| | Te rejat e Sportit. | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Te rejat e Sportit. Mon Nov 24, 2008 9:19 pm | |
| Barcelona, Messi rikthehet ne skuader 24/11/2008 17:15 Argjentinasi qe mungoi diten e djeshme, do te jete i gatshem per Bepe Guardiolen ne ndeshjen e se merkures per Champions League kunder Sportingut te Lisbones. Barazimi 1-1 me Getafen vuri ne dukje shume qarte se Barcelona pas Lionel Messi-n nuk mund te shkoje me shume se nje barazim edhe pse perballe kishte nje skuader modeste dhe luante ne Camp Nou. Argjentinasi qe mundgoi diten e djeshme, do te jete i gatshem per Bepe Guardiolen ne ndeshjen e se merkures per Champions League kunder Sportingut te Lisbones. Stafi mjekesor blougrana ka bere me dije se Messi mund te luaje ne ndeshjen e mesajaves pasi ai e ka kaluar demtimin ne kembe. Lista e lojtareve te thirrur per ndeshjen e transfertes ne Portugali, vijon si me poshte; Valdes, Pinto, Dani Alves, Vķctor Senchez, Pique, Marquez, Caceres, Sylvinho, Keita, Xavi, Gudjohnsen, Busquets, Hleb, Bojan, Messi, Henry, Pedro dhe Eto'o. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Mon Nov 24, 2008 9:21 pm | |
| Irlande, Trapattoni ne shenjestren e mediave 24/11/2008 16:55 Kritikat e mediave ne drejtim te teknikut italian kane te bejne me shume me jeten e tij mondane, pasi shume pyesin perse trajneri nuk i ndjek lojtaret gjate ndeshjeve te kampionatit. Pavaresisht rezultateve pozitive qe Irlanda e tij ka arritur ne fushe, Giovanni Trapattoni nuk arrin te beje paqe me gazetaret vendas. Kritikat e mediave ne drejtim te teknikut italian kane te bejne me shume me jeten e tij mondane, pasi shume pyesin perse trajneri nuk i ndjek lojtaret gjate ndeshjeve te kampionatit. Irish Independent shkruan se pikerisht per kete gje. Te shtunen pasdite ai preferon te qendroje ne shtepine e tij per te degjuar Verdi-n, ne vend qe te udhetoje ne Manchester apo Liverpool. Duhet te dale me shume nga shtepia pasi nese nuk e ben nje gje te tille ai mund ta mesoje me vonese se sa ftohte ben ketu ne Irlande, shkruan me jo pak nota satirike gazeta ne fjale. Nga ana tjeter, tekniku ka deklaruar shpesh here se i pelqen ti studioje lojtaret nepermjet DVD-ve, por kjo duket se nuk u mjafton gazetareve. Te perzgjedhesh lojtaret nga televizioni eshte nje praktike pak efikase per nje trajner nderkombetar te kalibrit te tij, nenvizon gjithashtu Irish Independent. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Mon Nov 24, 2008 9:23 pm | |
| Arsenal, Wenger rikthen ne skuader William Gallas 24/11/2008 16:20 Edhe pse tekniku do ta grumbulloje ne ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund te mbaje me shiritin e kapitenit qe i ka kaluar te riut Fabregas. Arsene Wenger e ka falur lojtarin e tij, William Gallas, te cilin e la jashte ndeshjes kunder Manchester City per shkak te deklaratave te francezit kunder shokeve te ekipit. Edhe pse tekniku do ta grumbulloje ne ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund te mbaje me shiritin e kapitenit qe i ka kaluar te riut Fabregas. Gallas do jete i gatshem per skuadren qe ne ndeshjen e dites se neserme per Champions League kunder Dinamos se Kievit. Nuk jemi shume kurajoze ne ndeshje dhe une besoj se duhet te jemi si ushtare. Te jesh kampion do te thote te luftosh cdo jave dhe te mos dorezohesh asnjehere. Nuk eshte e mundur te fyesh nje shok skuadre gjate ndeshjes. Dua te mbrohem pa permendur emra por nuk eshte e udhes qe te rinjte te bejne komente te tilla, theksoi mesfushori 31 vjecar ne prag te ndeshjes kunder Manchester City-t. Menjehere pas kesaj deklarate, Wenger e la ne tribune lojtarin francez, por humbja ndaj City-t duket se ka nxjerre ne pah boshlleqet e mesfushes se Topcinjve, duke detyruar Wenger te beje nje hap pas. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Nov 26, 2008 4:59 pm | |
