| | Show Biz.... | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:04 pm | |
| Megjashte femije nga kater muajsh deri ne shtate vjec, Brad Pitt thone sejeta e tij tashme ka ndryshuar dhe gjithcka duhet planifikuar mekujdes. Ne dy interviste perOprah Winfrey, aktori ka deklaruar se shetitjet i perkasin te kaluares.Ne nuk shkojme me ne dyqane dhe pergatitja per dy udhetim me makineeshte aventure me vete, ka thene 44-vjecari. "Duhen gjysmeore qe secili te behet gati dhe te kete gjerat qe i nevojiten. Unegjithnje harroj dicka, por sa mire qe kam Angelinen, qe merret meorganizimin, u shpreh aktori. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:05 pm | |
| Di Caprio e Winslet, serish bashke pas 11 vjetesh Leonardo Di Caprio dhe Kate Winslet kthehen serish bashke. 11 vjet pas interpretimit ne filmin Titanic, aktoret do te jene protagoniste ne realizimin e Revolutionary Road. Winslet deklaroi se ishte ajo qe i kerkoi bashkeshortit te saj regjisor Sam Mendes te lexonte romanin e Richard Yates, qe tregon historine e dy martese te tensionuar. Pasi Sam mbylli bisedimet per regjine e filmit, Kate sugjeroi Leonardon per rolin e bashkeshortit. Kemi rastin te bashkepunojme serish, tani jo me si dy te rinj, por si burre e grua, tha ajo. Duket se dy te dashuruarit e Titanicut nuk kane vdekur, por jane rigjetur per te vazhduar lidhjen e tyre, qe do te shenohet serish nga fati dhe mashtrimet e tij. Edhe Di Caprio eshte shprehur entuziast per rolin, dukle thene se gjate aktrimit ekzsiton dy harmoni ndjenjash me Kate. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:06 pm | |
| Reese Witherspoon, larg marteses se dyte Reese Witherspoon, nuk e ka marre ende veten nga ndarja me ish bashkeshortin Ryan Phillippe. Fituesja e nje cmimi Oskar, ka deklaruar se eshte heret per te menduar per nje martese tjeter. "Ka disa gjera qe eshte e veshtire te kalohen, si divorci. Eshte e thjeshte te fajesosh veten, por eshte e veshtire te kuptosh sesi ndodh dicka, tha 32-vjecarja. Por ajo shtoi se ne vend qe te gjente se kush e kishte fajin, eshte munduar te ece perpara. "Nese ben zgjedhje te gabuara, duhet te mbash pergjegjesi per to. Besoj se kam mesuar dicka dhe nuk do te perseris te njejtat gabime, eshte shprehur Witherspoon. "Familja eshte gjithcka qe kemi ne jete, por nuk di cte them se si ndihem per martesen, ka thene ajo. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:08 pm | |
| Ashlee Simpson behet nene Kengetarja e popit Ashlee Simpson dhe bashkeshorti i saj Pete Wentz behen prinder. 24 vjecarja ka sjelle ne jete nje djale, te quajtur Bronx Mowgli Wentz. Nje zedhenes i ciftit deklaroi per People se Ashlee, Pete dhe Bronx jane shume te lumtur. Pak kohe me pare Ashlee kishte deklaruar se do ti pelqente te kishte nje familje te madhe, sa nje grup, apo skuader futbolli. Kengetarja, motra e vogel e Jessica Simpson, ka nxjerre ne treg tre albume. Ajo u martua me basistin e grupit rock, Fall Out Boy majin e kaluar. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:10 pm | |
| Michael Jackson behet mysliman Michael Jackson eshte konvertuar ne mysliman, madje ka nderruar emrin ne Mikaeel. 50-vjecari eshte fotografuar me nje veshje tipike myslimane, ndersa ka marre pjese ne nje ceremoni ne shtepine e nje miku te tij ne Los Anxhelos, shkruan The Sun. Jackson eshte fotografuar i mbuluar me nje shami te zeze. Nje burim deklaroi per gazeten se kengetari, i rritur si deshmitar i Jehovait vendosi te kthehej ne mysliman, ndersa realizonte nje album ne shtepine e mikut te tij. Ndikim mendohet se kane pasur nje producent dhe nje kantautor, te dy perqafues te Islamit. Mesohet se Michael refuzoi emrin Mustava, por preferoi emrin Mikaeel, nje nga engjejt e Allahut emri Mikaeel. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:12 pm | |
