{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*}
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
Shqiperia{*InTeReSaNt*}ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimiShqiperia

 

 ETNOMUZIKOLOGJI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi
shaban cakolli


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

ETNOMUZIKOLOGJI Empty
MesazhTitulli: ETNOMUZIKOLOGJI   ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedSat Aug 29, 2009 2:46 pm

Etnomuzikologji:

NJĖ KĖNGĖ BURIMORE QĖ FLET SHUMĖ PĖR TRADITAT NĖ MALĖSINĖ E KARADAKUT

Ashtu si tė gjithė krahinat shqiptare , edhe Malėsia e Karadakut ka qenė shumė e begatshme me thesarin e vlerave kulturore autoktone , tė cilat janė kultivuar nėpėr shekuj dhe janė ruajtur me besnikėri brez pas brezi deri nė ditėt e sotme .

Malėsia e Karadakut ka qenė e njohur pėr thesarin e madh tė kėngėve, valleve dhe lojėrave tė ndryshme burimore autoktone , por qė fatkeqėsisht , ai thesar nuk ėshtė vjelė nga duart e ekspertėve profesionist , gjė qė ka ndikuar qė njė pjesė e madhe dhe shumė e ēmuar e kėtij thesari popullor tė na humbet dhe tė na zhduket pa u shėnua dhe evidentua nė institucionet e kulturės sonė kombėtare .

Vlerat tradicionale tė thesarit popullor nė kėtė Malėsi , janė krijuar, kultivuar dhe ruajtur me besnikėri , pa u prekur e pėrzier nga as njė ndikim tjetėr i kulturave tė huaja. Ēuditėrisht, ato janė ruajtur dhe kultivuar nė kohėrat kur kjo krahinė ka qenė larg syve tė pushtetarėve, larg infrastrukturės dhe larg tė gjitha civilizimeve njerėzore . Me fillimin e frymėmarrjeve tė para drejt lirisė kombėtare, njerėzit e kėsaj Malėsie filluan me tė madhe qė tė migrojnė nėpėr qendrat urbane, morėn rrugėt e kurbetit , kurse me largimin e tyre nga kjo Malėsi, atje mbeti njė bagazh i madh i shpirtit krijues tė popullit, i cili vdiq dhe u varros pėr gjithmonė !

Themi kėshtu, nga se njė pjesė e madhe e banorėve tė kėsaj Malėsie , tė cilėt i kanė kultivuar dhe ruajtur kėto vlera, mė nuk janė nė botėn e tė gjallėve . Ato vlera, tradita dhe zakone tė lavdishme nuk i ka mbledhur dhe ruajtur askush dhe tani nga ata pak banorė autokton tė cilėt ende jetojnė nė kėtė Malėsi, tė rrallė janė ata qė ende i kujtojnė dhe njohin ato vlera tė trashėguara gjysh pas gjyshi .

Pa dyshim, se njėra ndėr perlat e kėngėve burimore tė cilat janė krijuar nga shpirti krijues i kėngėtarit , apo kėngėtares anonime popullore, tė prirė nga vullneti dhe talenti qė e trashėguan nga traditat e kėsaj Malėsie, por qė nuk dinin nota, as shkrim e lexim, ėshtė kėnga mė e njohur e kėsaj Malėsie, me titull:”Hajde, hajde , oj halla Maloke”.

Kjo kėngė, ndonėse nė shikim dhe dėgjim tė parė, na duket shumė e lashtė dhe e thjeshtė, po qe se e analizojmė mirė tekstin dhe porosinė e saj, mund tė mėsojmė shumė ēka nga e kaluara dhe traditat popullore nė Malėsinė e Karadakut . Madje, jo vetėm kaq . Nga teksti dhe porosia e kėsaj kėnge , mund tė shkruhen romane, drama dhe filma dokumentar tė metrazhit tė gjatė .

Po qe se e analizojmė mirė kėtė kėngė, do tė konstatojmė se kjo kėngė ėshtė shumė e lashtė, e thurur , e kompozuar dhe e kėnduar nga gjeniu krijues popullor, i cili ndonėse nuk njeh nota, as nuk di shkrim e lexim, por arrin qė tė na e lė nė trashėgim njė vepėr shumė komplekse, si pėr nga vargjet dhe rima, ashtu edhe pėr nga ritmi e melodia e saj.

