| | POET TĖ MĖDHENJ | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:11 pm | |
| TĖRMETI I SHKUPIT
Ky ėshtė akrepi i Orės Qė ngeci atė ditė Qė ajo ditė tė kujtohet Qė kujtimi i saj tė mbetet Nė kėtė godinė, nė kėtė datė.
Kjo ėshtė data Qė u shėnua atė Orė Qė ora tė ruhet Qė ti flasė kohės Nga ky muzeum, ti tregojė Botės. 26 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:11 pm | |
| ANAKRONIZĖM
Kuajt ende skanė sosur trokthin Zinxhirat e anijeve sjanė shkulur Muret shtatė pashė nėn dhe Strukur ti dėshmojnė ecjes Sa shumė kjo Tokė ka vuajtur!
Nėpėr faqet e historisė ecim Lexojmė dėshminė e kohėrave Flakim ēorbėn e gatuar gjetkė Flakim anakronizmin.
U sulėn nga deti rrėzė maleve kaluan tentuan tė shfarosin, djegin tė fshijnė njė Komb Tentuan!
Themelet tė parėt gatuan mė fortė Me gjakun e tyre Tė mbronin kėtė Tokė.
Toka hapi gjoksin Struku nė gji themelet, gurėt Trokthin e kuajve e mbajti gjallė Zinxhirat e anijeve grasatuar Nė faqet e historisė.
Nė stenda, Nėn ēukitje arkeologėsh Zhurma e kuajve zien Velat anijet tendosin Krenare skutat e kėsaj toke ndihen Qė bėnė edhe gurėt tė dėshmojnė Tė flakin tej anakronizmin. 27 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:12 pm | |
| LUMENJTĖ E ĖNDĖRRAVE
Kapėrcej lumenj Nė mes tė natės Eci mes pėrmes tyre Pėrballem mes llucės, mes baltės Edhe pse su besoj syve.
Lumenjtė e ėndrrave Kam nisur tė pushtoj Lodhur, kapluar mesnatave Notoj dhe vetėm notoj, papushim mes tyre.
Ujra pafund nė ėndėrrat e mia Lumenj qė rrjedhin papushim Aty pastaj krihet vetmia Aty nis ēdo meditim.
Lumenjtė e mi kurrė sflejnė Tė tyren veti mė kanė dhuruar Edhe nė pusin e errėt tė natės mė gjejnė Rrugė tė reja pėr tė sfiduar.
Lumenjtė ka kohė qė janė egėrsuar Ėndrrave tė mia tė netėve dimrore Sdi ēduhet pėr ti qetėsuar Ndoshta, rikthim te ėndėrrat rinore. 28 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:12 pm | |
| BALADA E DIMRIT
Malet tė thinjur Mbledhur grusht, njėsh me retė kėngės sė moēme gati pėr tia nisur era nxiton tiu shfletojė fletėt e librit rrapat legjendarė bėjnė gati pianon nė korr kėndojnė, Baladėn e Dimrit.
29 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:13 pm | |
| BURRAT E SHTETIT
Kulmi i vapės As erė, as re, qielli qelq Dritat si shkollat e natės Heshtje nate nė vend tė fjalės Jetė nė dreq!
Sytė na mbetėn nga tavani Flasim me veten I kthejmė pastaj nga ekrani Ku hijet e Burrave tė Shtetit mbetėn.
Dhe fap njė vegim Pastaj njė dritė Qindra, mijėra xixėllojnė qytetin Ska mė natė Sėshtė mė gėrmadhė, qyteti im.
Nxitojmė tė ndezim ekranin Tė kapim lajmin e lėnė nė mes Po Burrat e Shtetit veē shanin Dhe prapė asgjė nė thes! | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:13 pm | |
| MALL
Makina, qė ecin e ndalen nė semafor Njėrėz, qė mbajnė telefona, qese a fėmijė ndėr duar Shtylla, qė ngulen thellė nė tokė Qielli, qė u rri si shapkė mbi kokė Unė, qė dy sy kam ngulur mbi ta e si heq vetminė pėrplas nga dritarja nė qelq.