| "Star Trek" ne kinema vitin e ardhshem Rikthehet Star Trek. Seriali i njohur qe ka mberthyer perpara ekranit miliona shikues ne te gjithe boten per 17 vjet vjen serish me nje episode te ri. Aventurat e anijes me te famshme hapesinore kthehen ne nje episod te ri. Personazhet jane ata te vjetrit por do te luhen nga aktore te rinj. Filmi do te dale vitin e ardhshem, por qe tani ka ngjallur interesin e njerezve. Per momentin dihet shume pak nga subjekti, por regjisori premton se ky film do te jete edhe per ata qe nuk kane pare episodet e para, kryesisht per brezin e ri qe nuk jane rritur me aventurat e Star Trek. Filmi numeron 6 seri, romane dhe lojera elektronike. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 22, 2008 8:19 pm | |
| Newman, le gjithcka per gruan dhe bamiresi Revista Forbes ka bere te ditur se aktori amerikan, Paul Newman i ka lene bashkeshortes se tij dhe shoqates se vete te bamiresise te gjitha pasurite e mbledhura gjate karrieres se tij. Testamenti i aktorit, i zhdukur qe prej shtatorit te shkuar, eshte gjetur vetem disa dite me pare. Shume prej pasurive te tij do te shiten ne ankand me sugjerim te vete Newman.Midis ketyre edhe avioni personal dhe makina e gares, pas se ciles aktori ishte i apasionuar. Te ardhurat nga ankandi do tu shkojne serish gruas dhe shoqates se bamiresise. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Nov 24, 2008 8:06 pm | |
| Juliette Binoche cel ekspozite pikture ne France Pasioni i dyte i saj eshte piktura. Pasi jemi mesuar ta shohim ne ekran permes shume roleve, aktorja Juliette Binoche ka shfaqur nje tjeter ane. Qe nga dita e neserme ne kryeqytetin francez do te shfaqet ekspozita me punimet e aktores se filmave, Cokollata, Pacienti anglez, Film blu. 102 punime do te vizitohen nga publiku ne shtepine e ankandeve Artcurial. Ekspozita e titulluar 'In Eyes', do te shfaqet ndersa ne Theatre de la Ville po shfaqet 'In-I', ku ajo interpreton perkrah Akram Khan. Ne Paris, Cinematheque Francaise ka programuar gjithashtu qe deri ne 5 dhjetor te shfaqe filmat e saj me te mire. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Nov 24, 2008 8:08 pm | |
| Paris, ende shpresa per lidhjen me Madden Edhe pse ndarja me Benji Madden u njoftua si zyrtare, Paris Hilton thote se eshte ende e dashuruar me te. "Une e dua, ai eshte i mrekullueshem, miku im me i mire, deklaroi trashegimtarja e pasur. Ajo shtoi se Madden do te jete gjithnje prane saj, edhe pse mbetet per te pare se cdo te ndodhe me pas. Hilton ka rendirur ditet e saj te ngjeshura me pune dhe udhetimet si shkaqet e ndarjes se tyre. "Ne po punojme shume te dy. Nuk e lashe une Benji, ishte vendim qe e morem te dy. Sipas saj, lidhja e tyre nuk ka perfunduar dhe ka ende shprese. Momentalisht jemi te ndare, por jemi shume te ashper, tha Paris. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Nov 24, 2008 8:08 pm | |
| Mayer, darke me prinderit e Aniston Duket se lidhja e Jennifer Aniston dhe John Mayer po behet serioze. Aktorja ka vendosur tua prezantoje prinderve te dashurin e saj. Disa dite me pare aktorja e Friends eshte fotografuar ndersa darkonte me John, te atin dhe bashkeshorten e tij ne nje restorant ne Beverly Hills. John dhe Jennifer nuk ia ndane duart per asnje cast njeri-tjetrit. Dukeshin shume te lumtur dhe te dashuruar, tha nje burim. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Wed Nov 26, 2008 4:45 pm | |
| Angelina Jolie serish shtatzene?
