| | Life Style | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Wed Dec 03, 2008 12:58 pm | |
| [/b]Vaji i palmes, element i demshem per natyren[/b]
02/12/2008 20:15 A jane vertete bio-karburantet elemente energjitike bio? Sipas nje studimi te Universitetit te Danimarkes, nje gje e tille nuk eshte e vertete. Rezultatet e studimit jane publikuar ne revisten Conservation Biology ku thuhet se vaji i palmes nuk mund te klasifikohet ne burimet e pasterta energjitike, pasi cliron karbon anhidrik ne natyre. Kerkuesit kane vezhguar ne pyjet tropikale aziatike, duke dale ne perfundimin se ky element energjitik po ndikon ne zhdukjen e shume specieve. Malajzia dhe Indonezia jane dy zonat me te rrezikuara, pasi ne keto vende prodhohet rreth 85 % e produkteve boterore nga vaji i palmes. Por demet nuk ndalen me kaq, pasi gjate djegjes se pyjeve, ne atmosfere shperndahet shume karbon anhidrik, duke ndikuar drejteperdrejte ne natyre. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Wed Dec 03, 2008 1:00 pm | |
| Analizuesit e sjelljes, e ardhmja e sigurise?
02/12/2008 23:25 Ne te ardhmen siguria e aeroporteve nuk do te mbeshtetet me ne detektoret e zakonshem te metaleve.Studimet aktuale ne kete fushe po orientohen drejt analizuesve te sjelljes, mjete shume te sofistikuara qe do te arrijne te parandalojne nje krim thjesht duke vezhguar emocionet e pasagjereve. Studimet ne kete teknologji kane ecur me shume sec mund te mendohet, thote Omer Laviv, nje punonjes i nje kompanie per sigurine ne Izrael. Dhe pikerisht ne kete vend, keto lloj sistemesh te parandalimit te krimit kane qene te suksesshme duke i bere aeroportet izraelite nder me te sigurtet ne bote. Disa kompani ne Izrael jane duke zhvilluar kete lloj industrie i cili bazohet ne zbulimin e emocioneve te pasagjereve qe mund te kene ndermend te ndermarrin akte terroriste. Shume me te shpejta dhe efikase se metal detector-et (zbuluesit e metalit), keto lloj sistemesh sigurie mund te jene te integruara shume shpejt ne procesin e kontrollit ne aeroporte.Nje firme e quajtur WeCU (We See You) Technologies po perpunon nje sistem te perbere nga nje kombinim mes teknologjise me infra te kuqe, sensoreve dhe skanerave te levizshem apo imazheve qe vijne ne intervale te shkurtra kohe, si psh foto te Osama Bin Laden. Nga analizimi i emocioneve, temperatures se trupit dhe treguesve te tjere te reagimit te personave te ndryshem arrihet te percaktohen edhe qellimet e tyre, per nje akt terrorist te mundshem. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Wed Dec 03, 2008 8:26 pm | |
| Britaniket heqin dore nga ninullat
03/12/2008 12:10 Britaniket kane hequr dore nga ninullat per te vene femijet ne gjume. Vendin e nina-nanave e kane zene baladat pop te Robbie Williams dhe kenget rock te Guns n' Roses. Sipas nje sondazhi te kryer nga faqja Baby Website, 13 perqind e 2.000 nenave te intervistuara i kane cilesuar te papershtatshme dhe jashte mode nina-nanat e vjetra, per te cilat thane se nuk ua mbajne mend fjalet. Per 2/3 e tyre kenget pop dhe rock qe degjojne ne radio jane me efikase per te vene femijet ne gjume. Faqja ka publikuar edhe renditjen e 10 kengeve me te pelqyera. Kenga qe ben me teper efekt eshte Patience e Take That, e ndjekur nga Angels e Robbie Williams dhe ajo I Kissed a Girl e Katy Perry. Me pas renditen You're Beautiful, Love Me Tender etj. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Thu Dec 04, 2008 11:06 am | |
| Asteroidi Apophis rrezikon Token
