{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*}
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

 

 ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA

Shko poshtė 
4 posters
AutoriMesazh
CocaInE
Webmaster
Webmaster
CocaInE


Numri i postimeve : 1329
Location : Ne MEs te BaRiT & CocA's
Name : 0
Points : 3
Registration date : 22/02/2008

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedTue Feb 26, 2008 1:23 am

Pa komplekse, nuk paragjykojne dhe pa tabu? Vetem me fjale. Pas maskes adoleshentet fshehin brishtesine, turpin. Dhe mijera pyetje. Qe u kemi dhene pergjigje.

Pushimet e para te pashoqerura nga mami dhe babi. Oret e vona jashte me miqte. Vera per adoleshentet eshte stina e "takimeve te zjarrta". Eshte pikerisht periudha kur kontrolli i prinderve nuk eshte dhe aq i rrepte dhe mbremjeve mund te vonohesh pak me teper se zakonisht... Dhe eshte me e thjeshte te shijosh pervojat e para. Sigurisht, per ata qe nuk jane perballur me debutimin e madh te dashurise. Por dyshimet jane te shumta. Nje studim mbi adoleshentet evropiane ka nxjerre ne drite nje injorance te pashoqe. Pershembull 11 per qind e te intervistuarve nuk njohin as edhe nje metode kontraceptive, 67 per qind nuk e dine se cila eshte koha riprodhuese e ciklit. Per te mos folur pastaj per pasigurite qe kane lidhje me pamjen e jashtme, mundesise per te dashuruar, frikes nga braktisja. Keshtu qe per ndokend seksi kthehet ne nje pervoje shkaterruese. Keshtu sic e ka ka treguar Melisa P., nje pesembedhjete vjecare qe ka tronditur Italine me botimin e nje libri te titulluar "100 goditje me kreher para se te shkosh te flesh", ditari erotik i adoleshentes qe kalon nga nje shtrat ne tjetrin. Po c'mund te bejme per te ndihmuar te rinjte per ta kaluar sa me qete dashurine? Hapi i pare eshte nje informim korrekt. Kemi mbledhur 26 pyetje "te zjarrta" te formuluara nga vajza dhe djem dhe kemi marre pergjigjet e tre eksperteve: nje psikologe, nje seksologe dhe nje gjinekolege. Dhe ja pergjigjet.

FRIKAT E ASAJ
Dhimbja e heres se pare. Lidhjet e "rrezikshme". Pilula e dites se neserme. Te gjitha ato qe duhet te dine vajzat
1. A eshte e dhimbshme hera e pare?
Kjo varet nga himeni juaj (cipa e virgjerise), qe mund te jete me pak apo me shume elastik. Rezultati: ndoshta do te ndjesh pak dhimbje, por nuk eshte e thene. Nje gje eshte e sigurt: sa me e qete, sa me komode dhe sa me e binndur te jesh per ate qe je duke bere, aq me i vogel do te jete probabiliteti me te ndjere dhimbje. Dhe nuk eshte e thene qe te kesh gjakrrjedhje. Edhe kjo varet nga himeni. Nese kjo cipe cahet, atehere do te keni nje gjakderdhje te vogel. Por ka raste qe kjo nuk ndodh, pikerisht kur himeni eshte elastik dhe nuk cahet.

2. Jam 15 vjec dhe do te doja te filloja te pija pilula. A eshte shume heret?
Asnjehere nuk eshte shume heret, mund te marresh pilula qe ne raportin e pare seksual. Pilula ka efekte anesore shume te vogla, dhe ne moshen tuaj, gjeja me e keqe qe mund te ndodhe eshte nje shtatezani e padeshiruar. Pilula eshte ideale nese keni raporte seksuale te shpeshta ne nje lidhje te qendrueshme. Por nese behet fjale per raporte te rastit, atehere me mire eshte prezervativi.

3. A eshte e vertete qe pilula te shendosh (trashė)?
Absolutisht jo. Pilulat e viteve te fundit, qe kane nje doze te ulet hormonesh, nuk e provokojne rritjen e peshes.

