{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*}
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

 

 Gjuha Shqipe.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:40 am

Gjuha Shqipe!


Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin
ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė
Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra,
flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me
perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė),
edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe
nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.

Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes
janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem,
elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha
shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para
erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet
para erės sonė).
Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli
i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė
Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit,
pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė.
Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit.
Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it
(Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe
dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe
emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė
shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk,
Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė
zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė.
Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon,
prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e
gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė
nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja:
arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja:
gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje),
Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja:
tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime
nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr
t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj.
Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi,
shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem
nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e
tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si
gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė.
Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare,
e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1878) hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit
tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit
tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari"
i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė
shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe
nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga
dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur
toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:41 am

EMRI.
Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose
veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra:
shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po
kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė,
e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit,
tė ngrėnit.


Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė,
dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga
tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.


Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin
Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh
Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve,
tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini,
Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria
e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike",
"Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu
Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.


Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini
i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;

-titujt e librave, tė gazetave, tė emrave tė rrugėve dhe firmave vihen nė thonjėza dhe vetem
fjala e parė shkruhet me shkronjė tė madhe: "Gazeta shqiptare", "Dėshmorėt e lirisė", por rruga
"Naim Frashėri", sheshi "Fan Noli".

Emri i pėrveēėm mund tė pėrdoret si emėr i pėrgjithshėm pėr tė treguar jo mė njė individ, por
njė tip njerėzish qė i ngjajnė atij; jo njė krahinė, por send qė lidhet me emrin e kėsaj krahine etj.:
Ky njeri ėshtė tartuf i vėrtetė (hipokrit)
Ai porositi njė shishe kallmet (verė Kallmeti)
Nė kėto raste emrat e pėrveēėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: ciceron, donkishot etj.

Emrat e pėrveēėm tė njerėzve dhe tė vendeve tė huaja shkruhen sipas shqiptimit qė kanė nė
gjuhėn prej nga janė marrė: Shekspir, Bethoven, Klinton, Sharl dė Gol, Shiler, Nju-Jork, Kajro,
Algjeri, Palestinė, Versajė etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:46 am

Fillimet eshkrimit te gjuhes shqipe.

Shqipja
ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim
mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė
i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e
vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont
premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė
shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli,
bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė
vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me
kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik,
ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin
prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin
mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė
shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
“Formula
e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga
historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė
vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades
au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij
dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu
francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”,
Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė
Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold
von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė
udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi
edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės
e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje
dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me
pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė
Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė
shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe
i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn
Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli
i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me
alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn
shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė
ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė
shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e
shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė
alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin
latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte
njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės
greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim
deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili
shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na
ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri
pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut
ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai
pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė
lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit.
Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e
pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė
nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe
nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr
shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh
fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u
zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut,
Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga
peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė
vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri
fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u
botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike
dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej.
Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė
gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar
me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur
dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka
dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė
shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e
Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė
arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė
tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė
atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e
shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė
parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime
liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja
kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit
shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth,
sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku
francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė
(1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė
shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium
faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI,
Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė
ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė
gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė
gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė
shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė
veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar
nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr
fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė
cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė
G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė
vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė
periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė
zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė
shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė,
lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė
qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė
dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme
shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė
dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė
mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e
letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė
gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė
arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj
tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e
krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28
faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e
jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė
paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė
zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII,
nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr
Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra
origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor,
“Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill
shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin
XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe
hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė
vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i
sė cilės u arrit nė shekullin XX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:48 am

Dialektet e gjuhes shqipe.

Gjuha
shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe
dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė
pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr
Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit
shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij,
dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes
nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me
tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė
strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane:
dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i
jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i
pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes,
gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė
theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar
(nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e
n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė
toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota,
kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven).
Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė
tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė
punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė
gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e
sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I
veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė
variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me
dialektin e Ēamėrisė nė jugun e largėt tė Shqipėrisė. Enklavat
Italiane- rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga
emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe
tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe
Trakinė Turke por nuk kanė datė tė saktė. Gjuha ende pėrdoret nė
Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij
fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga
Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė
shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga
Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin
nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:49 am

Shqipja standarte.