03/12/2008 19:45 Njerezimi duhet tu bjere kembanave te alarmit, pasi Toka rrezikohet seriozisht nga nje asteroid gjigand qe mund te perplaset me planetin tone ne vitin 2036. Asteroidi i quajtur Apophis ka shume pak mundesi per tu perplasur me Token, por sipas OKB-se ky nuk eshte nje justifikim, i cili duhet te na pergjume. Mundesite qe Apophis te perplaset me planetin tone jane 1 ne 450 mije dhe nese nje gje e tille ndodh, atehere shperthimi qe do shkaktoje impakti me Token, do te jete me i fuqishem se sa ai i nje bombe berthamore. Alarmi eshte dhene gjate nje samiti te organizuar nga nje komision i vecante i OKB-se, i mbledhur ne Londer.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Thu Dec 04, 2008 10:49 pm, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Thu Dec 04, 2008 11:09 am | |
| Kroaci, propagande ndaj kryeministrit Sanader
03/12/2008 20:50 Policia kroate ka arrestuar disa persona qe kane krijuar nje grup te quajtur Kush nuk e do kryeministrin. Ata kishin hapur nje grup ne internet, ne faqen e njohur Facebook, te quajtur Kush nuk e do Sanaderin. Ky veprim u be ne forme proteste per nje arrestim te te rinjve, te cilet pretendojne se jane keqtrajtuar nga policia. Por kryeministri kroat Ivo Sanader ka kerkuar qe te rinjte te mos mbahen ne arrest vetem sepse mendojne ndryshe. Mediat kroate e kane alarmuar kete rast dhe ngjarja eshte bere lajm mbare kombetar i njohur si rasti facebook. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Thu Dec 04, 2008 10:49 pm | |
| Kujtesa, vale elektrike ne tru
04/12/2008 11:10 Nje studim i ri i poliklinikes se Milanos hap nje rruge te re per te permiresuar aftesine e te kujtuarit, pa perdorur medikamente. Nje eksperiment i kryer nga nje ekip kerkuesish, udhehequr nga neurologu me emer Alberto Priori tregon se energjia elektrike ne tru mund te ndikoje pozitivisht mbi mekanizmat e memories. Testet jane kryer ne nje hark kohor prej nje viti e gjysme mbi 17 vullnetare, njerez te shendetshem, te cileve iu kerkua te mbanin mend variacione numrash. Pas stimulimit me rryme 2 miliamper, koha e nevojshme per te mbajtur mend serine numerike u reduktua ne te pakten 21 perqind. Rezultatet e studimit sapo jane publikuar ne "Journal of Cognitive Neuroscience", duke shenuar keshtu nje hap ne fanta-shkence. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Thu Dec 04, 2008 10:58 pm | |
| Nje holandez, dhurues rekord sperme
04/12/2008 12:20 39-vjecari nga Holanda, Ed Houben, eshte rekordmeni i dhurimit te spermes. Fale dhurates se tij kane ardhur ne jete 46 femije ne Europe. Houben nuk paguhet per ate qe ben, madje sherbimet e tij i ofron edhe ne internet. "E bej kete gje, sepse e di sa e veshtire eshte per keta njerez te kene nje femije. Te kalosh permes klinikave eshte nje procedure e gjate dhe e kushtueshme, tha ai. Misioni i tij synoi te evitoje seleksionimin, apo diskriminimin ndaj grave lesbike, apo atyre te pamartuara. Ofrimi i spermes ne web do te thote edhe kalim i veshtiresive qe hasin klinikat qe merren me fekondimin ne laborator. Kohet e fundit nje grup familjesh me 12 femijet qe erdhen ne jete fale tij, mbajten nje takim ne shtepine e holandezit. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:01 am | |
| Vitaminat nuk ulin rrezikun e prekjes nga kanceri
10/12/2008 09:35 Marrja e vitaminave C ose E nuk ndikon ne uljen e rrezikut te prekjes nga kanceri ne prostate. Dy studime amerikane kane dashur te zbulojne nese pirja e tyre mund te kishte efekte pozitive per trupin, por nuk gjeten prova se personat qe marrin keto vitamina jane me pak te rrezikuar nga semundja. Edhe studimet e meparshme per kete ceshtje kane nxjerre rezultate te ndryshme, madje disa kane treguar se efekti i tyre eshte negativ. Keshtu, ne vend te vitaminave C dhe E, preferohet nje diete e shendetshme. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:03 am | |
| Edhe qente jane ziliqare