4. Pilula a te ndihmon per pastrimin e lekures nga pucrat?
Sigurisht. Ndoshta nuk e dini, por aknet shfaqen si pasoje e prodhimit me shumice te hormoneve mashkullore, ato androgjene: lekura behet e yndyrshme, me shkelqim, dhe shfaqen pucrat dhe pikat e zeza. Estrogjenet qe permban pilula balancojne veprimin e ketyre hormoneve "shqetesues" dhe riekuilibrojne lekuren.

5. Pilula, ndikon ne uljen e pjellorise?
Perkundrazi, pilula e ruan pjellorine. Dhe kjo sepse e mban trashegimine e qelizave te vezes ne nivele me te larta. Keshtu, ka me pak rreziqe qe pas tridhjete vjetesh pjelloria jote te ulet. Per me teper, ndihmon per te mbajtur ne shendet te mire aparatin riprodhues, duke parandaluar cistet dhe tumoret ne vezore.

6. Duhet te vizitohem tek gjinekologu para apo pas raportit te pare?
Idelja do te ishte te shkonit me pare, madje te shkonit menjehere sapo te vinin menstruacionet per te paren here. Vizita duhet te kthehet nje takim te perhershem, te pervitshem. Keshtu do te shkosh deri tek kontakti i pare seksual e pergatitur dhe e pergjegjshme per rendesine e kontracveptiveve.

7. Jam minorene. A mund ta marr pilulen pa e marre vesh prinderit e mi?
Pyetje me spec kjo. Pasi ne te gjithe boten firmat farmaceutike kur reklamojne produktet kontraceptive, u drejtohen pikerisht moshave te reja. Keshtu teoriksht gjinekologet duhet t'ua rekomandojne pilulen te rinjve, por jo te gjithe mjeket e bejne kete pa kerkuar autorizmimin e prinderve. Me teper sesa per arsye shendetesore, per ceshtje etike.

8. Si funksionon pilula e dites se neserme?
Thjesht: E ndalon vezen e fekonduar te zbrese ne miter. Nese merret deri ne 24 ore pas raportit seksual, funksionon ne 95 per qind te rasteve. Sa me teper kalon koha, aq me teper ulet edhe efikasiteti i ilacit, qe pas 72 oresh zbret deri ne 50 per qind.

9. Jam minorene. A mundem ta marr pilulen e dites se neserme pa e marre vesh prinderit?
Sigurisht, mjafton te shkosh ne farmaci dhe mund ta blesh menjehere pilulen, qe nuk kushton me teper sesa 350 leke (te reja). Nderkohe, ne Italine fqinje, adoleshentet nuk jane kaq me fat, ato nuk mund ta blejne pilulen pa receten e mjekut. Kurse ne France, jo vetem qe eshte ne shitje te lire, por shperndahet edhe falas neper shkolla. Por gjeja me me mend qe mund te behet, eshte qe te shqetesoheni per kontraceptivet perpara aktit te pambrojtur. Pasi pilula e dites me pas perdoret vetem ne raste urgjente.

10. A ka rrezik te marr infeksione?
Sipas statistikave, moshat me te rrezikuara jane nga 15 deri ne 19 vjec. Mes infeksioneve, me i perhapuri eshte "clamidia". Dhe eshte me i padukshmi, ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma, ne raste te tjera shtohen sekrecionet dhe ka edhe djegie. Kurohet me antibiotike. Nuk duhet lene pas dore: ne disa raste mund te shkatoje infeksione me te renda qe shkojne deri ne sterilitet. Shume i perhapur eshte dhe "candida" (myku), i shkaktuar nga nje kerpudhe e vecante qe riprodhohet me shume shpejtesi ne rastet kur jeni duke perdorur antibiotike ose merrni pilulen. Per ta kuruar, ka kremra ose ovula, apo kompresa dhe lavazhe me perberje kunder mykeve. Kurse per bakterret, nuk ka kura te perhershme per t'i zhdukur. E vetmja gje qe mund te behet eshte te zvogelosh veprimin e virusit me nje mjekim specifik dhe te perdoresh gjithmone prezervativin, per te shmangur cdo lloj infeksioni.

