KLUBI I GAZETARĖVE BEQIR MUSLIU NĖ GJILAN
SHĖNOI TETĖ VJETORIN E THEMELIMIT
Gjilan ,mė 17 Janar 2009.
Klubi i Gazetarėve Beqir Musliunė Gjilan, ditėn e shtunė, mė 17 Janar 2008, shėnoi 8- Vjetorin e themelimit, tė punės dhe tė sukseseve tė tij.
Nė kėtė solemnitet tė rastit, i cili u organizua nė ambientet e Hotelit Kristal nė Gjilan, pos familjarėve tė shkrimtarit Beqir Musliu dhe tė shumė qytetarėve adhurues tė fjalės sė shkruar publike , morėn pjesė shumė gazetarė tė mediave tė shkruara dhe elektronike nga mbarė Kosova.
Kėtė manifestim tė fuqishėm kulturor e medial e bėnė edhe mė madhėshtor me praninė e tyre: veterani i gazetarisė kosovare dhe shkrimtari i mirėnjohur, Ramiz Kelmendi, Ministri i MTPTK-sė, z. Fatmir Limaj, veterani i gazetarisė dhe publicisti i dalluar Halil Matoshi, pėrfaqėsuesi i shqiptarėve nga Komuna e Medvegjės Rexhep Abazi, e shumė figura tė spikatura tė penės dhe publicistikės kosovare.
Manifestimin e shpalli tė hapur z. Musa Sabedini, Kryetar dhe Themelues i Klubit tė Gazetarėve Beqir Musliu nė Gjilan, i cili pas pėrshėndetjes sė mysafirėve tė pranishėm, foli pėr punėn, kontributin dhe sukseset e arritura 8- vjeēare tė kėtij Klubi, i cili ka shėnuar rezultate tė lakmueshme gjithandej Kosovės dhe Maqedonisė.
Z. Sabedini, ndėr tė tjera, theksoi rolin e shumė dobishėm tė kėtij Klubi, i cili pos informimit tė shpejtė , tė guximshėm dhe real, ishte njė shtėpi dhe adresė e gazetarisė sė pasluftės, sidomos nė Gjilan dhe Anamoravė. Pra, ishte njė ombrellė e gjithė gazetarėve tė regjionit tė Gjilanit dhe mė larg. Sukseset e mėdha tė kėtij Klubi, nuk do tė ishin ato qė janė, sikur tė mos ishte edhe pėrkrahja maksimale e qytetarėve tė Gjilanit.
Pėrgėzime, urime dhe pėrshėndetje tė pėrzemėrta pėr punėn , kontributin dhe sukseset e Klubit tė Gazetarėve Beqir Musliu nė Gjilan, me nga njė fjalė rasti, ua pėrcollėn: Ministri Fatmir Limaj, Ramiz Kelmendi, Rexhep Abazi (nė emėr tė shqiptarėve tė Medbegjės), Islam Zuzaku, nė emėr tė Kryetarit tė KK tė Gjilanit, Ismet Hashani, toger, nė emėr tė Policisė sė Kosovės e tė tjerė.
Nė kuadėr tė shėnimit tė kėtij pėrvjetori, K. G.Beqir Musliu, dha ēmimin pėr gazetarin e vitit 2008 , shpalli personalitetet e vitit 2008 dhe nderoi me mirėnjohje speciale doajenėt e gazetarisė kosovare.
Ēmimi Personalitet i vitit 2008 iu dha Ministrit tė MTPTK-sė, z. Fatmir Limaj.
Nė fushėn e biznesit, biznesmeni mė i suksesshėm i vitit 2008, u shpall z. Akan Ismajli, pėrfaqėsues i IPKO- netit .
Nga lėmi i bujqėsisė u shpėrblye z. Sylejman Deshishku, pronar i Mullirit dhe Furrės Kualiteti nė Gjilan, i cili u lavdėrua publikisht se ka ndihmuar shumė bujqėsinė, tė varfrit dhe nė veēanti ka ndikuar nė uljen e ēmimeve tė bukės pėr konsumin e qytetarėve.
Ēmimi Gazetari i vitit 2008, iu dha korrespondentit tė BBC- sė, z. Arbėr Vllahiu .
Ēmimi pėr guxim dhe mendim kritik, iu dha gazetarit tė Expresit, veprimtarit, analistit dhe publicistit Halil Matoshi.
Me njė Mirėnjohje Speciale u nderua veterani i gazetarisė kosovare, shkrimtari dhe publicisti Ramiz Kelmendi.
Po ashtu, me Mirėnjohje Speciale, u nderua edhe doajeni i gazetarisė kosovare e nė veēanti i asaj tė Anamoravės, z. Hasan Bunjaku, i cili kėto ditė edhe u pėrcoll nė pension.
Vlera tė posaēme artistike kėtij Manifestimi, i dha moderatorja dhe gazetarja entuziaste Kaqusha Kamberi, me njė diksion tė pastėr dhe modelim artistik, ashtu si qė e kėrkojnė manifestimet e kėtilla.
Nė fund tė Manifestimit, Organizatori shtroi koktej rasti pėr tė gjithė mysafirėt e pranishėm nė Hotelin Kristal tė Gjilanit.
Demir KRASNIQI