10/12/2008 09:45 Njerezit nuk jane te vetmet qenie qe provojne ndjenjen e zilise. Nje grup studiuesish nga Viena, fale nje eksperimenti te thjeshte, kane arritur ne perfundimin se ziliqare jane edhe qente. Studimi eshte publikuar ne revisten e Akademise Amerikane te Shkencave. Pnas. Studiuesit kane marre cifte qensh, te cileve u kane kerkuar tu japin putren. Pasi kryenin kete veprim, njerit prej qenve i hidhej dicka per te ngrene, ndersa tjetrit jo. Ai qe nuk shperblehej nuk e jepte kemben heren tjeter qe i kerkohej dhe bezdisej cdo here qe shoku shperblehej me ushim. Por nese qeni qe merrte cmimin largohej, qeni tjeter ziliqar e jepte kemben serish. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:04 am | |
| Zbulohet vrime e zeze ne Rrugen e Qumeshtit
10/12/2008 09:55 Ne qender te galaktikes sone te Rruges se Qumeshtit, ndodhet nje vrime e zeze gjigande. Astrologet gjermane analizuan levizjen e 28 yjeve qe rrethojne qendren e Rruges se Qumeshtit, duke perdorur Vezhguesin e Europes Jugore ne Kili. Vrima e zeze eshte 4 milione here me e rende se Dielli, shkruan gazeta The Astrophysical Journal. Vrimat e zeza jane objekte, graviteti i te cileve eshte aq i madh, saqe asgje, perfshire ketu edhe driten, nuk mund tu shpetoje. Rezultati i studimit 16-vjecar tregoi se vrimat e zeza ekzistojne vertete, tha profesori Reinhard Genzel, qe drejtoi skuadren.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Fri Dec 12, 2008 8:25 am, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:05 am | |
| Takse per klientet qe cojne dem ushqimin
10/12/2008 10:30 Ne kohen e krizes se sotme boterore, asnje gram ushqim nuk duhet te shkoje dem. Kete me mire se kushdo e ka kuptuar pronari i nje restoranti japoez ne New York. Ai ka vendosur te denoje me nje takse ose 3 perqind me shume te cmimit real te ushqimit, te gjithe klientet qe nuk mbarojne pjatat qe porositin. Kjo zgjedhje e tij, qe ne fakt eshte ideuar qe dy vjet me pare, synon te eliminoje produket e shkuara kot. Ne restorantin "Hayashi Ya", ne Upper West Side ne Manhattan, mund te hash gjithcka do vetem me 26,95 dollare, por kesaj shume i shtohet 3 perqind nese le ushqim ne pjate. Dhjetera milliarde dollare shkojne dem cdo vit, pasi nuk konsumohen te gjitha ushqimet qe gatuhen. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:06 am | |
| Dioksid karboni ne planetin e nxehte
10/12/2008 12:10 Zbulohet dioksid karboni ne nje planet te nxehte jashte sistemit tone diellor. Kjo eshte nje tjeter prove, qe mbeshtet teorine se mund te kete jete edhe diku tjeter, vec planetit tone. Agjencia amerikane NASA njoftoi se teleskopi i saj Hubble ka zbuluar dioksid karboni ne atmosferen e "Jupiterit te nxehte", ose planetit HD 189733b, orbita e te cilit ndodhet 63 vjet drite larg Tokes. Planeti eshte shume i nxehte, temperatura ne siperfaqjen e tij arrin ne 1 mije grade Celsius, por astronomet thone se zbulimi i CO2-se tregon se mund te kete lidhje me nje aktivitet biologjik, si ne Toke.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Fri Dec 12, 2008 8:23 am, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:08 am | |
| Enti Evropian: Dioksina ne mish, e pademshme
10/12/2008 18:50 Enti Evropian per Kontrollin e Ushqimeve, ben te ditur se nuk ka asnje motiv per alarm rreth rasteve te mishit irlandez qe mendohet se ka permbajtje te madhe te dioksines. Enti ka kryer analizat ne nje sasi te caktuar mishi te kontaminuar me dioksine qe prej 90 ditesh, por sipas te dhenave, shtimi me 10 % i ketij perberesi ne trupin e njeriut nuk rrezikon aspak organizimin dhe te gjithe mund te konsumojne te qete mishin. Me pak fjale, Enti ka dale ne perfundimin se dioksina nuk eshte nje perberes i rrezikshem, por shtimi i ndjeshem i saj ne mishin e perdorur, mund ta demtoje organizmin edhe pse permasat e demit nuk mund te llogariten. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:09 am | |
| 18.7 milione euro per nje diamant
