Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Si do te dukej bota pa ne? Tue Nov 18, 2008 10:26 am | |
| Natyra do tė pushtonte Tokėn, ndėrsa kafshėt rrugėt. Mirė se erdhėt nė planetin tokė! Popullsia 0. Mund ta shihni me sytė tuaj se si do tė dukej bota pa ne. Pamjet e mėposhtme janė krijuar pėr tė ilustruar se ēfarė do tė ndodhė nėse qeniet njerėzore nesėr nuk do tė ishin mė dhe nėse pėr ēfarėdolloj arsyeje njerėzimi do tė jetė zhdukur. Ndoshta duke qenė pa ne, shkatėrruesit mė tė mėdhenj, sigurisht qė natyra do tė fillojė tė mendojė seriozisht pėr veten. Fushat dhe kullotat do tė mbuloheshin nga bari dhe pyjet, ajri dhe uji do tė pastroheshin nga ndotjet dhe rrugėt dhe qytetet do tė mbuloheshin nga gjelbėrimi. "E vėrteta e hidhur ėshtė se peizazhi do tė pėrmirėsohej dukshėm sapo qeniet njerėzore tė dilnin nga skena", shprehet John Orrock, njė biolog i qendrės kombėtare pėr analizat ekologjike nė Santa Barbara, nė Kaliforni. Ēėshtja qė shtrohet ėshtė kjo: Pėr sa kohė do tė vazhdojnė tė ruhen "mbeturinat" e qytetėrimit tonė? Ēfarė do tė lėmė pas? Ēfarė do tė mėsojė njė alien rreth nesh kur tė zbresė nė tokė 100 vjet ose mė shumė kohė pasi tė jemi zhdukur? Pėrgjigjja: Sigurisht, asgjė.
Sepse brenda 100 vjetėsh shumica e gjurmėve pėr jetėn tonė moderne do tė jetė shkatėrruar plotėsisht nga moti, gėrryerja, lėkundjet e tokės, kafshėt qė do tė kenė ngelur gjallė, insektet dhe bakterit. Por ajo ēka ėshtė mė e ēuditshme ka tė bėjė me faktin se monumentet dhe hieroglifėt e qytetėrimeve antike do tė ruhen mė shumė se sa ndėrtesat, miliona librat dhe kujtimet tona elektronike. Alienėt qė mund tė vizitojnė tokėn, ndoshta do tė mendojnė se qytetėrimi i fundit mbi tokė ka qenė ai egjiptian. Pikėrisht tema mbi qytetėrimin e shekullit XXI ishte nė qendėr tė kėrkimeve tė njė dokumentari televiziv, "Life After People". E gjithė kjo nuk ėshtė aspak njė supozim. Pėr rreth 2 orė e gjysmė specialistėt e shkencės kanė analizuar me kujdes mbi tė ardhmen e tokės, kur nė tė tė mos ketė ngelur asnjė njeri i gjallė. "Brenda njė kohe tė shkurtėr, maksimumi brenda njė ose dy ditėsh, do tė fillonin blackout-ėt e parė, pasi askush nuk do tė kujdesej mė pėr centralet", shpjegon Gordon Masterton, president i Institutit tė Inxhinierisė Civile nė Londėr.
Burimet e energjisė sė rinovueshme, si turbinat me erė, apo panelet diellore, do tė mbanin tė ndezura automatikisht pak drita, por pa mirėmbajtjen e rrjetit tė shpėrndarjes, edhe ato do tė dilnin jashtė pėrdorimit brenda pak javėve. Pa elektricitetin do tė ndalonin pompat elektrike, impiantet pėr funksionimin e kanalizimeve pėr ujėrat e zeza dhe tė gjitha aparaturat e tjera tė shoqėrisė moderne. Mungesa e mirėmbajtjes do tė ēonte drejt shkatėrrimit ndėrtesa, rrugė, ura dhe struktura tė tjera. Konstruksionet moderne janė projektuar pėr tė duruar mesatarisht 70 vjet, urat deri nė 120 dhe digat deri nė 250, por kjo parashikon edhe mundėsinė qė dikush ti mbajė tė pastra dhe tė zgjidhė problemet e herėpashershme qė mund tė shfaqin. Dhe pa njerėzit qė mund ti kryejnė kėto detyra, qė nė pamje tė parė duken tė parėndėsishme, gjėrat do tė shkonin shumė shpejt drejt shkatėrrimit. "Dritat shumė shpejt do tė fiken nė tė gjithė botėn dhe tė vetmet qė do punojnė edhe pėr disa kohė do tė jenė turbinat me erė, por pas disa javėsh planeti do tė zhytet nė njė errėsirė tė thellė, qė nuk qė ėshtė parė qė nga koha kur njerėzit e parė primitivė grumbulloheshin rreth zjarrit", tregon ai. Pas gjashtė muajsh, zonat urbane do tė nisin tė ripopullohen nga kafshėt, pėrshi kėtu edhe ato ish-shtėpiaket.