Formimi
i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė
i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė,
qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė
periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
Ne
vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip
dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari
qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet
traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve
tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės
amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja
dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u
zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.

vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha
njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori
kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė
periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante
letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar
verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve
dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur,
ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa
alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe
alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i
mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e
Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė
diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur
tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll,
nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē,
ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e
la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft
pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė
Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e
gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė
Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin
e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky
komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė
formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy
varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si
njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla
pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė
shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr
drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė
Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės
letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi
te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė
posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan
disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan
gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr
problemin e gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i
Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė
shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren
shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi.
Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit
tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta
Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė
gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė
miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė
zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi
tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti
“Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi
publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė
Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė
historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i
njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė
Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e
Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga
arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere
pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē
tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė
njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte),
mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin
fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė
veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra
tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė
“Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme
letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori
Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme
shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:50 am

Vecori tipologjike te shqipes se sotme standarte.

Nga
ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė
mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit.
Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė
trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter
janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė
vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema
bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė
Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė
cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o,
p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh,
th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks
intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė
shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e
parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash
gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė
pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej
tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po
shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash
foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror
ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė
shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė
rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen
gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj).,
te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me
mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~
desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i
madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor
kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan
edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19,
formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj
dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė
gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja
ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e
cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė
kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra;
(dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri
forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e
ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e
foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam +
paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku
i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė
pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e
lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė
formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė
shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si
pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė
shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e
vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:51 am

Perhapja e gjihes shqipe

Shqipja
flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė,
nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė
jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu,
nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si
dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se
Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe
mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė
bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin,
München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 11:52 am

Studimet per gjuhen shqipe.

Gjuha
dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre,
kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė
qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha,
historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane.
Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm
Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare.
Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė
ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta
shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė
Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII,
shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa
luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė
lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr
shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė
historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e
kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė
vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane
dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij,
studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė
ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe.
G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė
Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache,
Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē
kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand,
C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu,
W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė
kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė
problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn
dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė
shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė
albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo
i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė
parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635).
Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe.
Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė,
botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”,
Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata
sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi
botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi
“Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė
shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit
XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės
shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė
rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė
Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas
shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė
dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės
kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr
Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė
Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe
dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare.
Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės
shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e
punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951,
1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė
gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e
gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr
hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės
shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės
shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren,
paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė
dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit.
Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė
formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė
gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė
zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė
specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe
Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i
Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės,
Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg
veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e
leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u
hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh,
nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954),
“Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme”
(1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i
gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor
frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik
ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi
e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi
dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė
shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i
strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta
dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat,
mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II
Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me
Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė
gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė
problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė
popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe
tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha
janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga
E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e
gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe”
(Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej
(1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė
nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri
studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė
Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit
tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e
arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė
gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
Eqerem
Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet
shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e
nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi
shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė
sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė
autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė
teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime
etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė
historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i
Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai
ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme,
siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit
tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave,
ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė
vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e
konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura
arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e
saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me
veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej
ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke
argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj
ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė
kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės
shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės
ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės
qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė
gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr
degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta
qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore
e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave
shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike”
(Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė);
“Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė
bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė
numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn,
gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e
veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa
nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve
tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin
Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman
Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari,
Idriz Ajeti, etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 1:35 pm