11/12/2008 03:50 Shtepia e ankandeve Christie's ne Londer ka shenuar nje rekord ne shitjen e nje diamanti ne ankand. Guri i cmuar Vitelsbah eshte shitur 18,7 milione euro. Ky diamant i shekullit te 17-te, qe i kalon 35,56 karatet, ishte vleresuar para shitjes rreth 15 milione euro, theksoi shtepia e ankandeve ne nje komunikate. Diamanti i njohur me emrin Der Blaue Witelsbach ishte zgjedhur me 1664-n nga mbreti Filip IV i Spanjes per pajen e se bijes, Margarita Terezen, me rastin e marteses se saj me Leopoldin e Habsburgut qe do te behej perandor i Gjermanise. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:10 am | |
| Zbulohet gjeni qe nxit obezitetin
11/12/2008 09:50 Njerezit qe mbartin nje variant te gjenit qe lidhet me obezitetin, konsumojne 100 kalori shtese per ushqim. Sipas nje studimi te publikuar ne New England Journal of Medicine, variantin e gjenit FTO, mendohet ta kene 63 perqind e personave. Mjeket testuan 100 femije nga mosha 4-10 vjec dhe zbuluan se ata me kete variant zgjodhen per te ngrene ushqime me shume sheqer dhe yndyrna. Femijet iu neshtruan tre testeve, duke iu ofruar disa lloje ushqimi. Por sipas mjekeve, obeziteti qe lidhet me kete gjen mund te rregullohet, duke perdorur dieta te kontrolluara. Sipas keshillave te specialisteve, keta njerez thjesht duhet ti rezistojne tundimit. Njerezit me variantin e gjenit FTO jane 30 perqind me shume te rrezikuar per te qene obeze, se pjesa tjeter e shoqerise. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:11 am | |
| Sheqeri shkakton efekt varesie si droga
11/12/2008 19:55 Sheqeri i ngjan droges
te pakten per sa i perket vetise per tu bere nje produkt varesie per trupin e njeriut nese e konsumon me shumice. Sipas nje studimi te koheve te fundit, sheqeri shkakton ndryshime neurokimike ne tru, ashtu si edhe droga, duke na lidhur me shume nese e konsumojme me sasi te medha. Ndikim te ngjashem ne trurin e njeriut ka edhe kokaina. Studimi eshte kryer nga Princeton Neuroscience Institute dhe provat jane bere me minj. Dokumenti i plote i ketij studimi eshte publikuar ne samitin American College of Neuropsychopharmacology qe u zhvillua ne Scottsdale te Arizona-s. Ky zbulim do publikohet i plote edhe ne revisten shkencore Journal of Nutrition.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Fri Dec 12, 2008 8:21 am, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:11 am | |
| Nje japonez krijon robotin-grua, Aiko
11/12/2008 12:45 Shkencetari japonez 33-vjecar, Le Trung, ka krijuar gruan perfekte, por qe ne fakt eshte nje robot. Studimet e shumta nuk i kane lene kohe te gjeje shpirtin binjak, keshtu qe ai ka vendosur ta shpike ate. Trung ka krijuar Aikon, gruan robot qe i ngjan nje 20-vjecareje. Ajo di te njohe ushqimet e pijet, te pastroje dhe te beje punet e shtepise. Per krijimin e vajzes 1,52 metra te gjate, shpikesit iu deshen dy vjet dhe 16 mije euro. Atij iu desh te shiste makinen dhe te merrte hua, por ishte i bindur ne suksesin e shpikjes. Aiko njeh ngjyrat, lexon japonisht dhe anglisht, shqipton 13 mije fraza ne dy gjuhet dhe arrin te zgjidhe ekuacione matematikore. Nese preket ne disa vende, reagon si grua e vertete, tha Le. Por e vetmja gje qe i mungon partneres se tij dhe qe nuk eshte dicka e vogel, eshte se ajo nuk eshte ne gjendje te kete raporte seksuale. Megjithate, Le ka thene se software i robotit mund te riprogramohet per te qene ne gjendje te simuloje orgazmen. Dua te reagoje e ndjeje si njeri, qe te behet grua perfekte, deklaroi ai. Kukulla robot u prezantua edhe ne publik. Femrat perpiqen te flasin me te, kurse meshkujve kur e prekin ne menyre te dhunshme, ajo nuk nguron tu jape nga nje shuplake, u shpreh krijuesi i Aikos. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:14 am | |