11. Kam maredhenie seksuale prej nje viti, por nuk e kam aritur orgazmen. Eshte normale?
Per fat te keq po. Ka edhe gra te rritura qe e kane problemin tend. Te duhet fillimisht te kuptosh nese mund te arrish ne orgazme klitorike apo jo. Ne rast se jo, atehere duhet te shkosh tek gjinekologu: ndoshta ke ndonje anomali vaginale qe nuk te lejon te eksitohesh. Ne rast te kundert nuk ka problem. Ka shume femra qe arrijne vetem orgazme klitorike dhe kane nje jete seksuale mese te kenaqshme. Gjithashtu mund te provosh ta gershetosh penetrimin me stimulimin e klitorit. Ne kete menyre mund te arrish edhe orgazme vaginale. Nuk arrin edhe keshtu? Mos u tremb, vazhdo te besh ate qe te jep kenaqesi pa u shqetesuar, je plotesisht brenda normes.

12. Dua gjithmone te bej dashuri kur eshte erresire qe ai te mos shohe celulitin tim. A eshte normale?
Le te themi qe eshte nje sjellje mjaft e perhapur. E cuditshme, sepse, sipas statistikave, djemte nuk i vene re gjerat joperfekte tek femrat. Gjithsesi, ne shtrat, asnje djale nuk mund ta vere re celulitin, pasi me teper perqedrohet tek kenaqesia qe merr prej teje. Dashuria nuk eshte sfilate mode. Eshte mekat qe ti nuk e lejon te te shohe kur zhvishesh. Pasi eshte gjesti ai qe eshte erotik, dhe jo ajo qe ke nen rroba

. 13. Jam 18 vjec, mjaft e turpshme. Nuk kam pasur asnjehere ndonje lidhje. Eshte normale?
Sigurisht, pasi ne dashuri nuk ka parametra te normalitetit, cdokush ben ate qe ndien. Keshtu qe nuk ke pse shqetesohesh. Mikeshat e tua kane pasur lidhje? Shume mire, por nuk jemi te gjitha njelloj. Heret a vone do ta gjesh dike qe te te beje te ndrrosh mendje. Por nese nuk ke lidhje pasi ke frike, ketu ka njefare problemi. Nese flet me ndonje moter me te madhe, apo me mamane, nese me te hapesh, do te te beje mire.

FRIKA E TIJ

"Permasat e duhura" dhe zgjatja ideale. Ankthi i refuzimit dhe misteret e orgazmes femerore. Shume pikepyetje, dhe nje ankth i madh: po sikur te mos jem ne lartesine e saj?

1. Cila eshte mosha e duhur per raportin e pare?
Teorikisht mund te fillosh te besh dashuri ne momentin kur arrin zhvillimin seksual, pra duke filluar qe nga 14 vjec. Realisht nuk eshte keshtu: vec pjekurise fizike duhet edhe ajo psikologjike. Duhet te jesh i gatshem ta ndash intimitetin tend me dike tjeter, keshtu mosha e duhur eshte subjektive. Gjithsesi, me mire do te ishte pas moshes 16 vjec.

2. Nuk kam pasur kurre raporte. Jam pak i shqetesuar per heren e pare: e nese asaj i dukem i paafte?
Duhet te kemi parasysh se dashuria nuk eshte nje provim, e dashura nuk do te vere noten. E as nuk do marresh pjese ne ndonje olimpiade seksi. Qetesohuni: eshte normale te ndiheni te pasigurte. Dhe ndoshta jo gjithcka do te jete perfekte. Po c'rendesi ka? Pasigurite dhe gabimet e vogla i bejne njerezit me humane, me afer njeri-tjetrit. E rendesishme eshte te jeni mire se bashku.

3. Eshte e vertete qe heren e pare vajzat nuk rrezikojne te mbeten shtatezena?
Vertet qe mes djemve te sotem qarkullojne ende keto legjenda? Kujdes: vajzat mund te mbeten shtatezena gjate cdo raporti, madje edhe kur jane me menstruacione (eshte e rralle por ndodh). Keshtu duhet te mendoni gjithmone per kontraceptivet.

4. Gjithmone kam praktikuar "dredhjen jashte". A eshte e sigurte?
Eshte gjeja me e rrezikshme qe mund te besh. Duhet ta dish qe edhe perpara orgazmes, jane te shpeshta derdhje te vogla te spermes. Probabiliteti qe ta lesh shatezane te dashuren, eshte i larte. Jo vetem kaq. Nje raport i ketij tipi nuk eshte dhe aq i kenaqshem, ku qendron kenaqesia e te berit dashuri nese nuk i shkon deri ne fund? Lereni "derdhjen jashte" dhe perdorni prezervativet.

