Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Korrupsioni, "Fiks Fare" kap mat prokurorin Fri Feb 22, 2008 3:14 am | |
| "Prokurori mė kėrkoi pesė mijė euro qė tė kėrkonte njė dėnim minimal pėr djalin tim". Kjo ėshtė akuza qė ngriti dje nė emisionin "Fiks Fare" Zagoll Muēa.
Djali i tij, Selam Muēa, ėshtė arrestuar disa muaj mė parė dhe nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Kavajė ka filluar hetimi gjyqėsor. Dy ditė pėrpara dhėnies sė konkluzioneve tė organit tė akuzės nė kėtė proces, i cili pėrfaqėsohej nga prokurori Musa Mėrkurti, ky i fundit i kėrkon babait tė njėrit prej tė pandehurve, qė tė paguajė 3500 euro, kundrejt njė pretence me sa mė pak vjet burg.
Sipas qytetarit Zagoll Muēa, prokurori nėpėrmjet avokatit tė tė birit, i kishte kėrkuar fillimisht pesė mijė euro pėr ti kėrkuar gjykatės njė dėnim minimal. Babai i tė pandehurit nuk kishte mundėsi tė gjente shumėn e mėsipėrme dhe i jep fillimisht dy mijė euro prokurorit.
Nė bisedėn e regjistruar, qė u transmetua dje nė "Fiks Fare", prokurori Musa Mėrkurti pranon se ka marrė prej Zagoll Muēės dy mijė euro. Nė kėtė moment, qytetari i jep edhe pesėqind euro tė tjera. Mė pas fillon pazari se edhe sa euro tė tjera duhet ti paguante qytetari prokurorit qė ai tė kėrkonte njė dėnim jo mė shumė se tetė vjet burg pėr tė pandehurin.
Duke i lėnė takim njė ditė pėrpara seancės gjyqėsore, gjatė sė cilės do tė jepeshin konkluzionet e akuzės, prokurori i kėrkon dhe njė mijė euro tė tjera Zagoll Muēės.
Pa e ditur se e gjithė biseda mes tyre regjistrohej, prokurori pranon se do tė kėrkojė shtatė vjet e pak vite burg pėr tė birin e plakut qė po i dorėzonte paratė. Megjithatė, ai thekson disa herė gjatė bisedės se vendimin pėrfundimtar do ta jepte gjykata. Ndėrkohė qė i kujton disa herė qytetarit se djali i tij, i cili sot ėshtė ulur nė bankėn e tė akuzuarve akuzohet pėr katėr vepra penale dhe dėnimi qė parashikon ligji nė kėto raste ėshtė shumė i madh, rreth 15 vjet burg.
Biseda e qytetarit me prokurorin
Qytetari: Unė do tė kisha ardhur me Pjetrin, avokatin, por ai kishte gjyq nė Fier. Nė orėn 10.00 e kishte gjyqin tjetėr dhe... U mundova dhe erdha vetė, se u turpėrova atė ditė... Se unė njė 2 mijėshe mblodha atė ditė. Tani jam gati, mė thuaj!
Prokurori: Nė ēkuptim?
Qytetari: Se 2 mijė ti dhashė
Prokurori: Po!
Qytetari: Tani sa do tė tjera?
Prokurori: Ēfarė? Se unė i thashė atij sa mund tė kėrkoj unė, sa mund tė kėrkoj masė dėnimi.
Qytetari: Unė erdha pėr minimum.
Prokurori: Jo, nuk e bėj, 7 vjet e njė ēikė do tė kėrkoj...
Qytetari: Ti ke fėmijė vetė tani, unė...
Prokurori: O Zagoll, ti e ke ēun, unė kam 12 muaj qė 12 herė a 200 herė qė e sjell nėpėr mend, si me qenė vėllai im. Kėtė a e beson?
Qytetari: Po.
Prokurori: Por nuk i bihet murit me kokė. Ēfarė nuk e pėrmban ligji. Me e thy ligjin, unė nuk e thyej dot. Ti ke avokatin tėnd. Unė nuk jap dėnim, unė kėrkoj dėnim. Unė jam prokuror. Nė emėr tė shtetit, them, qė filani ka bėrė kėtė vepėr penale, i ka katėr vepra penale do tė kėrkoj njė ēikė mė tepėr se... me sakrifiku punėn time, rreth 8 vite... Fol me avokatin, fol me gjykatėn, se e ka 15 vjet, se nuk e ka prokurori...
A ke folur me njeri deri mė sot, a ke folur me njeri? Tė hėnėn ėshtė kėrkesa qė do tė bėj unė. Kam bėrė njė etiketim, atė qė i thashė Pjetrit atė ditė, rreth 8 vjet.
Qytetari: Nuk ka mundėsi te 7?
Prokurori: Jo te 7 fiks nuk e bėj dot.
Qytetari: Ku te 8?
Prokurori: Te 8. Nuk bėhet Zagoll. Do tė prishet ēėshtja prapė? Qė ta bėjė dikush tjetėr e me ti dhėnė 15 vjet. Me 4 vepra penale dhe me gjithė atė gramaturė droge, e ka 15-shi... Unė sadopak tė kėrkoj... me rrezik pėr veten time. Vendimin pėrfundimtar e jep gjykata. Duhet me shku me fol, sepse pėr 9 gramė Zagoll janė marrė 9 vjet burg. Kėta kanė 300 gramė njėri, 500 tjetri, rreth 1 kile drogė ti japin 15 si duke qeshur...
Qytetari: E di, ma ke thėnė edhe njė herė...
Prokurori: Unė me sakrificė do tė pėrpiqem me i kriju mundėsinė gjykatės, mos me kėrku unė shumė, me kėrku sa tė mundem mė pak, por jo te 7-shi...
Qytetari: Por tė paktėn te 7 e gjysma...
Prokurori: Dakord, aq besoj, aq po munda, aq do marrė.
Qytetari: Mė dha njė porosi ēuni, mė tha se... Unė e kam vėnė nė shitje makinėn dhe nesėr, tė shtunėn nė mėngjes, marr pagesėn. Dy ti kam dhėnė, urdhėro edhe njė pesėshe, tė tjerat i do tė shtunėn apo tė dielėn, se marr nga makina?
Mė thuaj sado ti? Apo mirė tė hėnėn?
Prokurori: Jo, tė hėnėn, se unė tė shtunė dhe tė diel punoj nė dosje...
Qytetari: Mė thuaj ti...
Prokurori: Jo, nuk tė them, nuk fliten tani kėto muhabete... Nuk di gjė pėr gjykatėn, nuk kam asnjė punė, zgjidhe me avokatin, ēfarė tė marr pėrsipėr...
Qytetari: Ma thuaj, 2500 u bėnė ti dhashė, e sa tė tjera?
Prokurori: Edhe njė njėshe.
Qytetari: Edhe njė. Mirė faleminderit! | |
|