| Te genjesh per librat, qe te besh pershtypje
11/12/2008 10:30 Meshkujt dhe femrat gjejne genjeshtra nga me te ndryshmet, madje edhe per librat, mjafton qe tu bejne pershtypje miqve, apo personave qe shpresojne ti kene te dashur. Thuajse gjysma e burrave dhe 1/3 e grave genjejne edhe per llojin e letersise qe kane lexuar. Meshkujt e bejne kete per tu shfaqur intelektuale dhe romantike. 1500 njerez u pyeten ne nje sondazh me rastin e fushates se Vitit Kombetar te Leximit. Meshkujt thane se terhiqeshin me shume nga femra qe lexonin faqet e lajmeve online, Shekspirin, apo tekstet e kengeve. Ndersa grate, nga meshkuj qe kishin lexuar biografine e Mandeles apo ate te Sheksiprit. 864 e te intervistuarve ishin adoleshente. 10 perqind e te pyeturve thane se kishin genjyer per ate cka lexonin, me synimin per te bere pershtypje tek seksi tjeter. Edhe adoleshentet thane se genjenin per faqert sociale apo tekstet e kengeve. Fushata e pervitshme e Vitit te Leximit synon te terheqe njerezit drejt leximit. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:18 pm | |
| Elefantet, jete te shkurter ne kopshte zoologjike
12/12/2008 13:10 Nje studim i ri ka treguar se jetesa ne kopshte zoologjike shkurton jeten e elefanteve. Shkencetaret shkruan ne revisten Science, se obeziteti ishte nje nga shkaqet me te medha te vdekjes se elefanteve te rritur. Stresi shihet si faktor kyc edhe ne vdekjen e kafsheve te vogla, kur ata levizin nga njeri kopsht tek tjetri. Studiuesit kane kerkuar qe kopshtet zoologjike te mos perfshijne ne to kafshe te tjera, nese nuk u sigurojne ambjente te pershtatshme. Ne Afrike, mosha mesatare e elefanteve qe kapeshin nga njerezit e mbylleshin ne kopsht zoologjik, ishte 19 vjec, ndersa ata qe jetonin ne natyre, arrijne deri ne moshen 56 vjecare. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:20 pm | |
| Britani, zbulohet truri me i vjeter 12/12/2008 10:50 Arkeologet kane gjetur mbetjet e atij qe mendojne se mund te jete truri me i vjeter britanik, qe ka arritur te mbijetoje. Nje grup shkencetaret duke germuar ne nje vend ne York University, zbuluan nje kafke qe permbante nje substance te verdhe, qe pas skanimit rezultoi te kishte formen e trurit. Kafka u gjet ne nje zone qe ishte shfrytezuar nga fermeret me shume se 2 mije vjet me pare, por ajo do ti neshtrohet analizave te tjera nga se eshte e perbere. Arkeologet jane cuditur se si eshte ruajtur forma e kafkes dhe ata thone se ka dicka te pazakonte se si kane mbijetuar disa struktura, pasi mes tyre ka gjurme te materialeve biologjike. Permbajtja e kafkes do te analizohet ne Universitetin e Yorkut. Sipas nje konsulenti neurolog, eshte emocionuese qe keqyrja e saj ka treguar struktura, qe kane qene pjese e trurit. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:36 pm | |
| Itali, tani udhetim me trenin-zyre 12/12/2008 11:05 Treni super i shpejte niset te dielen ne mengjes nga Roma. Eshte cdo gje gati per udhetimin e pare te trenit, i cili largesine nga Milano ne Bolonja e ben per 65 minuta, distance qe me pare e bente per kater ore e gjysme. Ky revolucion mund te ndryshoje edhe zakonet e shume udhetareve. Jane 15 mije biletat e prenotuara qe prej fundit te nentorit. Nuk eshte nje sekret, treni i kuq dhe me supershpejtesi eshte nje sfide ndaj kompanive ajrore. Per te udhetuar me avion nga Milano ne Rome duhet nje ore, duke mos harruar faktin e udhetimit me taksi deri ne destinacion. Prej se henes do te perdoret shume me teper treni. Eshte me kollaj te qendrosh i ulur ne sejdiljen e trenit, se sa te presesh ne check-in dhe tek kontrollet e ndryshme. Por ne fakt vagonat nuk jane thjesht te tille. Prej aty mund te lexohet, te telefonohet, te perdoret kompjuteri. Aty ke thuajse te gjithe mjetet e nje zyre. Nese nuk arrin ta blesh bileten disa dite me pare, te leverdis me mire qe te perdoresh avionin. Bileta per Milano-Bolonja kushton 59 euro, ndersa deri ne Rome arrin deri ne 98 euro. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Fri Dec 12, 2008 8:38 pm | |