| Ish tenisti: Kam 33 femije dhe jo 3
25/11/2008 21:50 Nepermjet nje deklarate publike, ish tenisti, tani biznesmen, zbuloi nje pjese te madhe te se shkuares, duke pranuar lidhjet me shume vajza. Ish tenisti rumun, Ion Tiriac ka zbuluar nje fakt shokues kur ka deklaruar se ai eshte i ati i 33 femijeve, prej te cileve, vetem 3 jane te ligjshem. Nepermjet nje deklarate publike, ish tenisti, tani biznesmen, zbuloi nje pjese te madhe te se shkuares, duke pranuar lidhjet me shume vajza. 70 vjecari pohoi gjithashtu se te gjithe femijet qe ai njeh si te vetet, do te marrin pjese nga pasuria kur ai te nderroje jete. Pasuria e ish sportistit llogaritet te jete 2.2-2.4 miliarde euro dhe tashme pjestmi do te behet me 33 dhe jo me 3. Ky zbulim ka shokuar gjithe te afermit dhe familjen e Tiriac, i cili njihet si nje ish sportist i dhene pas jetes se nates, alkoolit dhe femrave. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Nov 26, 2008 4:59 pm | |
| Kili, Salas terhiqet nga futbolli
25/11/2008 21:10 Sulmuesi legjendar i Kilit ka njoftuar largimin nga fushat e blerta edhe pse nuk ka saktesuar asnje date. Marcelo Salas ka vendosur ti jape fund futbollit ta luajtur ne fushe pas nje karriere te gjate dhe te pasur. Sulmuesi legjendar i Kilit ka njoftuar largimin nga fushat e blerta edhe pse nuk ka saktesuar asnje date. Vendimin e kam marre tashme, eshte shprehur sulmuesi i Universidad de Chile dhe ish bomberi i River Plate, Lazio-s e Juventusit. Drejtuesit nuk kane biseduar ende me mua dhe kjo eshte pengesa e vetme per te kompletuar terheqjen, ka theksuar Salas. Nderkohe, mediat vendase bejne me dije se ai do terhiqet pasi te kete luajtur edhe ne Kupen Libertadores, pasi skuadra kiliane eshte kualifikuar per ne turneun prstigjoz te klubeve ne Ameriken Latine. Jam shume i kenaqur per ate qe kam bere dhe per ndeshjen time te fundit, tha gjithashtu Salas, duke iu referuar dy golave ne ndeshjen kunder Cobreloa-s. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Nov 26, 2008 5:00 pm | |
| Altin Lala, operacion pėr tė kaluar dėmtimin
26/11/2008 08:50 Nė paraditen e sotme, Altin Lala do ti nėnshtrohet operacionit pas problemeve me hernien diskale. Kapiteni i kombėtares shqiptare vuan prej disa javėsh nga ky shqetėsim dhe pasi ėshtė konsultuar nė mėnyrė tė detajuar me stafin mjekėsor tė Hanoverit, trajnerin e skuadrės, Dieter Heking dhe menaxherin e tij, vendosi tė kryejė ndėrhyrjen kirurgjikale. Mesfushori u konsultua edhe me doktor Myler Volfhart (qė mė parė ka punuar si mjek i Bajernit tė Mynihut dhe i pėrfaqėsueses gjermane). Pavarėsisht punės sė diferencuar dhe programit tė veēantė pėr rehabilitim, Volfhart nuk pa asnjė pėrmirėsim dhe i konfirmoi mesfushorit se nuk kishte zgjidhje tjetėr pėrveē thikės. Vendimi nuk ka qenė aspak i thjeshtė pėr tu marrė, por mė nė fund, 32-vjeēari e ka cilėsuar operacionin si mėnyrėn mė tė mirė pėr tu rikuperuar sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Operacioni Ndėrhyrja do tė kryhet nga prof. dr. Volfgang R. Lanksh, njė specialist nė Institutin Ndėrkombėtar tė Neuroshkencės (INI) nė Hanover. Ai njihet si njė mjeshtėr i kėtij lloj operacioni, madje nė tė kaluarėn ka kuruar edhe futbollistė tė tjerė tė njohur tė Bundesligės, si Bernd Shnajder dhe Jan Shlaudraf.Sipas faqes elektronike tė Hanoverit, Altin Lala ėshtė bindur rreth aftėsive tė doktorit edhe nga fizeoterapisti i klubit, Vego Kregehr, i cili i ka thėnė se me Lanksh ai ėshtė nė duar shumė tė mira. Fakt tjetėr shumė interesant ėshtė se nė tė kaluarėn, specialisti ka operuar nga hernia diskale edhe ish-trajnerin e pėrfaqėsueses gjermane, Jurgen Klinsman. 