Kėnga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, ka njė ritėm tė gjallė, tė gėzueshėm nė masėn dy-kohore, e cila mund tė kėndohet lehtė dhe gjatė kėndimit tė saj, krijohet automatikisht atmosfera e gėzimit, haresė dhe vallėzimit . Nga vet konstrukti melodik dhe ritmik i kėsaj kėnge, mund tė vihet nė konkludim se atė e kanė krijuar vajzat fshatare tė mbledhura nė grupe dhe tė shoqėruara me pėrcjellje tė defeve .

Kjo kėngė, sipas tė gjitha gjasave do tė ketė lindur, krijuar e kėnduar nė kohėrat kur nė kėtė Malėsi, ishte traditė qė tė mblidhen bijat e shtėpisė nė tė ashtuquajturat “Tė parne”, qė sipas zakoneve, atyre iu takonte dy herė nė vit, qė tė mblidhen nėpėr gjinitė e tyre dhe tė pushojnė nga dy javė ditė dhe atė njė herė nė pranverė e njė herė nė vjeshtė.

Kėnga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, pėrveē qė i pėrshkruan nė mėnyrė besnike traditat dhe mikpritjen e kėtyre anėve, nuk e lė anash as humorin dhe satirėn tė cilat kanė qenė pėrherė pjesė pėrbėrėse e kėngės dhe jetės nė kėtė Malėsi.

Ajo, qė e dallon kėtė kėngė nga tė tjerat dhe e rreshton nė perlat mė tė bukura tė krijimtarisė popullore tė Malėsisė sė Karadakut, pos tė tjerash, ėshtė edhe fenomeni i kompozimit muzikor, ku kjo kėngė pėrbėhet prej dy melodive krejtėsisht tė kundėrta me njėra – tjetrėn , e qė herė pas here dialogojnė mes veti, pa krijuar dis-harmoni, por gjithnjė duke krijuar atmosferė hareje, gėzimi, humori dhe vallėzimi. Kėtė fenomen tė posedimit tė dy melodive nė tė njėjtėn kėngė, vėshtirė se do ta hasim nė ndonjė kėngė tjetėr autoktone burimore .

Nė vazhdim, do tė hymė nė analiza konkrete tė tekstit tė kėsaj kėnge dhe do tė bindemi pėr vlerat e saj, duke filluar qė nga vendi ku ka lindur, krijuar dhe kėnduar kjo kėngė:

Duke analizuar tekstin e strofės sė parė tė kėsaj kėnge, na bėnė tė kuptojmė vendin dhe fshatin prej nga ka lindur kjo kėngė dhe atmosferėn prej nga ka buruar ky krijim brilant popullor. Shihet qartė se kėnga ėshtė thurur, krijuar e kėnduar nga njė grup vajzash qė kanė kėnduar me shoqėrim tė defeve, nė ndejat dhe ahengjet kur janė mbledhur bijat e shtėpisė dhe lagjes nė tė “Parne”, ose “Sparime”. Zakonisht, gjatė kėndimit dhe lojėrave tė cilat janė organizuar gjatė kėtyre pushimeve tė bijave, kėngėtaret vajza i kanė vu nė mahi bijat mė tė vjetra tė shtėpisė, apo tė lagjes, sidomos hallat , nga se ato nė asnjė mėnyrė nuk do tė hidhėroheshin edhe nė rastet kur nė llogari tė tyre do tė thureshin kėngė, mahi, satira, barsoleta dhe lojėra tė ndryshme .

Kėshtu qė, strofa e parė e kėsaj kėnge, na e citon emrin e njė lagjeje tė fshatit Selishtė, afėr Zhegrės, e cila quhet Lagja e Malokėve , apo Maloku . Pėrmes vargjeve tė kėsaj kėnge, na bėnė tė kuptojmė se vajzat kėngėtare i kanė thurur kėngė njė bije – halle tė kėsaj lagjeje, e cila nė atė aheng dhe nė mesin e bijave tjera, dallohej pėr veshjen e saj tė mrekullueshme me dimija, tė cilat janė aq tė gjėra, sa halla po i ngrehte zhag pėr toke !

Kjo na jep tė kuptojmė pėr kohėn kur dimijat ishin pjesė kulmore e vlerave tė veshjeve tradicionale nė kėtė Malėsi. Madje, thuhet se pėr qepjen e njė palė dimive , nė atė kohė , nevojiteshin jo mė pak se 12 metra katrore pėlhure tė mėndafshta , tė cilat nuk mund t’i blinin familjet e kategorive tė varfra . Dhe mu pėr kėtė, halla Maloke, do tė lavdėrohet pėrmes kėngės, kur ajo vallėzon me bijat tjera , tė cilat nuk posedojnė me dimija sikur ajo. Kėnga i jep njė ton mendjemadhėsie hallės Maloke, nga se ajo gjatė vallėzimit me bijat tjera, gjoja po i ngrehka dimijat zhag pėr toke :

Hajde, hajde, oj mori ,

Oj , halla Maloke ,

Oj , halla Maloke-o,

Dimitė tua, oj mori,

Jallaj, zhag pėr toke ,

Jallaj , zhag pėr toke-o .