| Piu 4 litra uje ne dy ore, vdes gruaja
12/12/2008 13:00 Nje grua angleze ka gjetur vdekjen nga perdorimi i tepert i ujit te pijshem. Duke besuar se sa me shume uje te konsumonte, aq me shume kilograme do te humbiste, 40- vjecarja Jacqueline Henson, nenen e pese femijeve kishte filluar te ndiqte nje diete, qe e kishte lexuar ne revisten "LighterLife". Brenda dy oresh ajo piu kater litra uje dhe vdiq nga hidropsia (akumulim anormal i lengjeve nen lekure). Pasi piu ujin, gruaja humbi ndjenjat dhe nuk u permend me. Sipas te shoqit, gruaja ishte e bindur se sa me shume uje te pinte, aq me shume do te dobesohej. Dieta vdekjeprurese e Jacqueline perfshinte marrjen e 500 kalorive ne dite per 12 jave, duke zevendesuar makaronat me lengje dhe uje. Perfaqesues nga revista, thane se ne menyra e mbajtjes se dietes ishte kuptuar gabim prej gruas. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sat Dec 13, 2008 9:46 am | |
| Para-infarkti dobeson zemren
12/12/2008 19:45 Kush ka pesuar nje here infarkt zemre, duket te kujdeset me shume per organin jetesor te trupit. Sipas nje studimi te Shoqerise Italiane te Kardiologjise, rreth 25 % e njerezve qe kane kaluar nje infarkt me pare, kane probleme me zemren gjate gjithe jetes se tyre dhe duhet te jene ne pritje te infarkteve te tjere. Nderkohe, nje pacient ne dy, pas nje infarkti ka nje crregullim ne pompen kardiake. Ky eshte nje realitet dramatik qe behet perhere e me i rrezikshem, thote mjeku Francesco Fedele. Sondazhet u bien kembanave te alarmit, pasi 15 nga 100 meshkuj qe pesojne para-infarkt nderrojne jete, ndersa tek femrat kjo shifer shkon 20 ne 100. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sat Dec 13, 2008 9:49 am | |
| Neurokinina B, molekula qe ndalon pubertetin
12/12/2008 19:15 Te gjithe e kemi kaluar apo do ta kalojme periudhen e pubertetit, por shume pak prej nesh e di me saktesi se cfare ndodh ne ate moment, i cilesuar si nje prej me te rendesishmeve ne jeten e njeriut. Sipas nje studimi te Universitetit te Kurkovas ne Adana dhe Universitetit te Kembrixhit, i gjithe procesi ndodh ne tru ku nje molekule e quajtur Neurokinina B vepron ne kete organ, duke nderprere periudhen e pubertetit. Nderhyrja e kesaj molekule behet ne nivelin e hipotalamusit. Ky studim eshte publikuar ne revisten Nature Genetics, ndersa shkencetaret e kane quajtur procesin, Nderpreres i pubertetit, sepse pas kesaj faze vjen momenti qe trupi rritet me ritme te shpejta. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Life Style Sun Dec 14, 2008 7:31 pm | |
| Popullsia Amish ka gjenin qe mbron zemren
13/12/2008 09:10 Ne popullsine Amish eshte zbuluar nje mutacion gjenetik, i cili mbron njerezit qe vuajne nga semundjet kardiovaskulare. 5 perqind e popullsise Amish ne kontene Lancaster, ne Pensilvani, ka mutacionin e nje gjeni qe ndalon rritjen e nivelit te kolesterolit. Kerkimi i Universitetit te Maryland eshte publikuar ne revisten "Science" dhe hap mundesi te reja terapie per te ulur kolesterolin. Sipas shkencetareve amerikane, ky zbulim do te ndihmoje per gjetjen e ilaceve te reja, qe parandalojne semundjet e zemres.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Sun Dec 14, 2008 7:42 pm, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Life Style | |
| |
| | | | Life Style | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 6 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 6 vizitorė Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
April 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | | | | | Calendar |
|
|