44-vjeēari, qė tashmė drejton stolin e Bajernit tė Mynihut, iu nėnshtrua tė njėjtės ndėrhyrje nė shtator tė vitit 2007. Tabloidi Bild bėnte edhe njė krahasim mjaft interesant, duke cituar se pas operacionit me doktor Lanksh, tashmė Klinsi kėrcen rreth stolit tė gjigantėve bavarezė. Rikthimi Zyrtarėt e Hanoverit nuk flasin pėr periudhėn qė do ti duhet Altin Lalės pėr tu rehabilituar, edhe sepse mė parė ata presin tė shohin rezultatet e operacionit. Mungesa e Altinit ėshtė e papėrcaktuar. Ende nuk mund tė flasim me qartėsi rreth kohės qė do ti duhet mesfushorit me tipare mbrojtėse qė tė rikthehet nė fushėn e lojės, theksoi zyra e shtypit pranė klubit gjerman. Ne urojmė qė ai tė jetė sa mė shpejt nė dispozicion tė skuadrės. Lala nuk luan qė prej fillimit tė kėtij muaji, por sipas llogarive ai duhet tė rifillojė stėrvitjen nė janar tė vitit 2009, pas afro gjashtė javėve pushim absolut. Nė kėtė mėnyrė, zemėr luftėtari pritet tė jetė nė fushė edhe nė sfidėn eliminatore tė Botėrorit 2010, qė Shqipėria do tė luajė mė 11 shkurt nė fushėn e Maltės. Kontributi i tij nė kėtė sfidė delikate pėr kuqezinjtė e Ari Han ėshtė mjaft i rėndėsishėm, pėr tė siguruar tri pikėt e radhės nė grup. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Mon Dec 01, 2008 8:45 pm | |
| Futboll, ja formacioni me floket me te shemtuar
01/12/2008 10:05 Ne vitet e fundit futbollistet shfaqin aftesite e tyre jo vetem ne fushe por edhe duke shfrytezuar pamjen fizike.Nje shembull tipik eshte anglezi David Beckham. Por ka qene nje periudhe kur kampione te medhenj ne futboll nuk i kane dhene nje rendesi te madhe aspektit te tyre fizik ose edhe kur jane perpjekur kane shfaqur nje pamje tmerresisht te shemtuar. CNN ka marre nje studim te kryer nga Football Fanzone, website i dedikuar futbollit dhe fansave te tij, ne te cilen jane perfshire 11 futbollistet me prerjet me te shemtuara te flokeve. Duke nisur nga portieri deri te sulmuesit, ata jane: David Seaman Bishti i tij i kalit, te cilin e ka mbajtur per shume sezone, nuk kishte te bente aspak me ate bisht te vockel dhe fantastik qe mbante Roberto Baggio ose nuk ngjasonte fare me modelin e yllit, David Beckham. Megjithate prerja e tij e flokeve ka mbetur po aq historike, sa edhe mustaqet e tij te lezetshme. Taribo WestKush e mban mend nigerianin qe luante me Interin, do te kujtohet se mbrojtjesi i hekurt, kishte qethur zero koken e tij dhe kishte lene vetem dy bishta ne maje te kokes, qe dukeshin si antena! Abel Xavier Karriera e tij ka qene plot ulje dhe ngritje, ashtu sikurse edhe look-u i tij. Portugezi Abel Xavier eshte krahasuar per nje kohe te gjate me modelin Satya Oblet, por gjate Kampionatit Europian 2000, me mjekren dhe floket teresisht te bardhe i gjante me shume babagjyshit te Vitit te Ri, ne moshe te re! Kazayiki TodaKreshta e tij e kuqe i dha ne njefare menyre me shume ngjyre kupes se Botes ne Kore dhe ne Japoni ne vitin 2002. Ndoshta edhe fale modelit te flokeve ai fitoi nje kontrate me Tottenham. Alexi LalasLalas eshte nje prej futbollisteve te pakte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe ka mbetur ne histori. Por me shume se per merita sportive, ai ka mbetur ne kujtese per prerjen e tij te tmerrshme dhe floket e gjate bjonde. Trifon IvanovE quanin Ujku bullgar dhe nuk eshte shume e veshtire te kuptosh "pse"-ne. Floket e tij te gjate dhe te cregullt sillnin frike jo vetem te kundershtaret, por edhe te spektatoret. Claudio Caniggia Per italianet futbollisti shkaterroi endrren e neteve magjike te Italise ne vitet 90-te me nje gol ne ndeshjen Itali-Argjentine. Per floket e tij te verdhe dhe per vlerat e tij sportive, Caniggia ishte shume i dashur per tifozet e Atalantas, Verones dhe Romes. Carlos Valderrama