5. Nje shok me ka treguar qe e dashura e tij kalon tre orgazma rresht kurse te dashures sime nuk i ka ndodhur. Eshte faji im?
Nuk eshte rasti te shqetesoheni. Po a eshte e sigurte qe shoku juaj ju ka thene te verteten? Sepse shume djem per te treguar potencen e tyre seksuale, u pelqen ta ekzagjerojne. Orgazma e shumefishte, ekziston, por nuk eshte norme, sidomos tek moshat e reja. Eshte dicka qe disa e mesojne me eksperiencen qe kalon. Ideja eshte kjo: seksi nuk ka te beje me konkursin. Fjalia: jam mire, por me keq se te tjeret, nuk ka kuptim. Ajo qe ka rendesi, eshte kenaqesia jote dhe e te dashures tende. Mos i degjo te tjeret: ajo qe bejne dhe provojne eshte puna e tyre.

6. Ka kohe qe kam degjuar te flitet me pak per SIDA-n. A jemi ende te rrezikuar?
Sigurisht, dhe je me i rrezikuar kur ndihesh i sigurte dhe e ul mbrojtjen. Duhet te dish: 80 per qind e infektimeve ndodhin ne ciftet heteroseksuale. Kujdes, sa here qe ke te besh me nje partnere te re, duhet te perdoresh prezervativin. Ne te kundert, hiq dore.

7. Do te doja ta perdorja prezervativin, por kam frike se prishet magjia e dashurise.
Perse nuk provon ta vendosesh ne formen e nje loje? Nuk duhet te fshihesh per ta veshur, perkundrazi, transformojeni ne nje ritual erotik, zgjidhni nje model me ngjyre dhe te lezecem dhe provoni ta vendosni te dy. Pastaj duhet ta dini se prezervativi ka edhe nje efekt tjeter: te ndihmon ta kontrollosh kenaqesine, keshtu qe mund ta vononi me teper kohen e orgazmes.

8. A eshte e vertete qe nga maredheniet e pambrojtura mund te te ngjitet hepatiti?
Eshte tamam keshtu, hepatiti B transmetohet edhe ne rruge seksuale. Ne shumicen e rasteve, organizmi prodhon antitrupa qe frenojne semundjen, por 5 per qind e njerezve nuk arrijne ta kurojne infeksionin dhe behen mbartes kronike te virusit. Zhvillimi i hepatitit con ne ceroze hepatike dhe kancer te melcise. Morali: me mire eshte te parandalohet duke praktikuar seks te sigurte.

9. Sa duhet te zgjase nje raport normal?
Nuk ekizton ndonje kohezgjatje ideale, e njejte per te gjithe. Metri per ta matur duhet te jete kenaqesia e te dashures tende. Teorikisht nje raport i kenaqshem zgjat aq sa t'i jape kohe edhe te dashures te arrije kenaqesine.

10. Si mund ta kuptoj nese ajo po shtiret?
Nga kontraktimet, qe gjate orgazmes shoqerojne ofshamat. Megjithate kujdes: nuk eshte rasti te shnderroheni ne dedektive. Nese keni dyshimin se ajo ben kot, nuk duhet t'i shtosh ankthin apo te perpiqesh ta demaskosh. Mos thuaj asgje, por perpiqu te ndryshosh ndonje gje per te pare cfare i pelqen asaj.

11. Jam i shqetesuar per permasat e mia. A do arrij te kenaq ndonje vajze?
Kurajo, duhet ta dish qe nuk jane permasat ato qe japin kenaqesi. Vagina eshte elastike, mund te zgjerohet ose mbyllet, keshtu qe centimetrat nuk kane rendesi te dores se pare. Perqendrohuni tek kohezgjatja dhe cilesia e raportit.

