| ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Fri Dec 19, 2008 6:57 pm | |
| I SHKUNDI
I shkundi bajamet era dhe jeta rinin time, ē'tė bėj tani e mjera, a rrohet dot vetėm me kujtime?! | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:26 pm | |
| NEXHAT REXHAKur e shijuam gjuhėn e dhembjes
Lindjen dielli heshtėzoi
Gjuha e zjarrtė kaloi lumin
Mbasi e panjohura stinė shėmtoi
Krahėt e hapur nė sytė shkėndijė
Nuk pėlcitėn bebzėn
Pranė dy lumenjve nė puthje
Sakrificė menaxhimi e denigrimi
I lidhjeve antinjerėzore rekrutim
Disidentėsh prapė e prapė dendur
Prekė e panjohura qiellin akullnajė
Derisa syve nuk i hiqej terri
I veshur me pelerinėn blu
Pėr ta mėsuar gjuhėn e lumit
Nė hipokrizinė e buzėqeshjes komike
Midis harresės ndėrlidhėse intime
Me panoramėn paraprojektuese nostalgjike
Terren i rrėshqitshėm mitimizim
Fundi i fundit kallėzim i shkumės lumit
Sundim i vetės nėpėr brezni
Kronikė mohimi thirrje mashtrimi.
Gjuhė lumi vėrshon e dredhon
Gjuhė njeriu mashtron e shiton
Gjuhė e vjetėr ndėr shekuj tingėllon
Gjuhė besimi afron
Lumi Nereu-di-mes bifurkacion
Lidhje komunikacioni krijon
Lumė i gjatė me thellėsi loti
Shtrat i ngjeshur me shumė ndodhi
Lutjet tona gjithmonė pėr Ty
Erdhėn dhe shkuan shumė hordhi
Kėtu lanė hijet nėpėr fatkeqėsi | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:27 pm | |
| NĖ MES NESH
Kam kujdestaruar nė tunelin
E Sabatos
Verbėrisht pabesia kaloi nė mes nesh
Asnjėri nuk i mundėm shikimet
E pritjeve
Tė orėve memece nė mes nesh
Pikėllimi ndėrtoi folenė heshtazi
E ngrohtėsia
Ngatėrroi ėndrrėn nė mes nesh
Nuk arritėm tė mundim shkimin
E ngrirė
Pėr ne amshimi hyri nė mes nesh
Stuhia kalimtare i shpejtoi hapat
E gjurmėt
Vėrshuan majen e Olimpit nė mes nesh
Shkėlqimet depėrtuese tejkaluan heshtjen
E zjarrmia
Mundi braktisjen nė mes nesh
Ne bashkė ishim braktisja
E zemrat
Ruajtėn dashurinė ziliqare nė mes nesh | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:27 pm | |
| HARTA MEMECE
Lufta e hartave mė kafshoi
Nė gjymtyrėt e trupit tim
Mė plagosi rėndė
Ma bėri trupin qivi
Pastaj bėri ē`deshi me mua
Se dhembja kaploi
Nė ēdo pjesė tė trungut tim
Ai prehej me sėpatė lehtė.
Nga dinastitė e harbuara
Me skenarėt e padukshėm
Tė rrugėve mashtruese
Me pamjen mumje
Anija Liburna lundronte
Brigjeve tė detit fatkeqėsi
Me dridhjen e damarėve nėntokėsore
Shpėrtheu aromė e ujit helmues
Pranė shtyllės torzo
Edhe jeta ujore lėkundi
Drejtimin lundrues
Me litarėt karrem
Kush diktoi nė hartėn memece
Pamjet e natyrės shqiptare
Mjellmat apo ngjalat tona
E di se diktati vinte nga lartė
Dhe tha njeriu i vjetėr
Ku ėshtė pallati i mbretit
Buzė greminės afėr detit
Konak ka vėtėm pėr pak
Ali Pashai i Tepelenės
I servoi haremin e tij vetėm
Lordit Bajron i dha mundėsi
Sa herė tė dojė tė flejė nė pallatin e tij
Pėr kėtė zili koka nė hejbe
Shkoi tė Turqi
Trupi mbeti nė Janinė
Pashai e Lordi viktima tė Greqisė.
Shiu i madh vėrshoi fushat
Hijerėndi turbulloi detin
Historia pakėsoi gjakun pezmatim
Harta memece humbi nė drejtpeshimin | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:28 pm | |
| KOHĖ APOKALIPSE
Kjo kohė tinėzare po m`i vjedh
Ditėt mė tė mira
Ėndrrat mė tė ėndėrruara
Po mė merr ndoshta edhe mua
Veē kėnga ime nuk di ku po tretet.