Sigurisht eshte prerja me fantastike dhe me ekzebicioniste e historise se futbollit. Carlos Valderrama, bashke me René Higuita kane qene simbol i kombetares mitike kolumbiane. RonaldoMe kalimin e viteve, fenomeni ka ndryshuar shpesh look. Pa dyshim prerja ne forme trekendeshi, me te cilen u paraqit ne boterorin 2002 Kore-Japoni, ku ka qene padyshim protagonist, ishte me e shemtuara. Rudy Voeller Kacurrelat e tij te gjate kane mbetur te famshme mes tifozeve te Romes. E po t'i shihje mire ishin edhe shume seksi! Chris WaddleAnglezi Waddle ka qene nje prej futbollisteve simbol te Olimipique Marsiglia deri ne fund te viteve 80-te. Megjithese kane kaluar vite, shumekush mban mend prerjen skandaloze te flokeve te tij. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Mon Dec 01, 2008 8:46 pm | |
| Chivu: Ne Itali me quajne cigan
01/12/2008 18:20 Ne nje interviste dhene per revisten GQ, mbrojtesi i Interit nuk e fshesh se shpesh here eshte ofenduar nga tifozet per shkak te origjines se tij rumune. Cristian Chivu denoncon koret raciste ne stadiumet italiane. Ne nje interviste dhene per revisten GQ, mbrojtesi i Interit nuk e fshesh se shpesh here eshte ofenduar nga tifozet per shkak te origjines se tij rumune. Nuk eshte e mundur qe te gjithe rumunet te jene kriminele. Eshte e thjeshte te sulmosh nje popull te tere per shkak te ndonje molle te prishur. Kur nje gje shkon keq, perhere ka ne mes nje rumun?, eshte shprehur mbrojtesi zikalter. Me tej, ai ka theksuar se shume tifoze ne fushat jashte e kane sulmuar me fraza raciste. Cigan, shko dhe puno murator, eshte nje nga frazat fyese qe ka denoncuar Chivu. Ne kohen kur flitej per transferimin tim tek Interi, ne nje sence stervitore ku u ndoqem nga 25 mije persona, me masakruan me fraza ofenduese. Kur te fershellejne kundershtaret nuk e degjon, por kur kete e ben i gjithe stadiumi, nuk i eviton dot. Ajo cka me ka prekur vertet eshte se nje dite, nje bashkekombasi im me tha: Me vjen turp qe jam rumun, perfundon rrefimin e tij Chivu. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Tue Dec 02, 2008 2:50 pm | |
| "Topi i Arte" per Cristiano Ronaldo-n"
02/11/2008 10:50 Cmimi i 53-te, Topi i Arte i jepet portugezit te Manchester United, Cristiano Ronaldo. Lajmin e ben te ditur website i France Football,revista franceze qe jep "Topin e Arte". Pas 23-vjecarit Ronaldo qe grumbulloi 446 pike, renditen argjentinasi Lionel Messi dhe spanjolli i Liverpool, Fernando Torres. Ronaldo eshte portugezi i trete, ne historine e "Topit te Arte" qe merr kete cmim. Para tij jane nderuar ne Paris, i madhi Eusebio ne 1965 dhe Luis Figo ne vitin 2000. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Tue Dec 02, 2008 3:13 pm | |
| Vata rikthehet pas 6 muajsh
02/11/2008 10:25 Fitorja 4-1 e Kolbenzit ndaj LR Ahlen solli me vete edhe njė rikthim tė madh, atė tė Fatmir Vatės. Pas gjashtė muajsh mungese, pėr shkak tė njė dėmtimi tė rėndė dhe pas dy javėsh stėrvitjeje intensive, veterani shqiptar demonstroi nė kėtė ndeshje se, edhe pse tashmė 37-vjeēar, ėshtė sėrish i papėrmbajtshėm.Pėr paraqitjen e tij nė kėtė ndeshje ėshtė vlerėsuar me notėn e mirė 2.5 nga revista prestigjioze sportive gjermane Kicker. Ai i jep strukturė dhe stabilitet lojės sonė, deklaroi dje trajneri Uve Rapolder, i cili theksoi se shqiptari tashmė e ka lėnė pas dėmtimin e rėndė. Fuqitė e Vatės mjaftuan deri nė minutėn e 77, kohė kur u zėvendėsua. Unė jam gėzuar shumė, si njė fėmijė i vogėl, qė mė nė fund munda tė rikthehem tė luaj futboll, u rrėfye shqiptari nė pėrfundim tė ndeshjes ndaj Ahlenit. Nė minutat qė ishte nė fushė, shqiptari i ka dhėnė njė shtytje tė madhe skuadrės nė kėrkim tė fitores, duke demonstruar se ėshtė ende njė lider i saj. Gjithsesi ky mendohet se do tė jetė viti i fundit i karrierės futbollistike tė Fatmir Vatės. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Tue Dec 02, 2008 3:23 pm | |
| Ermal Kuqo, ylli shqiptar i koshit