Shqipja standarte, kur ka filluar dhe evulimi

C'eshte shqipja standarde?Tani
shqipja standarde eshte nje teme e gjere, me kete jam marre per shume
vite, duke filluar para kongresit te drejtshkrimit, pra para 1972, me
artikuj te ndryshem dhe e kam ndjekur kete problematike ne rrjedhe te
kohes. Shqipja standarde eshte nje variant letrar mbidialektor.
Ajo
eshte bazuar duke u formuar ne toskerishten letrare. Por, ne te jane
perfshire edhe elemente te nevojshem te gegerishtes letrare, sigurisht
pak element nga gegerishtja. Shqipja standarde eshte nje variant i
shqipes qe nuk mund te perputhet as me toskerishten letrare, as me
gegerishten letrare. Megjithese, sic thashe ajo ka ardhur nga
toskerishtja letrare, por ajo qendron mbi keto variante letrare, ka
strukturen dhe sistemin e saj. Shqipja standarde qe ne perdorim sot ne
administrata, ne shkolle, ne letersine artistike, qe e perdorim ne
perkthime, ne teater, ne media. Eshte nje variant qe ka arritur ne kete
gjendje jo menjehere. Nuk ka arritur nje ligjesim i thjeshte i vitit
1972 ne kongres. Por shqipja standarde eshte kristalizuar ne kohe rreth
150 vjet me pare, aty i ka fillimet e saj, deri sa ka arritur ne kete
shkalle, ne kete persosmeri qe eshte edhe sot ne funksionim. Qe ne
rilindje jane vene disa objektiva ne fushen e gjuhesise. Nder
objektivat kryesore qe mund te permend jane, njehsimi i alfabetit,
njehsimi i drejtshkrimit, njehsimi i gjuhes letrare, njehsimi i
terminologjise, hartimi i abetareve dhe nje fjalori qe i duhet
shkolles. Si abetarja si gramatika i duheshin shkolles per ta ngritur
dhe per ta bere nje gjuhe kulture. Sic, ishin gjuhe te tjera te
Ballkanit dhe te Evropes. Pra ishin disa objektiva qe jane shtruar
vazhdimisht, here-here nga individ dhe here-here midis institucionesh.


Dikur kemi thene gjuha letrare tani themi gjuha standarte. A kane ndryshime keto te dyja?

Midis
tyre ka ndryshim. Sic dihet ne Shqiperi, shqiptaret kane perdorur dy
lloj dialektesh, variantin jugor te toskerisht dhe variantin verior
gegerisht. Keto dy variante kane qene shume afer, por jane afer edhe
tani, me afer se c'jane dy variante ne italisht, per shembull ose
gjermanisht, jane shume afer midis tyre. Dhe nga keto dy variante
dialektore linden variantet letrare. Pra, lindi gjuha e perpunuar e
toskerishtes nga varianti jugor, qe u perdor nga Naim Frasheri, Faik
Konica e te tjere levrues. Gjithashtu, nga gegerishtja lindi varianti
verior letrar, kjo u perdor nga njerez me shume me emer nga veriu, ne
te cilet eshte Fishta, por edhe shume autor me emer te veriut. Pra,
kemi dy dialekte, kemi dy variante letrare te ngritura nga keto
dialekte. Tani, duke u mbeshtetur ne toskerishten letrare, lindi
standardi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 1:38 pm

Kanje perjudhe te caktuar, per te kerkuar se kur eshte formuar?

Puna
per krijimin e standardit, duhet kerkuar rreth 150 vjet me pare.
Levrimi i toskerishtes letrare ka filluar pikerisht ne kete periudhe
nga Kristoforidhi. Ai eshte levruesi i pare i toskerishtes letrare dhe
ai i gegerishtes letrare. Gramatika qe botoi Kristoforidhi eshte nje
nga veprat e vitit 1882, ku kemi levrim komplet te toskerishtes letrare
dhe shume pika dhe shume arritje te Kristoforidhit, standardi i gezon
edhe sot. Prandaj une them qe pikenisja e standardit duhet te filloj
nga periudha e Kristoforidhit dhe pastaj kater vjet me vone, me
"mesonjetoren" e gjuhes shqipe te Sami Frashrit ne 1886. Pastaj
vazhdojme me autore te tjere, levrues shkencore. Sepse une fjalen
levrim e kuptoj ne dy aspekte, ne dy rrafshe, levrim letrar dhe levrim
shkencor. Jam duke folur tani per levrimin shkencor te shqipes letrare,
te toskerishtes, permenda Kristoforidhin ne fillim me gramatiken dhe
abetaren, pastaj me Sami Frasherin. Dhe do te radhis ketu edhe
gramatiken e Idila Sheprit e 1927 edhe gramatiken e Cipos pas luftes.
Keta jane levruesit e gramatikes, por edhe te toskerishtes letrare, qe
kane dhene nje kontribut te madh deri sa u arrit ne standardin qe kemi
sot. Nuk mund te harrojme kontributin e madh qe kane dhene disa
gjuhetare ne levrimin e drejtshkrimit, te ortografise sic quhej me
pare. Nder te cilet do te permend, Aleksander Xhuvanin, Eqerem Cabej
pastaj Kostaq Cipo. Por kontribut kane dhene edhe profesoret Riza,
Mahir Domi, qe iu bashkengjiten grupit te Xhuvanit me vone. Por nje
kontribut kane dhene edhe profesor Demiraj, Idriz Ajeti, Besim Vokshi
ne Prishtine e te tjere.