26/11/2008 11:55 Shtohen zerat per nje tjeter shtatzeni te aktores Angelina Jolie. Revista In Touch i ka kushtuar kopertinen aktores dhe lajmin per pritjen e femijes se shtate te saj. Sipas revistes, Jolie eshte tre muaj shtatzene. Nese lajmi do te ishte i vertete, do te perbente rekord per 33- vjecaren. Zedhenesja e aktores i ka hedhur poshte thashethemet, duke e cilesuar lajmin te pavertete, por e njejta gje ka ndodhur edhe me shtatzenite e meparshme te saj. Ne Festivalin e Kanes, Angelina u shpreh se gjithcka mund te ndodhe, pasi ajo dhe Pitt i duan shume femijet. Do te kemi edhe te tjere, ka thene aktorja. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Nov 27, 2008 10:49 am | |
| Miu Miu zgjedh Katie Holmes
26/11/2008 14:50 Katie Holmes eshte fytyra e re e markes se veshjeve Miu Miu. Bashkeshortja e Tom Cruise do te jete perfaqesuese e koleksioneve dimerore e verore 2009. Kjo eshte nje pervoje e re per aktoren, pasi me pare nuk ishte marre me publicitet, ne dallim nga mikesha e saj Victoria Beckham. Por gjerat kane ndryshuar per te. Holmes po perfshihet gjithnje e me shume ne industrine e modes, duke stiluar edhe veshjet e veta. Aktorja eshte paraqitur gjithnje ne ngjarjet mondane me krijimet e saj, per te cilat ka marre edhe vleresimin e publikut. Perpara aktores, firma Miu Miu kishte zgjedhur si perfaqesuese te saj Lindsay Lohan, Kirsten Dunst dhe Maggie Gyllenhaal. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Nov 27, 2008 10:50 am | |
| Anna Tatangelo hedh ne treg albumin e katert
26/11/2008 12:40 Anna Tatangelo nxjerr albumin e saj te katert. Ne boten e grave eshte nje permbledhje momentesh te jetes se femrave, qe permbledh shtatzenine, zhgenjimin, tradhtine, keqtrajtimin. Kenga qe lancoi albumin titullohej Profumo di mamma dhe te gjithe menduan per nje cast se kengetarja priste nje femije nga i dashuri i saj, Gigi DAlessio. Ne fakt nuk ka asnje te re ne kete fushe, eshte thjesht nje kenge qe Gigi kompozoi per te. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Thu Nov 27, 2008 12:27 pm | |
| Demi Moore, ne premieren e Flawless ne Londer
27/11/2008 10:00 Aktorja hollivudiane Demi Moore dhe bashkeshorti Ashton Kutcher, moren pjese ne Londer ne premieren e filmit te saj, Flawless. 46- vjecarja Moore u shpreh se interpretimi i nje biznesmeneje te madhe ne moshe, ishte sfide per te."Nuk eshte e veshtire, por dicka ndryshe. Nuk eshte ceshtje moshe, por si qenie njerezore ne magjepesemi nga e reja, tha aktorja. Moore luan ne film perkrah aktorit te njohur Michael Caine. Ajo deklaroi se nuk ka asnje arsye, qe te mos vazhdoje karrieren edhe kur te arrije moshen 70 vjec. Ndersa bashkeshorti 30-vjecar i saj, Kutcher nuk ka preferuar te beje komente. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Fri Nov 28, 2008 3:54 pm | |
| Perkeqesohet shendeti i Patrick Swayze