Lotė, qė pėrzihen pastaj me shiun Asfalt, qė larmon nga ēimēakizėt Reklama, qė pėrballen me erėn, veriun Qielli, qė buēet e gati sndizet Unė, qė shtrėngoj laps e penė nė duar lėvizjen nė letėr tentoj tė shkruaj.
Kaltėrsia, qė rikthehet pasi ikin retė Rrugėt, qė formojnė kryq nė ate kėnd Statuja, qė njėrėzit pret e pėrcjell Liria, qė zotėron nė kėtė vend Unė, qė ndodhem kėtu pėr hir tė saj mbytem padashje, pastaj nė vaj.
Male, qė si shoh nė kėtė cep Lumenj, qė sgurgullojnė si ato tė fėmijėrisė sime Dielli, qė kur stė djeg Shiu, qė mė ngriu ēadrėn nė ēantėn time Unė, qė vazhdoj tė pėrballem me vargun sdi vallė nga shiu apo lotėt jam lagur?! | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:14 pm | |
| MĖRZITJA KA PASAPORTĖN E SAJ
Shkėputem nga pena lė libra, blooqe, shėnime pėr njė ēast Humbas nė meditime, ndodhi, lajme. Mė duket e pazakontė ēdo gjė pastaj. I drejtohem Qiellit I falem Tokės I lutem Hapėsirės, Zotit, si I zėnė nė faj Dhe fap instiktivisht i rikthehem penės, lapsit Edhe mėrzitja paska pasaportėn e saj!
32 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:14 pm | |
| FUNDDIMĖR Nėn kėmbė akull Mbi kokė re Majtas dhe djathtas mjegull Para, si njė pasqyrė, Shtrihet njė Det Shtriqur gjerė e gjatė Ku krihen retė. 33 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:14 pm | |
| VARGU I POETIT
Qielli. deti, oqeani Gjithė hapėsira ndalet Hyjnė brenda vargut pa trokitur Tek streha e tij falen.
Ēdo lėvizje, ēdo ndryshim Rregjistrohet nė varg pa pretencė Vargu ėshtė gjithnjė nė kėrkim Vargu sdo liēencė.
Peisazh i qiellit, tokės, detit Fle i qetė nė varg
Dora e butė e poetit E pėrkėdhel me laps. 34 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:15 pm | |
| DIKTATORI
Ti merje ajėr Unė si ty Ti lėvizje Njėsoj tė dy.
Sallave, banesave ndryshonim pėr ēudi Zyrave sishim njėsoj Edhe pse ishe thjesht si unė njė njeri Unė duhet tė tė pėrkulesha, tė tė respektoj.
Ti pastaj ikje zhdukeshe Fluturoje kapje retė Unė prapė nė tė zakonshmen Durimtar dhe I qetė.
Harrove o njeri Hapėsirrėn qė kishe pranė Flake tutje njeriun pėr inerci Snjihje mė nėnė e babė.
Tani ajo kohė sėshtė mė Iku vapa bashkė me gushtin Ende mallkimi i nėnave nėn zė Ka mbetur aty ku ke edhe bustin.
35 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:15 pm | |
| E SHKUAR
Gardhe, tela, piramida gurė tė gdhendur pranė tyre tyta njėrėz tė ngjeshur bomba nė brez armė nė krahė. Kanė harruar tė qeshin. Kanė harruar tė qajnė.
Kėngėt spushojnė Me tingull tė ēalė Vargjet diktohen Jeta tėrhiqet zvarė Tė parit i kėndojnė Ēdo gjė qė fluturon hahet!
Nė rrjesht fitimtarė Zhveshur kacaviren Zorėt nė garė Ndėrtojnė Piramidėn.
Aty vėrtet pėrhumbesh Qosheve me Fill tė Kuq Qė thellė e thellė struken Diku nė muzeum. 36 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:16 pm | |
| ATA DY SY TĖ KALTĖR
Skllav i dy syve tė kaltėr kam mbetur Hutohem, ēoroditem kur shoh tė kaltrėn Dheu kurrė ska pėr tė mė tretur Nėse ata dy sy sdo mė shohin nė sy, tė paktėn.