Strofa vijuese e kėsaj kėnge, nė mėnyrė besnike na e pėrshkruan dhe na e pėrkujton njė traditė tjetėr tė kohėrave tona tė shkuara . Kohė kjo qė tregon pėr zakonet e bijave tė shtėpisė, tė cilat gjatė qėndrimit nė tė “Parne” nė familjet e tyre, bėnin gara se cila prej tyre do tė mbledh dhe sjellė mė shumė pemė, sidomos molla ?!

Kėto molla, ashtu si edhe llojet e pemėve tjera, bijat e shtėpisė bashkė me vajzat beqaresha , do t’ i mblidhnin nėpėr kopshtet, arat dhe pemishtet e lagjes, lagjeve tjera, apo edhe fshatrave tjera mė tė afėrta, ku kultivohen mė shumė pemė .

Kėnga na e pėrkujton edhe kohėn e mbledhjes sė kėtyre pemėve nga ana e bijave tė shtėpisė, tė cilat nuk posedonin shporta, apo mjete tė tjera pėr vjeljen dhe grumbullimin e pemėve, por tė gjitha ato i vilnin dhe i mbėshtillnin me pshellakėt (mbėshtjellėsit) e tyre tradicional me ngjyrė alli, tė thurur nė vek, tė cilėt i pėrdornin pėr mbulesėn e dimive .

Tani, vajzat duke kėnduar me defe, pėrmes vargjeve tė kėngės , do t’ i ftojnė bijat e shtėpisė qė tė shkojnė nė Malėsinė e Karadakut pėr tė mbledhur molla me pshellak, nga se atje bėhen molla tė mira . Mbledhja e mollėve dhe pemėve tė tjera, nga ana e bijave tė shtėpisė, ishte edhe njė lloj loje pėrmes tė cilės bijat bėnin gara nė mes veti se cila prej tyre do tė mbledh mė shumė molla dhe mė tė mira?! Ato molla, apo pemė tė tjera, bijat i pėrdornin pėr ushqime freskuese gjatė qėndrimit tė tyre nė tė “Parne”,me qėllim qė t’ ua lehtėsojnė barrėn e ushqimit familjes sė tyre, por shpeshherė edhe bėnin lojėra tė ndryshme bijat nė mes veti, pėr ta kaluar natėn sa mė bukur :

Hajde, hajde, oj mori ,

Shkojna n’ Karadak-e,

Shkojna n’ Karadak-e-o,

Mledhna molla, oj mori,

Jallaj , me pshellak-e,

Jallaj, me pshellak-e,o!

Strofa vijuese e kėsaj kėnge, na jep njė pasqyrė tė dhembshme pėrmes tė cilės na i pėrkujton kohėrat e vjetra dhe vuajtjet e nėnave, grave dhe motrave tona, tė cilat nuk kishin ujėsjellės nė shtėpi, krojet i kishin shumė larg shtėpive tė banimit dhe e hiqnin tė zinjtė e ullirit pėr tė bartur ujė nė shpinė nga vendet e largėta, qoftė pėr pije, mbajtjen e higjienės, pastėrtisė dhe larjen e rrobave tė familjes .

Na e pėrkujton kohėn, kur nėnat dhe femrat e kėsaj Malėsie, nuk kishin mjete se me ēka t’i lanin rrobat (petkat) e familjes, nuk kishin sapun, nuk kishin detergjente , nuk kishin makina tė larjes... dhe ato nė mungesė tė kėtyre kushteve, ishin tė detyruara qė tė mblidhen nė grupe, t’i ngarkojnė rrobat (petkat) e familjes, ēejzin e nuseve dhe tė shkonin deri tek lumi mė i afėrt pėr t’ i larė ato !

Kjo ishte njė punė shumė e rėndė dhe e mundimshme pėr femrat tona, mbase edhe e rrezikshme , nga se pėrveē mundit tė madh, ato shpeshherė bėheshin edhe pre e sulmeve tė grupeve tė ndryshme bandite .