02/11/2008 10:05 Nė ekranin e telefonit tė tij, nė sfond mban njė foto tė djalit tė tij, Luka. Ai ka ardhur nė jetė mė 20 shtator nė Valencia dhe ky ishte njė prej momenteve mė emocionues nė jetėn e Ermal Kuqos. Pavarėsisht kohės sė shkurtėr, ylli shqiptar i basketbollit duket se ėshtė ingranuar plotėsisht me stilin e jetesės nė Gadishullin Iberik. Madje edhe me ushqimin tipik mesdhetar. Njė prej gjėrave tė pakta qė nuk kam provuar kėtu ėshtė horkata (pije qė pėrbėhet nga testikujt e tigrit, ujė dhe sheqer), tha 28-vjeēari i lindur nė Korēė. Klaver mė ka thėnė se ėshtė shumė e mirė dhe ndoshta nė tė ardhmen e provoj, vijoi duke qeshur. Qė prej ditės kur firmosi pėr Pamesan, Kuqo ka shprehur shumė interes pėr tė njohur mė mirė qytetin e Valencias. Njė vend ku ai do tė kalojė dy vitet e ardhshme tė jetės. Edhe pse ka axhendė shumė tė ngarkuar (mes ndeshjeve nė Ligėn ABC dhe seancave stėrvitore), basketbollistit 2.08 metra i gjatė i pėlqen tė vizitojė qytetin pėrkrah bashkėshortes. Kur kam pak kohė tė lirė dalim shėtitje dhe vizitojmė monumentet. Janė vepra me tė vėrtetė fantastike. Ai nuk humbet rastin tė shėtisė nėpėr qytet edhe tė afėrmit e tij. Gjatė javės sė kaluar u vizitua nga prindėrit, tė cilėve u tregoi vendet mė tė bukura tė shtėpisė sė tij tė re. Babai, Robert Kuqo, ėshtė njė prej figurave mė tė rėndėsishme nė basketbollin shqiptar dhe lojtari i Pamesas ėshtė shumė krenar pėr tė: Nė periudhėn kur luante babai im, pėr ēdo vit, skuadra e tij fitonte kampionatin. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Tue Dec 02, 2008 3:25 pm | |
| Kosova, 31 futbollistė evropianė
02/11/2008 10:30 Thirrjes sė trajnerit Edmond Rugova i janė pėrgjigjur 31 futbollistė kosovarė qė aktivizohen nė kampionate tė ndryshme evropiane. Dje nė Zvicėr ka filluar grumbullimi stėrvitor me talentet qė nė tė ardhmen do tė pėrfaqėsohen me Kombėtaren e shtetit mė tė ri nė Kontinentin e Vjetėr. Aty u paraqitėn sportistė qė aktivizohen nė ligėn suedeze, gjermane, italiane, zvicerane etj. Pėr gazetėn kosovare Express, Rugova deklaroi: U paraqitėn 31 futbollistė, jam i befasuar me numrin e tyre. Kemi zhvilluar njė ndeshje kontrolli dhe ata ishin fantastikė me pėrgatitje dhe me teknikė tė pėrsosur. Kam mbetur i mahnitur. Nga lojtarėt mė tė njohur nė kėtė grumbullim ishin Anel Raskaj (Halmstads), Genc Mehmeti (Belinzoan), Migjen Basha (Rimini), Labinot Sheholli (Biel-Biene), Sokol Maliqi (Vil) etj. Yjet e tjerė nuk u paraqitėn pėr shkak tė impenjimeve me klubet e tyre. | |
| | | patrokli Admin
Numri i postimeve : 1423 Name : 0 Points : 93 Registration date : 29/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Tue Dec 02, 2008 3:37 pm | |
| - Dano shkruajti:
- Arsenal, Wenger rikthen ne skuader William Gallas
24/11/2008 16:20
Edhe pse tekniku do ta grumbulloje ne ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund te mbaje me shiritin e kapitenit qe i ka kaluar te riut Fabregas. Arsene Wenger e ka falur lojtarin e tij, William Gallas, te cilin e la jashte ndeshjes kunder Manchester City per shkak te deklaratave te francezit kunder shokeve te ekipit. Edhe pse tekniku do ta grumbulloje ne ndeshjet e ardhshme, Gallas nuk mund te mbaje me shiritin e kapitenit qe i ka kaluar te riut Fabregas. Gallas do jete i gatshem per skuadren qe ne ndeshjen e dites se neserme per Champions League kunder Dinamos se Kievit. Nuk jemi shume kurajoze ne ndeshje dhe une besoj se duhet te jemi si ushtare. Te jesh kampion do te thote te luftosh cdo jave dhe te mos dorezohesh asnjehere. Nuk eshte e mundur te fyesh nje shok skuadre gjate ndeshjes. Dua te mbrohem pa permendur emra por nuk eshte e udhes qe te rinjte te bejne komente te tilla, theksoi mesfushori 31 vjecar ne prag te ndeshjes kunder Manchester City-t. Menjehere pas kesaj deklarate, Wenger e la ne tribune lojtarin francez, por humbja ndaj City-t duket se ka nxjerre ne pah boshlleqet e mesfushes se Topcinjve, duke detyruar Wenger te beje nje hap pas. kujdes ti shoku kur jep lajme per arsenalin se mos shkrun ndonje te paber edhe hajd merru me mu pastaj:) | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| | | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Dec 03, 2008 8:18 pm | |
