Kryeministri Hashim Thaēi, nė Bllacė tė Hanit tė Elezit tė martėn zbuloi Pllakėn pėrkujtimore, nė shenjė tė eksodit tė shqiptarėve. Me kėtė rast, kryeministri Thaēi 24 marsin e cilėsoi si ditė historike pėr Kosovėn, por edhe pėr rajonin, ditė e fillimit tė bombardimeve tė NATO-s pas dėshtimit tė negociatave qė u zhvilluan nė Rambuje dhe nė Paris.
Kjo ditė shėnon thellimin e aleancės sė Kosovės me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Filluan bombardimet pėr tė ndalur pastrimin etnik, gjenocidin e ushtrisė, policisė dhe paramilitarėve serbė; pėr tė pėrkrahur luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėr lirinė, pėr rendin demokratik, pėr shtet, pėr integrime euroatlantike, theksoi kryeministri Thaēi, duke shtuar se sot ėshtė njė ditė e kujtimit, ditė e sakrificės, ditė e mesazhit pėr botėn.
Ne zbuluam pllakėn e pėrkujtimit, pllakėn e vuajtjeve, tė sakrificės sė mbi gjysmė milioni tė njerėzve qė qėndruan me ditė tė tėra kėtu, tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės, qė qėndruan nė tė ftohtė, nė shi e baltė, qė u depėrtuan me trena, dhunshėm u dėbuan nga shtėpitė e tyre. Gjithė ata njerėz qė qėndruan nėpėr maleve e fusha tė bjeshkėve tė Kosovės, qė treguan vendosmėrinė pėr tė ardhmen e vendit tonė. Ato pamje, ngjarje tė Kosovės sė viteve 98, 99, ngjanė nė njė kaos tė ri nė kėtė periudhė moderne tė rrjedhave globale, ka pohuar ai.
Duke folur pėr tė ardhmen kryeministri Thaēi tha se Kosova sot ėshtė shtet i lirė, sovran dhe demokratik, me perspektivė tė qartė pėr tu integruar nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe nė NATO. Jemi kėtu tė gjithė sė bashku si popull, si institucione tė Republikės sė Kosovės pėr tė kujtuar tė kaluarėn, pėr tė marrė zotime pėr tė ardhmen.
Ne do tė punojmė bashkėrisht qė ti forcojmė institucionet tona, pėr tė ecur pėrpara bashkėrisht si popull, si institucione. Andaj, ky ėshtė vetėm njė gjeste simbolik i pėrkujtimit tė vuajtjeve e tė gjithė studentėve, nxėnėsve, nėnave, baballarėve, fėmijėve qė qėndruan kėtu nė kushte tė rėnda tė pritjes dhe kėrcėnimeve, por edhe i mesazhit tė mbijetesės, pėrkujtoi me kėtė rast Thaēi.