Tek lumenjtė mė tė afėrm tė fshatit, femrat tona i lanin rrobat (petkat) me mjete shumė primitive, ku nė vend tė sapunit, apo detergjentit, ato e pėrdornin njė lloj rėre tė imtė, tė cilėn e quanin “Fi”, kurse nė vend tė rrahjeve tė tyre, e pėrdornin njė lloj druri tė fortė tė gdhendur qė quhej “Perajkė”. Nė vend tė makinave larėse, ato i merrnin me veti kazanėt e mėdhenj nė tė cilėt e vlonin ujin me anė tė zjarreve .

Kėshtu qė, nė rastin konkret tė cilin na e mėson kėnga, do tė mėsojmė se nė atė kohė kur ėshtė krijuar kjo kėngė, vendi mė i afėrt dhe mė i preferuar pėr larjen e rrobave, ēejzit dhe shtrojave e mbulojave tė familjes, ka qenė lumi i fshatit Caravajkė, ku kanė shkuar grumbuj tė organizuara grash tė ndihmuara edhe nga bijat e shtėpisė, apo tė lagjes:

Hajde, hajde, oj mori,

Shkojna n’ Caravajk-e,

Shkojna n’ Caravajk-e,o,

Lajna tesha, oj mori ,

Jallaj me perajk-e,

Jallaj, me perajk-e,o!

Nė vazhdim tė kėsaj kėnge, do tė hasim nė njė satirė tė mprehtė, me tė cilėn vajzat kėngėtare do tė thumbojnė bijat, apo nuset e shtėpisė, tė cilat bien nė sy si dembele, tė pa pastra dhe qė i bishtnojnė mbajtjes sė higjienės dhe pastėrtisė sė shtėpisė . Bijat , apo nuset e kėtilla dembele , edhe atėherė kur do ta fshinin dhomėn (odėn) , do ta fshihnin bėrllokun pas derės dhe nuk do ta hidhnin nė vendin e caktuar pėr mbeturina !

Me grumbullimin dhe fshehjen e bėrllokut prapa derės sė dhomės (odės), do t’iu krijohet mundėsia qė atė ta pėrpushin pulat e shtėpisė, tė cilat pėrveē qė do tė shkaktojnė zhurmė nėpėr shtėpi, do tė bėjnė edhe glaca shtesė , me ēka edhe mė tepėr do tė ndotet ambienti familjarė !

Kėtė dukuri tė nuseve dhe bijave dembele tė shtėpisė, vajzat kėngėtare do ta thumbojnė ashpėr, duke i kėnduar ato dhe duke i kėshilluar qė nė mungesė tė legenit, ta marrin shoshėn dhe ta hedhin bėrllokun nė fushė ! Madje, ato iu sugjerojnė atyre, qė t’ i veshin ēarēafėt e zi , pėr t’ u mbuluar mirė me ta, nė mėnyrė qė gjatė hedhjes sė bėrllokut, tė mos shihen dhe identifikohen nga bashkėfshatarėt tjerė!

Motivi i veshjes sė ēarēafit tė zi, na e pėrkujton kohėn e sundimit osman, kur femrat shqiptare mbuloheshin me ēarēafė tė zi mbi trup dhe kjo ishte pjesė e patjetėrsueshme e veshjeve tradicionale popullore :

Hajde, hajde, oj mori,

Shkojna nė Maxhere ,

Shkojna nė Maxhere-o,

Fshima odėn , oj mori,

Bėrllokun mas dere,

Bėrllokun mas dere-o.

Le t’ vinė pulat , oj mori,

Jallaj, me pėrpush-e,

Jallaj, me pėrpush-e,o,

Merre shoshėn , oj mori,

Jallaj, qite n’ fush-e,

Jallaj qite n’ fush-e-o!

Merr ēarshafin, oj mori,

Mos t’ shohin kėrkush-e,

Mos t’ shohin kėrkush-e-o !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
Anetar Nderi
Anetar Nderi
shaban cakolli


Numri i postimeve : 3712
Name : 0
Points : 383
Registration date : 16/12/2008

ETNOMUZIKOLOGJI Empty
MesazhTitulli: Re: ETNOMUZIKOLOGJI   ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedSat Aug 29, 2009 2:47 pm

Pas tė gjitha kėtyre strofave dhe pėrshkrimeve tė njė tradite tė lashtė popullore, tani do tė ndėrrohet melodia e kėsaj kėnge, e cila do tė merr karakter edhe mė tė fuqishėm dhe mė gazmor, duke moduluar prej shkallės minore nė atė maxhore .