Jemi duke folur rreth shqipes standarte, domethene rruges per te mberritur deri te shqipja standarde.
Kemi folur per levruesit shkencor dhe ndoshta eshte me me interes per
te mesuar rreth levruesve letrar...?


Ka autor me emer qe
kane dhene kontribut me veprat e tyre per levrimin letrar, ne krye
eshte Naim Frasheri. Madje, Xhuvani thoshte qe e ardhmja e shqipes se
perbashket, sepse atehere nuk ekzistonte shqipja standarde, termi
standard eshte nje term i ri, ne ate kohe perdorej gjuha e perbashket e
njehsuar e te tjere, do te kete per baze gjuhen e Naim Frasherit. Pra,
gjuha e Naimit eshte gjuha e perbashket e saj, keshtu thoshte
Aleksander Xhuvani. Pra, eshte Naim Frasheri, Sami Frasheri, Faik
Konica, Mitrush Kuteli, kaq perpara luftes. Une radhis me kontributet e
tyre dhe gjuhen e tyre me te mire Jakov Xoxen, Ismail Kadarene, Dritero
Agollin dhe Rexhep Qosja. Permend keto dhe jo te tjere sipas disa
kritereve kryesore, gjuha e mire e vepres se tyre, numri i madh i
veprave qe kane shkruar ata, njohja e shqipfolesve me keto vepra brenda
vendit dhe jashte vendit. Fan Noli eshte shume i njohur ose veprat e
Konices jane shume te njohura edhe jashte Shqiperise. Kuptohet qe
kontributi i Ismail Kaderese eshte i njohur ne te gjitha trevat
shqiptare edhe perfshire dhe trevat jashte vendit, po keshtu edhe
Rexhep Qosja. Une do t'i vecoj keta ne kuadrin e shume te tjereve, te
cilat edhe keto kane kontributin e vet. Une po permend levrues letrar
te toskerishtes qe arriti ne standard. Por levrues shkencore qofte
letrare, jane te trevave te veriut, sidomos te Shkodres. Keto nuk jam
duke i permendur plotesisht, sepse jam duke folur per levrimin e
toskerishtes letrare qe u be edhe baze e standardit.


Meqenese nuk jeni toske, a ju vjen keq qe toskerishtja eshte baze e standardit?

Une
e kam thene mendimin tim. Une jam verior vete dhe e vleresoj
gegerishten si nje variant letrar shume te pasur, por mendoj se
zgjidhja qe i eshte dhene, per te dhene toskerishten ne baze te
standardit eshte zgjidhja me e mire nga ana shkencore. Sepse
toskerishtja letrare eshte me unike, nuk ka nenndarje sic ka
gegerishtja e veriut, sic ka edhe gegerishtja ne dege edhe nenndarje si
gegerishtja e Elbasanit. Toskerishtja eshte me unike dhe si variant
letrar eshte me e kapshme, perdoret me mire, studiohet dhe mesohet me
lehte. Por ajo kapet me lehte, sepse nuk ka gjatesi te zanoreve
gjithashtu qe e ka gegerishtja dhe do te kishte edhe standardi nje baze
te kesaj gegerishteje. Une si elbasanas nuk jam bere pishman per
mendimet e mia te shprehura per kete dhe qe e kam mbrojtur standardin.
Pikerisht une e shoh edhe me entuziast per kete arritje, nuk jam une i
pari qe e mbeshtes, por edhe Kristoforidhi qe ne 1882 vleresoi
gegerishten, por tha qe toskerishtja ka te dhena per t'u levruar. Por
edhe te tjere autore edhe Cipo me vone ne '59-'62 ai beri nje gramatike
me baze toskerishten. Kjo tregon qe edhe une jam ne vazhden objektive
qe ka mbajtur Kristoforidhi dhe Cipoja e te tjere. Megjithese Xhuvani e
kishte si koncept standardin me baze, e kishte shume te thene qarte,
por ne praktike veprat e tij i shkroi ne gegerisht. Teorikisht
mbeshteste toskerishten, por ne praktike mbeshteste gegerishten. Une e
shpjegoj kete per arsye se Xhuvani ishte mis i komisionit letrar te
Shkodres. I ftuar si specialist atje, dhe u vendos per nje gjuhe te
perbashket me baze elbasanishten dhe ky i mbeti si te thuash besnik, me
besnik sesa i mbeten vete shkodranet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 1:42 pm

Perse u zgjodh Elbasanishtja ne ato vite?

