Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Turrbullohet Bota nen ujore Koralet jane ne rrezik. Tue Nov 18, 2008 10:37 am | |
| Shkaqet kryesore janė rritja progresive e temperaturave dhe ndotja e pashmangshme e ambientitNASA lėshon alarmin: 2/3 e barrierave koralore janė drejt shkatėrrimitBota nėnujore, edhe pse vazhdon tė jetė njė parajsė e pazbuluar qė mbart nėn vete miliona mistere, ėshtė hapėsira mė e rrezikuar e rruzullit tokėsor. Ėshtė quajtur ndryshe edhe Amazona e oqeaneve, pasi vazhdon tė jetė si njė pyll i madh me lagėshtirė, kasaforta e biodiversitetit, banesa qė ka ruajtur pėr shumė shekuj pasurinė e saj. Bota nėnujore, e cila ėshtė mė shumė se 6 mijė metra e thellė, e qė ėshtė cilėsuar si bodrumi i krijimit, edhe pse shkenca e teknologjia kanė pėrparuar jashtėzakonisht shumė, ėshtė ende mbretėria e misterit pėr njerėzimin. Por tani nuk ėshtė mė e vėshtirė qė tė bėsh zbulime nė det. Sa herė qė nėn dete apo oqeane zhyten robotė dhe telekamera, gjithēka ėshtė ndryshe dhe duket njė botė e mrekullueshme. Deri nė mes tė viteve 60 mendohej se humnerat ishin njė kėnetė vdekjeprurėse. Por kjo nuk ishte aspak e vėrtetė. Ekspeditat me nėndetėse kanė treguar se bota nėnujore ėshtė plot jetė. Por tashmė shumė korale rrezikojnė tė shndėrrohen nė struktura tė zbehta dhe inerte tė vdekura. Alarmi vjen nga NASA, qė duke kryqėzuar informacionet e mbledhura deri tani, si edhe 1700 imazhe tė pėrfituara nga sateliti Landscape 7, ka ndėrtuar Millenium Coral Reef Mapping Project, njė hartė botėrore tė barrierave koralore. Duke iu referuar kėsaj pune sistematike tė bėrė deri mė tani, situatat nuk janė shumė optimiste: tė paktėn 2% e barrierave koralore gjenden brenda mjedisit, ku ndikimi i aktivitetit tė jetės humane ėshtė i kontrolluar. Pjesa mė e madhe e kėtyre ekosistemeve tė gjalla, por shumė delikate, qė ngjajnė si njė fidanishte nė det, vazhdojnė tė jenė tė ekspozuara nga kėrcėnimet e shkatėrrimit sistematik, nga pėrdorimi i eksplozivėve pėr peshkim dhe nė fund tė fundit edhe nga asfiksimi i ngadaltė i ndotjes. Ndėr tė tjera, sipas kėrkuesve tė NASA-s, edhe nė vendet ku presioni i opinionit publik arrin tė krijojė njė normativė tė mirė tė mbrojtjes, jo gjithnjė rezultatet janė tė kėnaqshme: nė shumė raste mbrojtja vjen vetėm nė letra (ndėrkohė qė numri i vendeve bregdetare tė mbrojtura rritet, niveli i vėrtetė i mbrojtjes mbetet i ulėt); nė tė tjera zona mbikėqyrja ėshtė shumė e vogėl pėr tė siguruar njė mbrojtje efikase tė qenieve qė gjenden rreth kėtyre ekosistemeve. Problemeve tradicionale tashmė i ėshtė shtuar edhe kėrcėnimi i tė nxehtit, i lidhur ngushtėsisht me efektin serrė, kujton drejtori shkencor nė Wwf. I nxehti global ėshtė duke krijuar acidifikimin e oqeaneve, e cila reflektohet nė mėnyrė shumė tė rėndė nė gjendjen e barrierave koralore. Sipas tė dhėnave nga UNEP-i, programi ambientalist i vendeve tė bashkuara, rreth 20% e tyre tashmė janė tė humbura, 24% tė tjera janė nė rrezik tė vazhdueshėm tė kolapsit dhe 26% tė tjera janė tė kėrcėnuara nga fundi i ngadaltė. Me pak fjalė, 2/3 e barrierave koralore janė shkatėrruar ose rrezikojnė tė vdesin pėrgjithnjė. Nga 255 mijė kilometrat katrorė tė barrierave koralore, 92 mijė prej tyre janė tė pėrqendruara nė juglindje tė Azisė, ku masa e shkatėrrimit ka kapur 38%. 