Shkėlqimin e tyre atė ditė kur pashė Vegim i pėrēudshėm mė rrethoi Nė rrugė pėr turp gati srashė Mė iku qėnėsia, mė tradhtoi.
Kaloj pranė detit nė Verė Pėrhumb nė tė kaltrėn e tij Shkėlqimin e atyre syve kėrkoj tė gjej Mbetur fiksim qė kur isha i ri.
Vitet kalojnė, rrudhat shtohen Tė kaltrėn kam filluar tė ngatėrroj Por ato dy sy smė harrohen Edhe pse e di se kurrė sdo ti shikoj.
37 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:16 pm | |
| VĖSHTIRĖ
Vėshtirė tė gjendesh me mua nė njė rrugė Vėshtirė tė ndodhesh nė njė hap me kėmbėn time Vėshtirė tė gjesh ngjashmėrinė qė na ndau Atė ditė kur ti kėrkoje pikėrisht atė Atė ēast kur zhurmimit i dhe ēmimin e ēmendur Vėshtirė tė trokasėsh nė portėn qė pėrplase Vėshtirė tė shohėsh nė dritaren ku pėshtyve Vėshtirė tė harrosh atė kohė kur jashtė binte shi Atė stinė qė sishte stinė e shirave Atė mot qė mori dhuratė prej teje rrufenė, bubullimėn Atė orė qė i fale dy zemrave akullin dimėror. Vėshtirė! Vėshtirė tė shkrish akullin qė na ndau Edhe pse njė amsh i zjarrtė ende mė djeg nė kraharor. 38 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:17 pm | |
| JETĖ LYPĖSISH
Dielli rezet ka lėshuar thikė Mbi asfaltin qė pėrvėlon Kruspull nė trotuar njė lypės Askush pranė tij skalon.
Kėmbanat mbi kokė tė tij ēahen Ulėrijnė makinat papushim Pėr vapėn ca njėrėz ankohen Afėr lypėsit, kthyer me shpinė.
Nė sheshin e madh ndanė udhės Reklamat bėjnė natėn ditė Ku gdhihet e ngryset ky lypės Njė qindarkė pėr tė lypė.
Gėrmoj pastaj astarin Qėllon qė ti hedh njė dyshe Qė kurrė sia ndėrron fatin Aspak sia bėn jetėn ndryshe.
Dhe iki i zhytur nė meditim Nga ai vend ku kėmbanat spushojnė Nė heshtje marr njė vendim Edhe pse e di se jetė lypėsish sndryshon. 39 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:17 pm | |
| ZAGARI ELEKTRONIK
Ai lėviz, zvarritet, zgjatet, nuhat, thuajse njėsoj si njė origjinal. Ai ledhatohet, shtrėngohet, drejtohet, lėshohet mbi gjah nga tė njėjtit ustallarė. Ai slodhet, si turret grykave nuk zgjon gjahun nga fera por fap nėn komandėn e tė zotit e gjen lepurin tė gatshėm tek dera. Ai ska frikė se saēma e gjahtarit mund ta pikasė gjahun zbulon pėrditė mjafton turirin tė zgjasė.
Ka kohė qė ky zagar Zbret edhe nė anėt tona Pa lehur, pa u tėrhequr zvarė Mendjefyll, ziliqar Pret diēka qė tė zhvasė.
Sa kohė ka qė anėt tona Zagarin kanė pikasė Mure ngrejnė, bedena Si moēėm ato tė Kalasė.
Punė zagarėsh vėrtet Prej shekujsh kjo punė e tyre Por ky pėr besė ska frikė Se u gatua elektronik. 40 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:17 pm | |
| DEVIZA ME SHIJE LOTI
Shaminė kanė hedhur supeve rrethinat Tetova nėn kėmbė tė Sharit dremit. Rruga e moēme pushtuar nga makinat Njė qen aty ndanė udhės dhėmbėt skėrmit.
Mbi mal tė Sharit ca rreze dielli ikin e vijnė lėshohen pastaj aty mes ugarit ku lotėt njė grua fshin.