Argumenti
ishte kjo, sepse kishte levrim te gjere dhe me tradita. Po te kemi
parasysh qe traditat shkrimore, veprat kryesore me te hershme jane ne
gegerisht. Pra, ruhej vleresohej kjo tradite. Ne kohen kur u mbajt
Komisia letrare e Shkodres, u synua qe te behet nje shqipe e
perbashket, nje shqipe e perbashket kryesisht per administraten. Fakti
qe konsulta e Prishtines pati arritje te medha ne njehsimin e
ortografise, arritje keto qe u moren per baze edhe pas luftes, por nuk
arriten njehsimin e gjuhes. Toskerishtja qe ishte si baze nuk u mor,
nuk u perkrah sa duhet. Edhe shkrimtare te jugut nuk e mbeshteten kete
edhe anetare qe ishin te Komisise se Shkodres, qe ishin edhe ministra
te Arsimit ne ate kohe, edhe keta nuk e mbeshteten sa duhet. Une do te
them qe mbeshtetja nuk eshte nje gje e lehte, te mbeshtetesh nje gje te
tille, sic eshte shqipja standarde, kerkon nje angazhim te
jashtezakonshem. Ky angazhim i jashtezakonshem per nje gje te tille u
realizua vetem pas luftes, ne periudhen e diktatures se Enver Hoxhes.
Me gjithe keto minuse qe ka ai regjim ai sistem, ceshtja e shqipes
standarde u vendos ne ate kohe dhe une e quaj si dicka pozitive e atij
regjimi.


Politizimi i kesaj ceshtje?

Politizimi
nuk diskutohet qe ekziston. Ne ate kohe ishte kufizimi i gegerishtes,
nuk lejohej as shkrimtari, as mesuesi, as letrari te perdorte
gegerishten. U vendos pra me projektin e pare ne 1967 te perdoret nje
shqipe letrare e perbashket me baze toskerishten. Kjo eshte shkelja e
te drejtave te njeriut, njeriu duhet te shkruaje ne ate gjuhe qe
mendon, nuk lejohet nje shkrimtar te botonte nje liber ne gegerisht,
ose neper shkolla abetaret ishin vetem toskerishte. Kuptohet qe ka nje
fare shkeljeje te te drejtave te njeriut, te shqipfolesit. Prandaj, une
e quaj nje nderhyrje nga larg per kete qellim, kufizimi i gegerishtes.


Po kongresi 1972 pse cfar vendosi per baze?

Per
mua, kongresi i '72-it eshte nje ngjarje qe do te mbetet ne histori.
Eshte kritikuar kongresi shume, eshte kritikuar here-here si kongres
politik dhe jo shkencor, ku njeriu s'ka pasur mundesi te flase e te
tjera. Por, une kam qene anetar delegat ne kete kongres edhe aty kishte
nje pjesemarrje shume te gjere, njerezit nuk vajten ne kongres te
imponuar, por moren pjese me deshire. Nuk moren pjese vetem shqiptare
nga Shqiperia, por moren pjese edhe intelektual, personalitete letrare
e te tjere, por moren pjese edhe arsimtare. Intelektuale te tjere nga
Shqiperia, nga Kosova, Mali i Zi dhe treva te tjera qe deshironin sa me
shpejt qe te ligjesohej vendimi per nje shqipe te perbashket me baze
toskerishten letrare. Une e quaj si nje kongres demokratik, ne ate kohe
ne menyre te persosur nuk mund te thuash demokratik, edhe per gjera te
tjera sepse fryma, vija e partise ishte mbi te gjitha hallkat e jetes.
Kuptohet edhe ne kongresin e '72-it mungonin figura te shquara, te
cilet ishin persona jashte vendit, qe nuk pranoheshin fizikisht ne
Shqiperi dhe jo te pranoheshin ne kongres. Prandaj ka shkelje, por ne
vija te pergjithshme eshte nje institucion shkencor, ka nje miratim dhe
ky miratim eshte pozitiv dhe nje arritje nderkombetare. Ne 1972, kemi
nje shqipe te perbashket. Ne 1972, kemi nje konsolidim zyrtar. Kjo
eshte nje arritje, sepse gjuha eshte tipar kryesor i nje kombi, ne
qofte se kemi nje gjuhe letrare te njehsuar, atehere dhe ne jemi te
njehsuar si komb. Kemi arritur tiparin themelor te unitetit njerezor,
tani presim gjera te tjera, qe mund te permiresohen edhe keto qe mund
te arrihen ne te ardhmen. Eshte nje arritje qe ne ta shpiem me tej ne
menyre qe ta perdorim kur te hyjme ne Evropen e bashkuar eshte thesari
me i madh qe ne shqiptaret kemi, nje popull rreth 8 deri 9 milione qe
jemi ne, te kemi nje gjuhe te perbashket dhe kjo do te jete tipari
themelor i perbashket ne Evropen e bashkuar.