27/11/2008 12:35 Perkeqesohet gjendja shendetesore e aktorit amerikan Patrick Swayze. Nje burim anonim ka deklaruar per revisten National Enquirer se tumori ne pankreas nga i cili vuan aktori, ka prekur edhe melcine. "Mjeku i ka thene se ne keto kushte nuk i mbetet edhe shume kohe per te jetuar, ka thene burimi. Protagonisti i Dirty Dancing nuk ka bere asnje deklarate. Ai sapo perfundoi xhirimet e serialit televiziv "The Beast", ku interpreton nje agjent te FBI-se. Ne intervistat e fundit te tij, Swayze ka qene optimist se po e mposhtte semundjen. Kohet e fundit ka qene shume i dobet dhe i lodhur, ka thene burimi per revisten amerikane. Aktori po i nenshtrohet mjekimit ne qendren mjekesore te Universitetit Stanford. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Fri Nov 28, 2008 4:12 pm | |
| Jude Law, drejt bashkimit me ish- gruan
28/11/2008 10:05 Jude Low mund te bashkohet serish me ish gruan. Lajmin e ben te ditur revista britanike "Mirror", sipas se ciles aktori ka rivendosur raportet me Sadie Frost, nga e cila ishte ndare ne vitin 2003. Flitet se cifti qe ka tre femije: Rafferty, Iris e Rudy, ka blere nje shtepi pushimi ne Brazil dhe i ka ndare shpenzimet pergjysme. Pritet qe familja ti kaloje ne Ameriken e Jugut pushimet e Krishtlindjeve. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Fri Nov 28, 2008 4:18 pm | |
| Celentano: Doja te isha nje kafshe e lire
28/11/2008 09:15 Kengetari i madh italian, Adriano Celentano, hedh ne treg albumin e ri me kenge dashurie te titulluar "Kafsha". Duke theksuar se ndihet nje shpirt i dyfishte, kete gje kengetari i famshem e paraqet edhe ne kopertine e CD-se, ku ka dy imazhe, nje foto te tij dhe nje autoportret ne versionin kafsheror. "Ideja e titullit eshte e Jovanotti-t. Ndoshta Lorenzo pa tek une institiktin e te mbrojturit te species dhe territorit", rrefen Celentano. "Vec mushkonjes do te doja te isha nje kafshe cfaredo, sepse secila ka te drejten per te jetuar. Per ndjenjen time te madhe te lirise dhe te rebelimit do te me pelqente qe te isha nje dallendyshe ose nje kafshe tjeter qe nuk do te jetonte kurre ne kafaz", vijon Adriano. Mes kengeve te albumit jane edhe «La Cura» dhe «Sognando Chernobyl», nje melodi ekologjike dhe apokaliptike. "'La cura' eshte kenga me e bukur e dashurise dhe shpirtit. Flitet per nje dashuri me ndjenja jo shume pasionale, sic jane dhembshuria dhe kujdesi per personin tjeter, mbrojtja per te dhe deshira per te mos e plakur", shpjegon muzikanti i famshem. Ndersa «Sognando Chernobyl» duket si nje version i rifreskuar i «Ragazzo della via Gluck», qe ne kohen kur u realizua ngriti alarmin e ndertimeve pa fund dhe zhdukjes se hapesirave te gjelberta. "Eshte nje tjeter thirrje e deshperuar dhe teper e merzitur, ndoshta edhe utopiste duke pare se si po shkojne gjerat dhe se deri ne c'pike njeriu mund te arrije dhe ta shkaterroje planetin. Kam qene gjithnje optimist ne jeten time, por sot e shoh shume te veshtire. Kur