| Rummenigge: Ribery dhe Poldi nuk do levizin
03/12/2008 17:50 Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka qene shume i qarte ne lidhje me zerat per nje largim te mundshem te francezit Franck Ribery. Mund te siguroj tifozet se asnje shume nuk do na mbushe mendjen per te larguar Ribery nga skuadra. Ai ka nje kontrate qe e lidh deri ne vitin 2011 dhe nuk do te largohet, theksoi Rummenigge. Me tej, ai ka pohuar se gjate merkatos se janarit nuk do kete ardhje ne skuader, pervec huazimit te perkohshem te amerikanit Donovan. Me Tymoschuk kemi pasur disa kontakte formale por gjithcka mund te arrihet ne fund te sezonit, ndersa Podolski nuk do levize. Schweinsteiger? Do jete e veshtire ta mbajme por une jam pessimist, perfundoi Rummenigge. Mesfushori biond kontrata e te cilit skadon ne fund te sezonit, mund te nise bisedimet qe ne janar me skuadrat qe e kerkojne. Ne pole position per te blere Schweinsteiger qendron Juventus dhe Real Madrid. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Dec 03, 2008 8:34 pm | |
| Trezeguet: Kombetarja me mungon shume
03/12/2008 15:50 David Trezeguet flet pas shume kohesh per mungesen e gjate ne kombetaren e Frances, per shkak te zgjedhjeve te trajnerit Domenech. David Trezeguet flet pas shume kohesh per mungesen e gjate ne kombetaren e Frances, per shkak te zgjedhjeve te trajnerit Domenech. Kombetarja me mungon shume, ka theksuar sulmuesi i Juventusit ne nje interviste per gazeten LEquipe, duke theksuar se enderron ende te marre pjese ne boterorin e vitit 2010. Mendoj shume per mundesine e pjesemarrjes ne boterorin 2010. Nuk i kam vene kapakun kesaj endrre. Kombetarja me ka munguar dhe me mungon shume edhe sot, ka pohuar Trezeguet. Me tej, ai shton se nuk eshte e vertete se eshte thene qe ne rast se gjerat shkojne keq me kombetaren, ai do ta kete rrugen e hapur. Nuk jam absolutisht dakord me kete gje, nenvizoi sulmuesi shtatlarte. Thirrja e fundit e tij ne kombetare daton ne mars te ketij viti ne kuader te miqesores me Angline. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Dec 03, 2008 8:35 pm | |
| Huntelaar: Nuk jam Van Nistelrooy
03/12/2008 15:20 Ne nje interviste dhene per gazeten AS, Huntelaar nuk e fsheh gezimin per marreveshjen e arritur me Real Madrid. Njeriu i momentit ne Spanje, Klass Jan Huntelaar, i cili u ble nga Real Madrid, ka folur per here te pare si lojtar i skuadres merengues edhe pse zyrtarisht do zbrese ne fushe gjate muajit janar. Ne nje interviste dhene per gazeten AS ai nuk e fsheh gezimin per marreveshjen e arritur vetem gjate dites se djeshme. Une jam Huntelaar dhe jo Van Nistelrooy. Ne te dy kemi karakteristika te ndryshme, eshte shprhur sulmuesi, duke evituar krahasimin me bashkekombasin Van Nistelrooy, i cili e ka mbyllur sezonin per shkak te nje demtimi te rende. Ruud eshte nje lojtar i madh dhe pika ime e referimit. Eshte nje goleador fantastik, shtoi ai. Dua te shenoj shume dhe te ndihmoj Realin. Per mua eshte nje enderr e kthyer ne realitet. Te gjithe holandezet e skuadres me kane thene qe per nje futbollist ketu eshte maksimumi. Jam shume i lumtur, ka theksuar Huntaleaar, duke shtuar se shpreson qe kolonia holandeze e Real Madrid ta ndihmoje per te mesuar sa me shpejt spanjisht. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Dec 03, 2008 8:45 pm | |
| Brazil, Edmundo njofton terheqjen nga futbolli