Duket sikur
gjuhetaret ose studiuesit qe shkruajne here pas here ne shtypin
periodik, duket sikur kundershtojne dhe debatojne me njeri-tjetrin,
sikur nuk jane te te njejtit mendim gjithmone...?

Per cdo
ngjarje te tilla te medha, debatet te tilla jane te pranueshme. Sepse
jo te gjitha shihen me te njejtin sy. Por kryesorja eshte kjo, qe ky
vendim i kongresit te drejtshkrimit eshte ne interes te kombit, eshte
nje arritje pozitive. Nga '72 deri 2007, qe jemi tani, kane kaluar
shume 10-vjecare. Kjo shqipe po funksionon shume mire, po funksionon
mire ne administrate, po funksionon shume mire ne shkolle, ne stilin e
letersise artistike, ne teater, ne media po funksionon. Nuk ka nje
shkrimtar me emer qe te thote qe une nuk po shprehem dot, nuk po jap
mendimet e mia qarte ne kete standard, nuk ka lexuar gjekundi per kete
gje. Kuptohet qe, perderisa funksionon mire, nuk ka pse te arrijme ne
zevendesimin e nje standardi tjeter. Por une jam i mendimi, kam qene
edhe jam dhe ne botimin e fundit qe sapo ka dale ne shtyp, une e kam
thene disa here qe ky standard duhet te persoset. Drejtshkrimi i vitit
'72 ka kaluar disa dekada dhe duhet qe ky te rishikohet, jo te
rishikohet per t'u permbysur, por per t'u persosur. Pra, gjera qe i ka
nxjerre jeta dhe qe nuk i kane rezistuar kohes, keto duhen te
ndryshohen. Ne shtyp, shpeshhere kritiket kane nxjerre qe duhet te
ndryshohet dhe te hapet standardi, e kane fjalen te baza e standardit.
Nuk e perdorin sic duhet dhe nuk e di se ku e kane problemin kur thone
te hapet, te futet gegerishtja ne te apo te zevendesohet standardi
30-vjecar me nje standard te ri, me baze gegerishten. Por kete gje,
une, si shkencetar, e shoh si nje gje te panevojshme, te pamundshme.
Nje profesor me emer Rexhep Ismaili, thote se do te ishte jo serioze
per ne shqiptaret qe me ndryshimin e ererave politike te ndryshohet
edhe standardi. Shqipja standarde eshte e te gjitheve. Eshte e
panevojshme te diskutohen zevendesime te ketij standardi me nje
standard tjeter. Une e quaj levrimin e gegerishtes qe e kerkojne ta
levrojne disa kritike, une e shoh te paarsyeshme. Gegerishtja letrare
ka vepra, ka ortografi ka fjalore te tjera, te perpiqesh te besh nje
levrim te gegerishtes ne ditet tona, mua me duket se kerkon te
konkurroje standardin. Nese nje njeri deshiron ta perdore gegerishten
ne vepren e vet, le ta perdore, une kete nuk ja keshilloj se do te
humbte lexues. Nuk e shoh me sy te mire edhe kur nje organ qendror
boton nje material me variant letrar gege. Eshte e thene dhe e
sterthene qe dialektet do te ruhen, ne kuptimin qe do te jete burimi i
pasurimit te standardit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Dano
Webmaster
Webmaster
Dano


Numri i postimeve : 2691
Age : 41
Location : Atje ku sbie shi!
Name : 0
Points : 17
Registration date : 16/02/2008

Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Nov 18, 2008 1:42 pm

Dialektet do te ruhen?