Nė strofėn vijuese pėrveē ndėrrimit tė melodisė, paralajmėrohet edhe atmosfera e gostisė, apo shtrimit tė sofrės tradicionale nė Malėsinė e Gollakut, ku pas tė gjitha atyre mundimeve dhe vuajtjeve , do t’ vjen radha edhe ngrėnies sė bukės .

Specialitetet e ushqimit tė cilat na i pėrshkruan kėnga, na bėjnė tė kuptojmė pėr kohėn kur populli i kėsaj Malėsie jetonte nėn kushte shumė tė rėnda ekonomike dhe nuk kishte as ushqim tė mjaftueshėm . Si specialitet kryesor i ushqimit, ishte rasoji i cili pėrgatitej nga lakrat turshi , apo sekullat qė ishin prodhime vendore nga kopshtaria e kėtyre fshatrave. Rasoji pėrdorej pėr uljen e kafshatės sė bukės , por nė shumė raste ai pėrdorej edhe pėr gatesėn e njė lloji tė lakrorit i cili pėrgatitej nė kombinim me lakra tė rasojit dhe quhej “Rasojnik”.

Si specialitet mė ēmuar ushqimor , nė kėto fshatra tė pėrvuajtura , llogariteshin petullat e miellit tė grurit, tė cilat fėrgoheshin nė tigan bashkė me tėlyen , apo vaj . Gostia e mysafirėve me petulla , nė atė kohė llogaritej si mikpritja dhe gostia mė e madhe qė mund t’ i bėhej dikujt, qoftė nga mysafirėt, miqtė, bijat, apo tė tjerėt. Kjo ēmohej kėshtu, nga se varfėria e popullit ishte e skajshme. Mungonte mielli i grurit, mungonte tėlyeni, bulmeti, vaji dhe shumė gjėra tjera ushqimore. Populli ushqehej mė tepėr me bukė tė misrit, elbit, thekrės, madje edhe tė tėrshėrės:

Rasojnik-e,o,

Rasojnik me seklla,

Rasojnik me seklla,o,

Ujė tė ftoftė-e ,oj mori,

Ni sahan me petlla ,

Ni sahan me petlla-o.

Pasi tė jenė kryer tė gjitha punėt e rėnda tė shtėpisė dhe pasi tė jenė ushqyer mirė me “Rasojnik” dhe “Petulla”, tani do t’ iu vjen radha lojėrave tė pas darkės, kur vajzat kėngėtare me defe, do t’ i thėrrasin bijat e shtėpisė pėrmes kėngės, qė tė zgjohen e tė luajnė lojėra tė ndryshme, vallėzime ndėr tė cilat edhe loja e quajtur :”Rriki – tak”:

Hajde, hajde, oj mori,

Lujna “Rriki – tak-e”,

Lujna “Rriki – tak-e, o “!

Vajzat qė iu kėndojnė kėngė bijave tė shtėpisė dhe nuseve, tė shoqėruara me defe, pėrmes vargjeve tė kėngės, do t’ i identifikojnė dhe inkurajojnė valltaret mė tė mira, tė cilat do t’ i shpėrblejnė me blerjen e nallaneve !

Motivi i blerjes sė nallaneve pėr bijat dhe nuset e shtėpisė , na e pėrkujton kohėn kur nuset dhe bijat tona , nuk kishin mundėsi t’i blinin kėpucėt , apo tė mbathurat tjera moderne, por nė vend tė tyre , blinin nallane qė ishin tė mbathura tė pėrpunuara prej drurit nga mjeshtrit mė tė pėrsosur ! Ishte kjo kohė, kur po qe se ndonjė nuse, apo bijė e shtėpisė kishte tė mbathura nallane, ajo llogaritej si njė standard shumė i lartė i pasurisė dhe luksit familjarė.

Lujma, lujma, kamėn-o,

Ta marojmė nallanen-o,

Ta marojmė nallanen-o!

Nė vargjet e strofave vijuese tė kėsaj kėnge, vėrehen elemente tė lirikės tradicionale qytetare, me tė cilat kėndohen dhe lavdėrohen valltaret femra nėpėr ahengjet, ndejat, dasmat dhe gazmendet e ndryshme familjare .

Figurat dhe krahasimet me tė cilat kėndohen valltaret femra, si mė poshtė, pėrdoren me qėllim qė ato tė lirohen nga komplekset e vallėzimit dhe tė bėjnė lėvizje sa mė tė lira me gjymtyrėt e trupit dhe shtatit tė tyre :

Lujma, lujma , gishtin-o,

Se ma kėnaqe shpirtin –o,

Se ma kėnaqe shpirtin –o!