Brenda 20 vjetėsh, ujqėrit dhe arinjtė do tė jenė "padronėt" e vetėm tė rrugėve dhe ēdo ndėrtesė e bėrė me dru do tė nisė tė shkatėrrohet, veēanėrisht aty ku "lulėzojnė" termitet. Edhe strukturat e forta prej ēeliku do tė nisin tė shkatėrrohen. Pas 40 apo 50 vjetėsh, gėrryerja e ēelikut, inkursioni i rrėnjėve bimore dhe efektet e motit nėnkuptojnė se ndėrtesat moderne do tė nisin tė bien. Brenda njė shekulli pothuajse tė gjitha makinat do tė jenė ndryshkur tėrėsisht. Ndėrtesat prej xhami do tė bien, ndėrtesat prej guri do tė shkatėrrohen, i ftohti dhe bora do tė kthejnė rrugėt nė gėrmadha, do tė dalin nė sipėrfaqe ujėrat nėntokėsore, metrotė do tė pėrmbyten, ndėrsa pjesė tė tėra tė qytetit do tė mbulohen nga bari. Pėr shembull, Londra do tė pėrmbytet pas vėrshimit tė Tamizit, ashtu sikurse Spanja, Franca apo Roma. Minjtė do tė jenė ushqimi i preferuar i fajkonjve dhe skifterėve. Nė fund, kafshėt e mėdha do tė rishfaqen sėrish brenda 100 vjetėsh. Gjysmė milion elefantėt e Afrikės do tė jenė shtuar nė dhjetė milionė ose mė shumė. Gjėja e gjallė, si demat apo delet, do tė zhduken ngadalė nga grabitqarėt agresivė. Ndėrkohė, kujtimet mė tė ēmuara tė historisė dhe kulturė sonė, qė janė ruajtur nėpėr arkiva me temperaturė dhe lagėshti tė kontrolluar, do tė jenė zhduken gjithashtu. Pjesa mė e madhe e kujtimeve njerėzore, si librat, fotografitė, tė dhėnat elektronike, do tė jenė ēngjyrosur duke lėnė pak gjurmė qė dėshmojnė pėr ekzistencėn tonė. Marre nga : Gazeta Shqip | |
|
ilir!! V.I.P
Numri i postimeve : 55 Name : 0 Points : 0 Registration date : 19/05/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Wed Nov 19, 2008 8:57 pm | |
| NE E PRISHEM RRUZULLIN TOKESOR ME PADREJTESITE QE I BEJME. | |
|
D&G Fillestar/e
Numri i postimeve : 11 Name : 0 Points : 0 Registration date : 09/10/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Wed Nov 19, 2008 9:41 pm | |
| bota pa ne eshte si deti pa uje | |
|
vl_girl Moderator
Numri i postimeve : 1575 Name : 0 Points : 509 Registration date : 07/11/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Tue Dec 30, 2008 2:29 am | |
| si gjėlla pa kripe | |
|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Tue Dec 30, 2008 5:58 pm | |
| e manget | |
|
bukuroshja_dr Moderator
Numri i postimeve : 3264 Name : 0 Points : 7 Registration date : 20/05/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Tue Dec 30, 2008 7:32 pm | |
| | |
|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Tue Dec 30, 2008 9:09 pm | |
| | |
|
bianka Moderator
Numri i postimeve : 1499 Name : 0 Points : 525 Registration date : 18/04/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Wed Feb 11, 2009 2:09 am | |
| Do te kishte me shume gjelberim apo ajer te paster por do ishte e pakuptime,boshe pa ne. | |
|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? Wed Feb 11, 2009 3:28 pm | |
| | |
|
bianka Moderator
Numri i postimeve : 1499 Name : 0 Points : 525 Registration date : 18/04/2008
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Si do te dukej bota pa ne? | |
| |
|