Dialektet
do te shuhen dhe do te fillojne te perdoren aq rralle sa do te fillojne
te shuhen. Duke pasur parasysh jo vetem dialektet letrare ne te folura,
por duke pasur parasysh dhe dialektet te perdorura me pare qe jane
shume afer me standardin. Keto mund te sherbejne ne pasurimin e
standardit, mund ta pasuroje ne shprehjet dhe frazeologjise. Une e
thashe nje gje qe i ka ndryshuar kohes nuk mundet te ndryshoje. Pra,
standardi do te rishikohet vazhdimisht, ai do te vazhdoje perpara dhe
nuk mund te jete si nje kod i fiksuar nje here e pergjithmone. Por ne
bazen e tij ai do te mbetet i tille, do te pasurohet me gjera te tjera.

Ju
thate qe gegerishtja nuk eshte unike, ka elbasanllishte, shkodranishte,
te gjuha standarde cila pjese e gegerishtes eshte me e pranishme?

Nuk
duhet kerkuar nje baze e percaktuar, nje baze dialektore qe i ka
sherbyer standardit, per shembull, anglishtja eshte formuar me baze te
gjuhes se Londres e te tjera, kjo eshte nje parim qe bazohet ne
praktike. Edhe per shqipen nuk mund te percaktohet per shembull eshte e
folmja e Beratit. Ne baze te shqipes standarde eshte shkrimi me i
pergjithshem i toskerishtes letrare. Ky shkrim eshte mbeshtetur ne nje
te folur me te kufizuar, duke filluar me shkrim e perdorur nga
Kristoforidhi, apo shkrimi i perdorur nga Naim Frasheri e te tjere, kjo
eshte baze ku mbeshtetet struktura dhe sistemet e standardit. Pra, jo
nje e folur e ngushte dialektore, por vete shkrimi i saj ku ka ardhur
duke u njehsuar qe nga autoret e vjeter te veriut deri tek autoret
elbasanas. E them me fakte te verteta qe elbasanishtja eshte me afer
letrarishtes jugore sesa variantit gege te veriut dhe kuptohet qe ne te
gjitha hallkat ka kontribuar dhe vazhdon te japi kontributet e saj.
Por, Elbasani nuk ka shkrimtare te shquar sic ka jugu, apo sic i kane
verioret, nuk ka levrues letrar me emer.

Nuk jane ne nje shkalle njohjeje qe veprat e tyre te perhapen.

Ne
vitin 1972 u hodhen bazat zyrtare, por vazhdimisht gjate ketyre viteve
ajo ka ardhur duke u pasuruar, fjale te reja qe degjojme te futen
shpeshhere dhe te levrohen dhe nga ana shkencore dhe nga ana letrare.
Si behet futja e ketyre, pasurimi i shqipes sepse degjojme shpeshhere
qe lindin fjale te reja dhe nuk dime se si zyrtarisht hyjne...?

Eshte
e vertete qe shqipja standarde vjen duke u persosur, sidomos sistemi
leksikor. Sistemi leksikor i eshte dhene mundesia qe te pasuroje
standardin qe ne fillim. Tre jane veprat kodifikuese te standardit,
drejtshkrimi i gjuhes shqipe ne vitin 1973, fjalori i vitit 1980 dhe
morfologjia dhe sintaksa. Por, ne fushen e leksikut fjalori i vitit
1980 eshte fjalori i pare i madh, per te cilin edhe per kete kane pasur
mendime dhe kritika te ndryshme. Megjithate, une kete e vleresoj si nje
nga tre veprat madhore edhe fjalorin e 1980-es, sepse ka shume fjale,
ka shume shprehje eshte pasqyruar me gjuhen e letersise se shkruar, por
edhe me gjuhe nga gurra e popullit. Frytet e dhjetera ekspeditave jane
derdhur ne kete fjalor. Pervec kesaj, ka edhe fjale qe vete redaksia,
autoret, hartuesit, me ne krye Kostallarin, kane bere perpjeken e pare
te rendesishme per te zevendesuar shume fjale te huaja te huazuara
atehere nga frengjishtja dhe e italishtja me fjale te gjuhes shqipe, qe
jane rreth 800 fjale qe ata i kane futur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://interesanti.albanianforum.net
Sponsored content





Gjuha Shqipe. Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Shqipe.   Gjuha Shqipe. Icon_miniposted

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjuha Shqipe.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: LETERSI-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedThu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedThu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedMon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
Gjuha Shqipe. Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
17 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 17 vizitorė

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
bukuroshja_dr (3264)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
Dano (2691)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
shefe (2005)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
vl_girl (1575)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
bianka (1499)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
NeighbouR (1453)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
patrokli (1423)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
CocaInE (1329)
Gjuha Shqipe. Vote_lcapGjuha Shqipe. Voting_barGjuha Shqipe. Vote_rcap 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website