Lujma, lujma shtatin-o,

Se ma shton marakin-o,

Se ma shton marakin-o!

Lujma, lujma themrėn –o,

Se ma kėnaqe zemrėn – o,

Se ma kėnaqe zemrėn-o!

Nė strofat pėrmbyllėse tė kėsaj kėnge, pėrshkruhet lakmia e njė valltareje qė vallėzon bukur, por qė vuan nga kompleksi se ėshtė e varfėr dhe nuk posedon rroba tė mira . Atė, e inkurajojnė vajzat kėngėtare, duke imagjinuar njė djalė tė dashur dhe tė pasur, i cili do t’ a thėrret atė bukuroshe pėr tė dalė nė qytetin e Gjilanit, sė bashku , me ē’ rast i premton se atje do t’ ia blejė dimi e mitan tė reja dhe tė bukura :

O, jarani i dadės -o,

Dalim nė Gillan-e,

Dalim nė Gillan-e,o,

T’i blen baca, oj mori ,

Dimi e mitan-e,

Dimi e mitan-e,o !

Pra, si qė u pa deri kėtu, pėrmes vargjeve dhe porosive tė kėsaj kėnge, mund tė pėrfundojmė se kėngėt tona burimore tradicionale, edhe pse janė tė krijuara nė kohė tė rėnda, nga autorė analfabet, ato kanė nė veti brumė tė pasur, porosi, vlera, art, kualitet, kulturė, melodi, ritėm dhe edukim shumė kompleks pėr gjeneratat e reja, tė cilat duhet t’i hulumtojnė ato, t’i mbledhin, t’ i ruajnė dhe t’ i kultivojnė me dashuri tė pe epur !

Gjilan, mė 27 Gusht 2009. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ETNOMUZIKOLOGJI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
{*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} :: {*_*} KULTURE {*_*} :: MUZIKE-
Kėrce tek:  
Tema Fundit
» DANO KU JE :P
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira

» DANO KU JE :P
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira

» Thenie te mencura!
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n

» cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseys
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013

» nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseys
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013

» The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exes
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42

» Ohio's message for Obama in 2012
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedThu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo

» Official: Trustees' Support for Paterno Eroding
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana

» Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardy
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi

» Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps in
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman

» Pujols powers Cardinals with three home runs
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia

» Fighting For Redlands
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann

» Klinsmann looking at long-term changes for US
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove

» hej ka njeri ketu
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira

» Canada From Imitrex Pharmacy 20
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedThu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor

» Hplc Caffeine Plasma
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor

» jenny mccarthy hardcore video
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor

» Free Cheap Jerseys Shipping Nfl
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor

» Zolpidem Drugs Other
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor

» xhelozia..
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani

» poezi dashurie
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani

» Poezi dashurie italisht!!!!!!
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedMon May 30, 2011 5:44 pm nga tani

» Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86

» Pytje -Pergjigje
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86

» UNE TE JAP...TI ME JEP...
ETNOMUZIKOLOGJI Icon_minipostedWed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86

MENU
Portal
Forum
Kontakto Webmaster
Ndihme
Kembimi Valutor
Parashikimi Motit
Portokalli
SmS Falas
Media
Shqip Tv
Top Channel Tv
Vizion Plus Tv
Filma Shqiptare
Muzike
Sport Ekspres
Rezultatet Live
Shkarko ketu
Programe Falas
Libra_Elektronie
Msn
Mozilla
Yahoo Mesenger
Paketa Adobe
Mirc
Counter Strike
Fjalori Elektronik Shqip
Mp3
Fjalore
Fjalor_Shumegjuhesh
Anglisht_Shqip
Shqip_Gjermanisht
Revista One
Kush ėshtė nė linjė
9 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 9 vizitorė

Asnjė

Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm
Top posters
shaban cakolli (3712)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
bukuroshja_dr (3264)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
Dano (2691)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
shefe (2005)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
vl_girl (1575)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
GOTIKA PRESIDENTJA E DALL (1542)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
bianka (1499)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
NeighbouR (1453)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
patrokli (1423)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
CocaInE (1329)
ETNOMUZIKOLOGJI Vote_lcapETNOMUZIKOLOGJI Voting_barETNOMUZIKOLOGJI Vote_rcap 
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of {*_*} InTeReSaNtI {*_*} ShQiP {*_*} on your social bookmarking website