nisa te "kendoja" per friken time per cimentimin e tokave apo per dhunen e padrejtesine, nuk u mora shume seriozisht por si nje kengetar simpatik qe perpiqet te beje shaka me gjithcka. Sot e shoh se kush eshte marre seriozisht me ndershmeri per kete ceshtje apo kush do te merret! "Sognando Chernobyl" eshte vazhdimi i "Mondo in Mi7a", "Svalutation", "Il re degli ignoranti", "I want to know", "Miseria nera"... perfshire edhe filmin Yuppi Du, te cilin desha ta shkruaja dhe ta realizoja per te njejtat motive. Per fat te keq njeriu nuk eshte nje kafshe. Eshte thjesht nje egersire dhe nje budalla", thekson Adriano. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Fri Nov 28, 2008 4:50 pm | |
| Jolie shtatzene, pergenjeshtrohet lajmi
28/11/2008 14:25 Pergenjeshtrohet lajmi per shtatzenine e aktores Angelina Jolie. Ka qene zedhenesi i saj, Geyer Kosinsky, qe ka deklaruar se Jolie nuk pret femije. Disa dite me pare revista In Touch publikoi lajmin se 33 vjecarja ishte serish tre muajshe shtatzene. Por revista citonte edhe faktin se shtatzenite e meparshme te saj gjithnje jane pergenjeshtruar fillimisht. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 29, 2008 7:18 pm | |
| "Shtepiaket e Deshperuara" rikthehen me 2 dhjetor
29/11/2008 13:45 Jetet e "Shtepiakeve te Deshperuara", te nje nga lagjeve te pasura amerikane, do te rikthehen ne ekranin e Top Channel, nepermjet ngjarjeve te reja qe do te paraqiten ne sezonin e katert te "Desperate Housewives". Nga 2 dhjetori, cdo te marte e te merkure, ora 20.50 Mary Alice Young, nepermjet pozicionit te saj, qe jeta e pertejme i mundeson, do te vazhdoje te njohe teleshikuesin me sekretet e familjeve ne dukje perfekte. Susan Mayer, vertete u martua me dashurine e jetes se saj, por tashme i duhet te perballet me gjithcka sjell jeta e nje familjeje te perzjere. Bashkeshorti, Mike Delfino, i ka vendosur vetes lakun ne fyt me kete martese. Lynette Scavo, eshte ne lufte per ruajtur ekuilibrin mes shendetit, punes dhe shtepise. Por burri i saj i gjendet gjithnje ne krah. Bree Van de Camp, perpiqet me cdo kusht te ruaje imazhin e perfeksionit, ndonese gjithcka i shembet nen kembe. I shoqi, Horson e ndihmon per kete. Gabrielle Solis, ish-modelja e sapomartuar, ka gjithcka enderronte: nje burre te pasur, nje shtepi te madhe dhe gjithcka qe luksi ofron, por jo dashurine. Eddie Britt, e divorcuara me nje jete sentimentale ndikon pak tek te gjithe, do te mbaje prane saj Carlosin, dashurine e vertete te Gabrieles. Dhe ne fakt, edhe ai eshte ende i dashuruar me te. Kasti i ketij sezoni, do te vazhdoje te perbehet nga emrat tashme te njohur te serialit, mes te tjeresh Terry Hatcher, Felicity Huffman, Eva Longoria, Marcia Cross, Nicollette Sheridan dhe Brenda Strong. Seriali "Shtepiake te Deshperuara" konsiderohet si nga me te suksesshmit ne Amerike dhe Europe. Ai eshte fitues i cmimeve "Emmy" dhe "Golden Globe".