Kohė moj kohė tinėzare
Ti do tė ecėsh nė ēdo kohė
Vetėm unė njė ditė do tė shpall
Luftė pėr jetė a vdekje
E ti mate mirė kohėn
Se fundi do tė vijė Skiron
Edhe pėr ty nė kėtė kohė
Tė apokalipsės
1996 | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:28 pm | |
| PANAIRI I LIBRIT 1999
Nė Prishtinė kishte ardhur
Prometeu kryeneē
Bashkė me udhėn e shkronjave
Aty shkėlqente topuzi i Gjergj Elez Alisė
Nėntorėt e ruanin krenarinė
Dhe hidhėrimin pėr tokėn e pėrgjakur
Skėnderbeu nuk i kishte ndėrruar fjalėt
Lirinė nuk ua solla unė,
po e gjeta kėtu midis jush
Ne me sytė tanė i kemi parė
Shtėpitė e djegura,bibliotekat shkrumb
Nė mesditė sfidė e fėmijėve
Pushtuan qiellin e mrrolur mijėvjeēar
Lasgushi edhe mė tej ligjėronte
Me Nositin vetėflijues
Kadare u kthye nė Kosovė triumfues
Dritėroi erdhi bashkė me baltėn e Devollit
Ēabej i lodhur me Buzukun ngadhėnjimtar
Nė Panairin e librit nė Prishtinė
MungoninTufa,Loti udhėtar, ende i patharė
Flora edhe mė tej vuan pėr Bimė e zė
Nė Udhėtimet e ėndrrės sė keqe tė Matoshit
Nė kėtė aureolė vije aromė lirie,pa fije dashurie | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:29 pm | |
| SI JETOHET KĖTO DITĖ NĖ KOSOVĖ
Nė Kosovė jetės i vie erė droje
Gratė i kanė prerė flokėt
Vajzat e kanė ndėrruar frizurėn
Djalėria pėrfytyron luftėn
Nė vijėn e parė tė frontit
Burrave u ėshtė zgjatur mjekra
Fėmijėve u ka humbur gėzimi
Nė Kosovė shėrohen plagėt mijėvjeēare
Ku lind dhe perėndon
Durimi i palodhur i shpirtit idealist
Me zgjimin e brezave qė vijnė nėpėr shekuj
Nė Kosovė kėto ditė
Bukė hahet pak,ujė pihet shumė
Kriteret e jetės kanė njė vėshtrim
Nė ēdo qoshe tė rrugės
Rrezik pa pėrjashtim
Kosovė je loti, dhembja dhe gjaku im
Prill 1999 | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:29 pm | |
| KRISMAT MBI OMBRELLĖ
Mos i drejtoni shigjetat
Kah ombrella ime
Se nuk bėjnė punė
As kėrcėnimet vrastare
Nėpėr vrimat e ombrellės sime
Nuk bien rigat e shiut
Mbi tė kullojnė plagėt e gjata
Tė lotėve dhe dallgėve nė ēdo stinė
Kėtu vetė jeta ėshtė det
Ajo peshohet me syrin e ardhmėnisė
Edhe kur dridhen buzėt e njoma
Para fortunės makabre
E ti njeriu im
Zgjidh vdekjen apo lojėn e djallit
Se krismat e krushqve tė lirisė
Po sjellin zjarrin e Prometeut
Topanicė,mė 16 mars 1999 | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:30 pm | |
| NDRIĒIMI I KITARĖS
Jusuf Gėrvallės
Mbrėmja e asaj dite
Mahniti qytetin e famshėm
Ndjenjė fantazie
Fole mikpritėse ndriēim deti
Ritmi kurioz ngjalli shpresė
Klithja e bukur
Zuri vend pa ankesė
Mbylli faqen e fajit kthesė
Gjithmonė baladė e thjeshtė
Kompozim me besė populli
Kitarė dashurie kėrkim melodie
Njeri ku je eja me ne
Malli ndėrlidh Dubovikun plak
Loti shembi mure
Me tingujt e kitarės
Erdhe nė prag tė stinės sė re | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:30 pm | |
| PARA ARRITJES
Me fjalė shumė herė
E kemi pushtuar botėn
Nė tė gjitha horizontet
E ngjyrat e vijave nė harta
I paraqesim si duam ne
Rrugėn e diellit e vėshtrojmė
Nga pikėqėndrime tė ndryshme
Sa afėr dhe sa larg
Lind dhe perėndon
Drita e vendlindjes sime
Nė shtegtimin tonė
Arrijmė deri te Malet e Parnasit
Dhe kthehemi duarthatė
Pa e pushtuar asnjė shpellė A do t`i matim hapat
Me peshėn e trupit dhe mendjes sonė
Nė kėtė orė tė keqe
Para arritjes sė djallit tek Ura e Fshejtė | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:31 pm | |
| SATANA
Nė fytyrėn tėnde
Shoh erė varri
Tė fėmijėve tanė
Pėr ty s`ka rėndėsi
Se nė cilėn stinė
Lindin, ecin dhe si frymojnė
Fantazmė e derės sime
Vazhdimisht strukesh nėn hijen
Pėrtej territ tė pafund
E zemra ime
Pret dashurinė e luleve
Ngjyrat e ylberit dhembshėm i vėshtron
Satana me bisht tė syrit
Ėndrrat m`i trazon
Nėpėr hijen e ndėrgjegjes sate
Zhvillohen kėto lojėra tė marrėzisė
E unė pres, pėr t`i dhėnė fund
Lojės pėrndjekėse satanė
Te guri i mullirit tonė
Se aty zhurmė flladi jehon | |
|
| |
shaban cakolli Anetar Nderi
Numri i postimeve : 3712 Name : 0 Points : 383 Registration date : 16/12/2008
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA Sat Dec 20, 2008 4:31 pm | |
| E PĖRBOTĖSHME
Kur ra Troja
Odiseu kalėroi kohėn e humbur
Eneu mundi vetminė
Pėr t`i kėnduar Romės
Kali i drunjtė kujtesė
Pėr brendinė enigmė
Dhe gjithnjė i pranishėm
Nėpėr kontinentet e bėrjes dhe zhbėrjes
Atdheu im kapėrceje lodhjen
Jepi frymėmarrjen Dardanisė
Pėr ta hequr bėrllogun
Nė deponinė Ballkanike
Paqja kthen kohėrat e gjenit
Tė shenjtė
Pastaj muret ēlodhen
Nga mitet e rrejshme | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA | |
| |
|
| |
| ju njom me krijuesit tanė-VALDETE BERISHA | |
|