Dielli i mesditės zbret mbi ugar Ku dheu trazohet nėn plug Aty ku njė fėmijė fillon tė qaj Dhe nėna e ushqen me bukė.
Dheu forcohet mė shumė Kazma, lopata se ēajnė Jo! Kjo sėshtė punė Nėna me vete ofshan.
Pastaj nga gjoksi nxjerr ca deviza Lotėt i rrjedhin si ēurk Ikėn ugarit, kalon drizat Tė gjej tė paguaj njė bujk.
Dielli shpinėn i ktheu ugarit Fėmija sėrish qan e qan Nėna i afron bukė tė pushojė sė qari Ai bukėn e shtyn, kėrkon babanė.
Nė qiell njė avion fluturoi Kokėn kthyen tė dy atje lart Fėmija pėr ēudi pushoi Nata kish rėnė mbi ugar. 41 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:18 pm | |
| RRUGĖT E MENDIMIT
Rrugėve tė mendimit bredh Nė heshtje, kėrkues me laps nė dorė Pastaj nė njė fletė tė bardhė hedh Ato qė lapsi im kor.
Rrugėve tė mendimit Shemben kufijtė Nuk ekziston ndarje Nuk sheh asgjė me njė sy As nata, as dita srinė veēuar Aty ecėn e ecėn pafre Botėn ke nė duar.
Rrugėt e mendimit janė tė gjata Moēėm ka nisur ecja e tyre Ato skanė ditėlindje, data Vėshtirė tu dalėsh nė krye.
Rrugėve tė mendimit qėndroj Natė e ditė, orar e pa orar Mbi libra veten harroj Nektarin qė tu marė. 42 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:18 pm | |
| BINJAKĖT
Lulet ēelėn vonė atė vit Natyra ende skish veshur fustanin e bardhė Unė mbeta ankimesh, prisha monotoninė Ngela rrugės pėr nė Park.
Sėshtė kollaj tė bėhesh baba Aq mė shumė tė thiresh babush Herė me tė qeshur, herė me tė qarė Njėherėsh, nga njė vogėlushe dhe njė vogėlush.
Tani sankoj tė dal nė park Shoqėruar nga dy palė sy, dy palė duar Skuqem sė qeshuri bėhem flakė Kur ata grinden pėr tė mė pėrqafuar.
43 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:19 pm | |
| UNĖ DHE TI
Kurrė su bėmė dy ėngjėj tė mirė Kurrė nuk pamė njėri tjetrin nė sy Ecėm tė ndarė Unė nė rrugė, Ti nė trotuar. Dy sekse tė kundėrt, qė vėrtetė Kurrė su bashkuan nė kėtė jetė.
Blirėt qė doje Erėn kundėrmuese nė bulevard kur ēelnin Shėtitjet mes freskut qė kishe zili Njėrėzit qė u trembeshe se tė pėrflisnin Trėndafilėt qė ēelin kėtė muaj nė qytetin tim Ndoshta prapė I shijon Ti E unė? Unė nė Dhe tė huaj, tė vuaj!
Shoh shėmbėlltyrėn tėnde nė qelq Nga kolltuku, shikimin ngulur nė dritare Vėshtroj se si Qielli pėrkėdhel Re, Diell, Yje si dele manare Unė jam aty prapė tė shoh Derisa qepallat mė mbyllen fare.
44 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:19 pm | |
| FJALA
Fjalėn e nxorėn nė rrugė lakuriq Flokėngjyer, ngritur lart si iriq Slanė pa kopjuar pastaj modė Kudo nė Europė, nė Botė.
Pastaj shėtitėn tė trullosur U mbushėn revista, gazeta Fjala iu turr pėr ti damkosur Me fjalėn sbėhej shaka!
