Eh, dhembje, vdekje, e zezė jetė gjyshe mė thanė syhapur shkove me mallin pėr nipat nė kurbet jetėzeza jetė - medet; ti shkove syhapur me mallin pėr nipat e neve rrugėve tė botės na verboi malli shpirt e zemėr flakė na i kalli.
Njeriu syhapur nė vendlindje vdes po ne nė kurbet tė verbėr nga malli errėsirė e dhembje mbrėmje e mėngjes.
E dashura gjyshe njerėzit ndėrrojnė jetė nė atdhe s'vdesin jo - nė kurbet vdiqėm ne pėr sė gjalli tė mbuluar nga dhembja e malli ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.
©Rizah Sheqiri | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI | |
| |
|
| |
| CIKĖL POETIK NGA RIZAH SHEQIRI | |
|