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Tue Dec 02, 2008 3:16 pm, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Sat Nov 29, 2008 7:20 pm | |
| Madonna-Rodriguez nuk ndahen as ne koncerte
28/11/2008 18:00 E sapodivorcuar nga ish bashkeshorti Guy Ritchie, Madonna nuk humbet kohe, duke shijuar lidhjen e saj te radhes me lojtarin e bejsbollit te skuadres se New York Yankees, Alex Rodriguez. Sipas mediave amerikane, ky i fundit ka braktisur te shoqen per tu hedhur ne krahet e kengetares me origjine italiane, e cila eshte 17 vjet me e madhe se ai. Edhe me pare qarkullonin fjale per lidhjen mes tyre, por tashme Madonna dhe Alex kane vendosur te pranojne gjithcka. Sportisti ishte ulur ne radhen e pare ne koncertin e te dashures se tij ne Miami Dolphin Stadium. Sipas deshmitareve, Alex ka qene i vemendshem gjate gjithe mbremjes dhe ka kenduar papushim kenget e Madonna-s, cka do te thote se tashme te dy kane hedhur pas eksperiencat e gjata me bashkehortet per te shijuar historine e tyre te lindur para pak kohesh. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Dec 01, 2008 4:48 pm | |
| Hilton: Nuk dua te dashur tjeter
01/12/2008 12:05 Paris Hilton nuk eshte ne gjendje te shikoje asnje mashkull tjeter, pasi nuk e ka marre ende veten nga ndarja me Benju Madden. Cifti u nda dy jave me pare, pas nje lidhjeje nentemujore. Trashegimtarja Hilton ka thene se nuk deshiron nje te dashur tjeter ne jeten e saj, edhe pse jane te shumta ata qe i vardisen. As nuk e kam ne plan te shoqerohem me njeti. Vetem ideja qe te dal me dike tjeter me tmerron, tha Hilton, e cila prezantoi ne fundjave parfumin e saj te ri, Fairy Dust. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Dec 01, 2008 4:48 pm | |
| Milla Jovovich, serish ne altar
01/12/2008 12:45 Aktorja dhe modelja e njohur Milla Jovovich ka vendosur te martohet per here te trete. Bashkeshorti do te jete Paul Ws Anderson Cifti eshte fejuar ne vitin 2003 dhe nje vit me pare u bene prinder te nje djali, Ever Gabo Anderson. Jovovich ka qene e martuar me pare me aktorin Shaw Andrews dhe regjisorin Luc Besson. "Me pelqen te organizoj nje ceremoni private. Jam martuar dy here ne Las Vegas dhe sdo ta bej me. Me sjell fat te keq. Do te vesh fustan te bardhe, por vetem ne prani te familjes dhe miqve me te ngushte, ka thene aktorja. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Dec 01, 2008 4:50 pm | |
| Madona, rekord me turneun boteror
01/12/2008 12:05 Turneu i Madones pritet te kaloje cdo parashikim, duke thyer rekord. Sticky and Sweet tour pritet te siguroje te ardhurat me te medha, qe mund te kete grumbulluar nje artist solo gjate nje turneu. 50-vjecarja do te kete 282 milione dollare kur te mbylle turneun ne Brazil kete muaj. Producenti i turneut tha se me 28 koncertet ne SHBA ajo shiti 550000 bileta dhe grumbulloi 91.5 milione dollare. Rekordi i meparshem i Madones me turneun Confessions ne vitin 2006 siguroi 193,7 milione dollare te ardhura. Perfshire edhe turneun europian, vetem nga shitja e biletave ajo siguroi 207,5 milione dollare. Kengetarja i dha fund turnout ne SHBA dhe u drejtua per ne Mexico City. Turneu ne mbeshtetje te albumit te saj Hard Candy do te mbyllet me tre koncerte nga 18-21 dhjetor ne Sao Paulo. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Mon Dec 01, 2008 4:53 pm | |
| Pergenjeshtrohet fejesa e Bloom me Kerr
01/12/2008 10:45 Pergjenjeshtrohet lajmi per fejesen e aktorit Orlando Bloom me te dashuren modele Miranda Kerr. Nje perfaqesues i Kerr deklaroi se asgje qe thuhet ne shtyp nuk eshte e vertete.
Historia eshte krejt false dhe genjeshter. Vete Miranda eshte shprehur qarte se nuk eshte fejuar. Nuk mund te them asgje tjeter, tha ai. Edhe pse mund te mos kene plane per martesen aktualisht, aktori 31 vjecar dhe bukuroshja 25 vjecare serish jane shume te lidhur, madje Miranda se fundi eshte shprehur se do te donte te kishte femije me nje person special. Sipas gazetes australiane The Sunday Telegraph martesa ishte planifikuar per mesin e vitit te ardhshem, kur cifti do te kete kohe te lire. | |
| | | Dano Webmaster
Numri i postimeve : 2691 Age : 41 Location : Atje ku sbie shi! Name : 0 Points : 17 Registration date : 16/02/2008
| Titulli: Re: Show Biz.... Tue Dec 02, 2008 1:52 pm | |
| Trump pranon ndarjen nga bashkeshorti i katert
02/11/2008 11:10 Ivana Trump, ish-bashkeshortja e biznesmenit miliarder Donald Trump, deklaroi se eshte ndare nga bashkeshorti i saj i katert tre muaj me pare, por e kishte mbajtur sekret lajmin per te mos prishur shanset e Rossano Rubicondit ne rality show-n italian Isola. Pas nje lidhjeje gjashte vjecare, Trump, 59 vjec dhe Rubicondi, 36-vjecar u martuan ne nje ceremoni ne pronen e Donald Trump ne Palm Beach te Floridas ne muajin prill. "E firmosa kontraten e divorcit tre muaj me pare, por nuk e deklarova per ti dhene shans Rossanos per te fituar, thuhet ne nje deklarate te Trump. Sipas saj, shkak per ndarjen eshte bere fakti se dy bashkeshortet kerkonin te jetonin ne vende te ndryshme.