Fjala ėshtė fjalė vėrtet Sdo intrigė, krenohet kur e mbron O njeri i mirė, o poet Fjala, ka kostumin e vet. | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:20 pm | |
| PIRAMIDĖ
Ritėm ēoroditės Bujė Tufa kartmonellash Pasuri Fjalė qė parfumosin Rrėmujė Korr rrėnqethės Ēmenduri Fjalė tė zjarrta Mallkim Fytyra tė zverdhura Premtim Dhėmbė qė kėrcasin Sharje Armė qė pėlcasin Vrasje Zyra qė vlojnė Kolltuk Rrugė qė nxihen Vrull E gjitha Piramidė Prodhuar nė pak orė, nė pak ditė. 46 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:20 pm | |
| KALARASI
Shijoj peshkun e Danubit Nė njė restorant nė Kalarasi Pėrdor thikė e pirunė Modern, Perėndimor, Duart ruaj mos bėj pis Zyrtar i kollarisur, me kostum, Veshur spic! Gotėn me verė kthej pak e nga pak Dhe prapė fap e fup me peshkun nė pjatė. Pėrballė njė plak mė vėshtron Kokėn kthej nga ai, ai shikimin slargon Pastaj shoh si i shpėrqėnduar Peshkun qė plaku shkrafanjit me duar Unė pėrsėri tė njėjtin avaz Derisa pjatėn me peshk e zbraz.
Unė Ballkanasi nė Kalarasi Me kamera kam shkuar tė prezantoj Festivalin e kėngės njė javė qė do zgjasi Kėngėn qė popujt e Ballkanit Kanė shekuj qė e kėndojnė.
Pastaj, prapė nė shesh e ndesh plakun Bėn me shenjė e me duar mė pėrshėndet Kthehet andej nga lumi zgjaton Diēka mė thotė, diēka mė tregon.
Ballkanas tė dy, smeremi vesh Ai tund kokėn, lėviz duart, vazhdon flet Unė ngre supet dhe i buzėqesh Ēkėrkon tė mė thotė ai nė tė vėrtet?
I afrohem dikujt miqėsisht E pyes se plaku ēmė thotė Flasim si miq, sqarohemi Anglisht Dhe fap pėrlotem, plakun pėrqafoj.
Shekujt na ndanė them me vete, or vėlla Na degdisėn hallet, kusuret nėpėr botė Kush mundi doke, zakone, gjuhė tė mbaj Mallin tė largoj e ka mė tė lehtė.
Plakun shtrėngoj pėr krahu, se lėshoj Ecim nė sheshin ku kėngėt kanė filluar Papritur unė nis lehtė tė kėndoj Kėngėn e Myzyrit, qė sheshin ka pushtuar.
Ai lėviz buzėt, mbushet me lot Tenton tė imitojė, tė thotė shqip njė fjalė Zė lėshon, bėrtet si djalė, por fjalėt sthotė dot Derisa Festivali ul siparin ngadalė.
Kalarasi, Rumani 1997 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:21 pm | |
| E QELQTĖ
E hollė, Latine, Empirike.
Herė elegante, Herė delikate,
Vallėzon mes gishtave tė mia
sfidante,
e heshtur, natyrale!
Krendesh mes tujesh,
Mes rrėmujės
Ndjehesh jetike.
Prapa qelqit a vitrinės Dy gishta tė ledhatojnė tinės Ti zbret qetė e qetė Tė lezatohesh mes tavolinės.
Sle modė pa kopjuar Nė sfilatėn tėnde qelqore E kush stė ka shijuar? Kush stė ka lėpirė si akullore?
Nė kėtė botė sje mysafire U ndodhe pėr hir tė sė tėrės Kur stė quajtėn lavire Edhe pse buzėt ia fale dėshirės.
48 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:21 pm | |
| EMIGRIM
Moēėm e patėn thėnė troē: plakut veē pordhėn mos ti dėgjosh". Larg dheut tėnd, sipas tė huajve Kur mos qėndro prapa kuajve! 49 | |
| | | shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ Wed Dec 24, 2008 2:24 pm | |
| BOSHLLĖK
Pėrqėndrohu nė qetėsi Sheh veten nė njė botė tjetėr Dhe kėshtu provo tė bėsh mė gjatė Provo me ditė e me natė Boshllėk! Provo tė rrish nė qetėsi Vetja stė duket mė njeri. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: POET TĖ MĖDHENJ | |
| |
| | | | POET TĖ MĖDHENJ | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 16 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 16 vizitorė Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
March 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | Calendar |
|
|