03/12/2008 17:15 Sulmuesi brazilian Edmundo ka vendosur te terhiqet perfundimisht nga futbolli i luajtur. "O'Animal" sic quhet ndryshe Edmundo, eshte shprehur se vendimi i tij eshte i pakthyeshem. Kohet e fundit ai eshte aktivizuar ne radhet e klubit brazilian Vasco de Gama pas nje karriere plot ulje dhe ngritje ne Europe per shkak te problemeve me karakterin e tij te ashper. Vendimi i ish sulmuesit te Fiorentines dhe kombetares se Brazilit do te behet zyrtarisht i ditur pas ndeshjes mes Vasco da Gama dhe Vitoria-s qe do te luhet diten e diele. Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme, pasi skuadra e Edmundo-s rrezikon renien nga kategoria. Tashme vendimin e kam marre dhe nuk do kthehem me prapa, ka theksuar sulmuesi ne nje interviste per mediat lokale. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Wed Dec 03, 2008 8:59 pm | |
| Sampras: Federer do ta thyeje rekordin tim
03/12/2008 16:55 Ish tenisti amerikan, Pete Sampras eshte i bindur se Roger Federer do ta thyeje rekordin e tij me 14 fitore ne turnete Grand Slam. Mendoj se Federer do ta thyeje rekordin tim brenda dy viteve te ardhshme, ka thene ish legjenda e raketes gjate nje vizite te tij ne Londer ku mori pjese ne turneun e veteraneve BlackRock. Per momentin, zviceriani numer 2 ne bote eshte ndalur ne kuoten e 13 titujve Grand Slam te fituar, por gjate koheve te fundit eshte vene re nje renie e dukshme e formes se tij. Mundesine me te mire per te barazuar rekordin e Sampras ai e kishte ne turneun e Wimbledon ku u mund ne finale nga Rafael Nadal. Amerikani ka folur edhe per spanjollin, duke e vleresuar talentin e tij. Nadal do fitoje ende Roland Garros dhe me shume mundesi edhe disa tituj ne Wimbledon. Mund te arrije 10-12 tituj Grand Slam, ndoshta edhe me shume. Nese e mendojme mire, Rafa ka mundesi te fitoje me shume se kushdo tjeter, perfundoi Sampras. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:15 am | |
| Nice-Grenoble, 90 minuta me rrjeta te paprekura
10/12/2008 21:20 Ndeshja e prapambetur e javes se 16-te te Ligue 1, Nice-Grenoble eshte mbyllur me rrjeta te paprekura. Takimi i luajtur sot nuk u zhvillua ne daten 29 nentor per shkak te shiut qe permbyti nje pjese te mire te fushes se Nice. Me kete barazim, skuadra vendase arrin PSG ne vendin e katert, ndersa Grenoble arrin ne kuoten e 22 pikeve. Renditja
Lyon 34 Marseille 31 Rennes 30, Bordeaux 29 Nice 29 PSG 29 Touluse 27 Lile 26 Le Mans 24 Monaco 23 Lorient 23 Caen 22 Grenoble 22 Auxerre 20 Nancy 19 Nantes 18 Saint Etienne 16 Sochaux 12 Le Havre 12 Valenciennes 11. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:34 am | |
| Milan-Juventus ne gare per Gallas
11/12/2008 15:45 31 vjecari qe mendon te largohet qysh ne janar nga topcinjte pasi iu mor shiriti i kapitenit, beson se tashme e ardhmja e tij mund te vazhdoje ne Itali. Juventus dhe Milan, skuadra te cilat do ndeshen kete fundjave ne Olimpico te Torinos, ne perpjekje per te mbajtur hapin e Interit, po zhvillojne nje tjeter gare. Behet fjale per ish kapitenin e Arsenal-it, William Gallas. 31 vjecari qe mendon te largohet qysh ne janar nga topcinjte pasi iu mor shiriti i kapitenit, beson se tashme e ardhmja e tij mund te vazhdoje ne Itali. Sipas shtypit britanik, drejtori i Juventusit, Alessio Secco ka biseduar me homologun e tij londinez gjate ndeshjes Chelsea-Cluj. Mendohet se ata kane caktuar termat e marreveshjes qe mund te mbyllet ne muajin janar. Nga ana tjeter, Milan eshte vene ne levizje per te mos e lejuar kete transferim, duke vazhdiar bisedimet me agjentin e lojtarit francez. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:36 am | |
| Hull, sulmuesi King dhunon 20 vjecaren