63 mijė tė tjera i pėrkasin Australisė dhe ndodhen nė njė nivel tė mirė mbikėqyrjeje (masa e shkatėrruar: 2%). Rreth 27 mijė janė nė ishujt e Paqėsorit nė veriperėndim (masa e shkatėrrimit 2%). 19 mijė tė tjera ndodhen nė Azinė e Jugut (masa e shkatėrrimit ėshtė shumė e lartė: 45%). 17 mijė nė Detin e Kuq (masa e shkatėrrimit ėshtė 4%). Pėrveē ngritjes sė temperaturave dhe mėnyrės sė paligjshme tė peshkimit, njė tjetėr shkak shumė i rėndė pėr shkatėrrimin e barrierave koralore ėshtė rritja gjithnjė e mė e madhe e pėrbaltjes (turbullimit tė ujėrave), e cila i heq transparencėn dhe pengon rrezet e diellit dhe ul kapacitetin e fotosintezės tė algave, qė jetojnė nė brendėsi tė koraleve, duke i dhėnė ngjyrė atyre.70%SITUATASipas tė dhėnave tė fundit tė UNEP-it, janė humbur 20% e barrierave koralore, 24% janė akoma nė rrezik dhe 26% e tyre janė nė pėrfundimin jetėsorPESHKIMI I PALIGJSHEMEdhe peshkimi i paligjshėm, i cili nė mė tė shumtėn e rasteve bėhet me shpėrthime (dinamit dhe lėndė tė tjera plasėse) ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė shkatėrrimit tė barrierave koralore255000 km/k SHTRIRJANė 255 mijė km/k, 92 mijė prej tyre janė nė Azinė juglindore, 27% nė Paqėsorin veriperėndimor, 19% nė Azinė e jugut, 17% nė Detin e KuqNDOTJA E UJERAVEEkspeditat me nėndetėse kanė treguar se bota nėnujore ėshtė plot jetė. Por tashmė shumė korale rrezikojnė tė shndėrrohennė struktura tė zbehta dhe inerte tė vdekuraZhytjet, nė mėnyrė krejtėsisht natyraleNismėtari nxit idenė e eksplorimit tė deteve pa bombol oksigjeniNjė shpėrthim jetėsor ose Ndjesia e tė qenit nė qetėsinė e njė akuariumi. Nicola Brischigiaro, njė nismėtar i zhytjeve pa oksigjen, i njohur ndryshe si njeriu qė flet me delfinėt dhe themeluesi i Apnea National School e pėrshkruan me shumė emocion zbritjen drejt barrierave koralore. Ka qenė njė ndjesi mė e emocionuese se tė tjerat? Nė parkun kombėtar tė Ras Mohamed, nė Sharme l-Sheik, mė ėshtė dukur sikur gjendesha nė skenarin e njė filmi fantastiko- shkencor, isha si nė njė akuarium ku jeta pulsonte. Normalisht mendohet qė detet tropikale janė tė mbushura me peshq. Nė realitet, nė ujėra kaq tė ngrohta nuk ėshtė e thėnė tė favorizohet jeta nėnujore dhe tė gjesh momente entuziaste nuk ėshtė e lehtė. Por barriera koralore ėshtė tjetėr gjė komplet. Ėshtė njė spektakėl gjithnjė i mrekullueshėm. Nė cilėn thellėsi duhet tė zbresėsh pėr ta shijuar atė panoramė? Nuk ėshtė e nevojshme tė arrish nė fund. Mjafton maska, lopatat dhe kallami i ajrit. Nuk ėshtė e rėndėsishme tė jesh ekspert pėr tė shkuar deri te koralet. Nė Detin e Kuq gjendja e tyre mė ėshtė dukur e mirė. Nuk kam vėnė re pėrkeqėsime. Ēfarė takimesh mund tė bėsh mes koraleve? Duke zbritur nė 50 metra thellėsi gjendesh pėrballė peshkut Manta, i cili duket sikur fluturon nė ujė. Ai ishte takimi mė emocionues. Mė pas u pėrballa me peshkun Napoleon, peshkun Pagliaēio, peshkun neto, Barracuda, por kėta tė fundit mund ti gjesh edhe nė ujėrat e Mesdheut. Ēfarė ndryshimi ka tė zbresėsh pa ndihmėn e bombolės sė oksigjenit? Disa peshq tremben pikėrisht nga bombolat, tė cilat nxjerrin flluska qė ngjiten lart. Pa ndihmėn e saj ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė shijuar emocionet e fundit tė detit. Pa prekur asgjė, duke u pėrzier bashkė me peshqit. | |
|