12. Jam teper i shpejte. Gjithcka mbaron sa hap e mbyll syte. Si te permiresohem?
Eshte nje nga problemet me te perhapura mes djemve te moshes tende. Ndoshta je ne ankth, ndoshta ke veshtiresi te besh zap emocionet. Mos ki frike, problemi eshte i zgjidhshem. Duhet vetem te mesosh te marresh fryme dhe te degjosh trupin tend. Dhe mbi te gjitha te njohesh ate moment te vecante te raportit, gjate te cilit e ndjen se kenaqesia fillon te rritet por ende mund te kthehesh mbrapa. Per te bere kete, megjithate ke nevoje per ndihme. Me ndihmen e nje seksologu mund te mesosh disa ushtrime, shume te ngjashme me jogen, te cilat jane enkas per te vonuar ejakulacionin.

13. Duhet te marr iniciativen per te filluar. Po sikur ajo te me refuzoje?
Frika e refuzimit eshte nje genjeshter qe e tregojme kur s'kemi kurajo per te bere dicka. Nese e merr iniciativen, gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe, eshte qe ajo te te thote jo dhe ti nuk arrin ate qe doje. Por edhe nese nuk e provon, prape nuk do ta arrish. Keshtu humbet qe ne nisje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net/
enya
V.I.P
V.I.P
enya


Numri i postimeve : 50
Name : 0
Points : 0
Registration date : 19/02/2008

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedTue Mar 25, 2008 6:33 pm

Cocaina ke hapur nje teme teper interesante e aktuale, por qe fatkeqesisht nuk po trajtohet nga anetaret e tjere mgjthse jane te rinj e qe duhet patjeter te jene pjesemarres te kesilloj temash.

Nese eshte e mundur, a mund te me thote ndokush nga ju se ēfare thuhet e si flitet ne Shqiperi per kontraceptivet dhe ēfare lloj kontraceptivesh perdor rinia shqiptare, nese perdor, kuptohet!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BebiBalerina
Perparues
Perparues
BebiBalerina


Numri i postimeve : 973
Age : 34
Location : nen rrahjet e zemres tende...:p
Name : 3
Points : 3
Registration date : 01/03/2008

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Mar 26, 2008 5:23 am

rinise shqiptare i ka plasur cipa fare ti flet per kontraceptive ok ok ok
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
enya
V.I.P
V.I.P
enya


Numri i postimeve : 50
Name : 0
Points : 0
Registration date : 19/02/2008

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Mar 26, 2008 3:04 pm

BebiBalerina shkruajti:
rinise shqiptare i ka plasur cipa fare ti flet per kontraceptive ok ok ok


Pikerisht BebiBalerina, cipa nje dite do te plaset Very ndaj flas per kontraceptivet, se ndryshe ushtria e atyre vogelusheve ta zmadhon barkun e pastaj ngelesh me gisht ne goje!!! :cry:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BebiBalerina
Perparues
Perparues
BebiBalerina


Numri i postimeve : 973
Age : 34
Location : nen rrahjet e zemres tende...:p
Name : 3
Points : 3
Registration date : 01/03/2008

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedThu Mar 27, 2008 5:59 pm

ok ok ok
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhevded
Fillestar/e
Fillestar/e



Numri i postimeve : 1
Name : 100
Points : 1
Registration date : 05/07/2010

ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Jul 05, 2010 4:27 pm

deshiroj te bej ne pytje nese ka mundsi .?

jam 17 vjeq duke ber Sex me ulet penisi qfar te bej ? eshte faji i te dashures spo din mem knaq apo faji im qfar eshte .. kur e fus penisin ne vagin duke ber sex .. filllon te zbutet dhe ulet ?? qfar problemi eshte kjo ndodh ne turren e 2t e 3t..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Empty
MesazhTitulli: Re: ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA   ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_miniposted

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PO JU BEJ NJE PYETJE TE THJESHTE.PSE MER MISTRECA NUK VENI FOTO TE DIME ME KE FLASIM?????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} BOTA E SHKENCES {*_*} :: TRUPI DHE SHENDETI-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedThu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedThu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedMon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
11 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 11 vizitorė

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
bukuroshja_dr (3264)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
Dano (2691)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
shefe (2005)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
vl_girl (1575)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
bianka (1499)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
NeighbouR (1453)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
patrokli (1423)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
CocaInE (1329)
ADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_lcapADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Voting_barADOLESHENTĖT DHE SEKSI - 26 PYETJE TĖ VĖSHTIRA Vote_rcap 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website