11/12/2008 17:10 Sulmuesi i skuadres angleze te Premier League, Hull, Marlon King ndodhet ne telashe pasi ka dhunuar fizikisht nje vajze. Policia e ka prangosur menjehere dhe sipas te dhenave te para, sulmuesi mund te kete qene nen ndikimin e alkoolit gjate gjestit banal, por ende nuk eshte vertetuar kjo piste. 28 vjecari, baba i dy femijeve shkoi te shtunen nga nje lokal bashke me shoket e tij per te festuar fitoren kunder Middlesbrough. Ne lokal ai filloi te ngacmonte nje 20 vjecare, duke mos e kontrolluar dot veten, madje shpesh here eshte treguar agresiv ndaj saj. Femra telefonoi policine pasi u godit nga lojtari dhe fale deshmitareve, King eshte shoqeruar ne komisariat. Procesi gjyqesor ne dem te tij do zhvillohet ne muajin shkurt te vitit 2009. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:37 am | |
| Shuster, tre skuadra ne ndjekje te gjermanit
11/12/2008 21:00 CSKA Moska eshte nje prej klubeve me te interesuara per te marre ne Rusi trajnerin, por ne radhe qendrojne edhe Shalke e Shtutgart. Bernd Shuster duket se nuk do ngelet per shume kohe pa pune. Tekniku gjerman i shkarkuar para tre ditesh nga Real Madrid, eshte vene ne shenjester te tre skuadrave. CSKA Moska eshte nje prej klubeve me te interesuara per te marre ne Rusi trajnerin, por ne radhe qendrojne edhe Shalke e Shtutgart. Per shoqerine ruse, te cilen e financon bosi Roman Abramovich duket se nuk ka probleme ekonomike, pasi Shuster perfitonte nje shume te majme tek skuadra merengues. Shuster u be i njohur si trajner me skuadren e Getafes, ndersa tek Real Madrid fitoi Primera Division, por rezultatet e dobeta te ketij sezoni bere ne presidenti Calderon ta zevendesonte me spanjollin Huande Ramos. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:38 am | |
| Milan, Thiago Silva zyrtarisht kuqezi
11/12/2008 20:20 Thiago Silva ka nenshkruar me Milanin dhe diten e neserme ai do zbrese ne Milanello per te kryer testet mjekesore. Mbrojtesi i ri brazilian do forcoje repartin difensiv te kuqezinjve ne janar, por ai do luaje zyrtarisht vetem ne sezonin e ardhshem, pasi Milanit nuk i lejohet nje tjeter federim ekstra-komunitar. Thiago Silva do nenshkruaje nje kontrate 4 vjecare me 2.5 milione euro ne sezon. Kartoni i tij te cilin e kishte Fluminense, i ka kushtuar 10 milione euro klubit me qender ne rrugen Turati. Pasi eshte zyrtarizuar blerja, Chelsea dhe Vilarreall duket se kane deshtuar, pasi edhe keto klube e kerkuan me ngulm qendermbrojtesin e talentuar. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. Fri Dec 12, 2008 8:39 am | |
| Ronaldo tek Corinthias, Socrates e kritikon
11/12/2008 16:40 Ish legjenda e futbollit brazilian, nuk e ka pritur mire kete lajm, duke kritikuar vendimin e sulmuesit. Kontrata e Ronaldos me skuadren braziliane te Corinthias ka ngjallur reagime te shumta. Nje prej ish legjendave te futbollit brazilian, nuk e ka pritur mire kete lajm, duke kritikuar vendimin e ish fenomenit. Behet fjale per Socrates, i cili ne nje interviste per gazeten Estado di Sao Paulo, ka deklaruar se ky eshte nje hap i nxituar nga ana e sulmuesit. Ronaldo ka marre nje rerzik te madh mbi shpatulla. Tifozet e Corinthias jane shume ekzigjente. Duhej te kishte shkuar tek Paris Saint Germain pasi eshte nje klub qe deshiron te fitoje dhe ne France do ta kishin trajtuar si nje princ, thekson ish legjenda e kombetares se Brazilit. Pak kohe me pare, Ronaldo hodhi poshte cdo mundesi per tu bashkuar me skuadren pariziene, duke e justifikuar kete vendim me taksat e larta qe aplikon shteti francez per lojtaret. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Te rejat e Sportit. | |
| |
| | | | Te rejat e Sportit. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 2 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 2 vizitorė Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
May 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | | | Calendar |
|
|