Edituar pėr herė tė fundit nga Dano nė Tue Dec 02, 2008 3:15 pm, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Show Biz.... | |
| |
| | | | Show Biz.... | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| Sondazh | | Kenaqesia me e madhe eshte kur ke partner | Te pasur | | 18% | [ 12 ] | Te varfer | | 0% | [ 0 ] | Nuk ka rendesi | | 82% | [ 54 ] |
| Totali i votave : 66 |
|
Tema Fundit | » DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:10 pm nga Hapesira» DANO KU JE :PMon Jun 10, 2013 1:09 pm nga Hapesira» Thenie te mencura!Wed Feb 13, 2013 2:18 pm nga nida n » cheap football jerseys cheap hockey jerseys cheap authentic jerseysMon Mar 26, 2012 12:29 pm nga af1013 » nhl store cheap authentic jerseys authentic nfl jerseysFri Mar 23, 2012 4:13 pm nga af1013 » The amount the woman repays: Nike air jordan manages to lose £2million per twelve months so that you can the girl's extensive directory of exesWed Nov 16, 2011 5:29 am nga zhiaiwudi42 » Ohio's message for Obama in 2012Thu Nov 10, 2011 5:38 am nga sumtwo » Official: Trustees' Support for Paterno ErodingWed Nov 09, 2011 4:50 am nga yidiandiana » Decertification would put 2011-12 NBA season in serious jeopardyFri Nov 04, 2011 11:02 am nga youxieshi » Dollar hits 3-month high on yen as Tokyo steps inMon Oct 31, 2011 12:13 pm nga Swinderman » Pujols powers Cardinals with three home runsTue Oct 25, 2011 5:12 am nga weishinia » Fighting For RedlandsFri Oct 21, 2011 5:15 am nga qiheitiann » Klinsmann looking at long-term changes for USWed Oct 12, 2011 1:03 pm nga anylove » hej ka njeri ketuMon Aug 29, 2011 12:05 am nga Hapesira» Canada From Imitrex Pharmacy 20Thu Aug 04, 2011 4:59 pm nga Vizitor » Hplc Caffeine PlasmaWed Aug 03, 2011 1:28 pm nga Vizitor » jenny mccarthy hardcore videoTue Aug 02, 2011 12:35 pm nga Vizitor » Free Cheap Jerseys Shipping NflMon Aug 01, 2011 5:56 pm nga Vizitor » Zolpidem Drugs OtherSun Jul 31, 2011 6:05 am nga Vizitor » xhelozia..Mon Jun 27, 2011 8:50 pm nga tani » poezi dashurieFri Jun 03, 2011 5:36 pm nga tani » Poezi dashurie italisht!!!!!!Mon May 30, 2011 5:44 pm nga tani » Formoni nje fjale me shkronjen e fundit te fjales siper..Wed Mar 16, 2011 12:59 am nga milan86» Pytje -PergjigjeWed Mar 16, 2011 12:56 am nga milan86» UNE TE JAP...TI ME JEP...Wed Mar 16, 2011 12:50 am nga milan86 |
Kush ėshtė nė linjė | 5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė Asnjė Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 208 mė Sun Feb 13, 2011 3:07 pm |
March 2024 | Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
| | | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | Calendar |
|
|